BOTA

Zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris intensifikojnë fushatën në Xhorxhia

M.B Përditësimi i fundit 29 Gusht 2024, 19:40
Zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris intensifikojnë fushatën
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Në këtë garë të ngushtë presidenciale në Amerikë, shteti jugor i Xhorxhias është një nga disa shtete që mund të përcaktojnë fituesin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, njofton mbi fushatat e republikanëve dhe demokratëve në Xhorxhia dhe shpresat e tyre për të fituar në këtë shtet të rëndësishëm.

Kamala Harris zgjodhi një udhëtim me autobus përmes Xhorxhias si angazhim të parë në fushatë pas kuvendit të partisë demokrate. Ajo e filloi fushatën në Xhorxhia me një ndalesë në një shkollë të mesme, ku po praktikonte banda muzikore. Kandidati për nënpresident, Tim Walz foli mbi “entuziazmin” në fushatën e demokratëve.

“Jam mirënjohës që jam pjesë e një ekipi me një trajnere vërtet të mrekullueshëm, Presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris”, tha ai.

Kamala Harris lavdëroi punën e të rinjve në Xhorxhia.

“Brezi juaj, që po angazhohet për të arritur gjithçka, që është e rëndësishme për ju, do ta çojë vendin tonë në epokën e ardhshme të asaj që ne mund të bëjmë dhe mund të bëhemi”, tha ajo.

Kandidati republikan për president Donald Trump ka kryesuar anketat në Xhorxhia gjatë pjesës më të madhe të këtij cikli zgjedhor. Por, pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara presidenciale, shumica e anketave tregojnë se kandidati republikan Donald Trump dhe demokratja Kamala Harris kanë mbështetje të barabartë në Xhorxhia. Kandidati republikan për nënpresident, JD Vance ndodhej në Xhorxhia javën e kaluar.

"Ne do t’i realizojmë të gjitha synimet së bashku, por vetëm nëse na ndihmoni të fitojmë në Xhorxhia. Ky është një nga shtetet më të rëndësishme", tha ai.

Vance dhe Trump po bëjnë fushatë, duke u përqendruar kryesisht në ato që ata thonë se janë dështime të politikave ekonomike dhe atyre të imigracionit. Zoti Trump u tha votuesve në Xhorxhia se për këto dy dështime duhet fajësuar Kamala Harris.

"Me votën tuaj do të frenohet rrija e inflacionit dhe do të dëbohen emigrantët e paligjshëm. Nuk duhet të lejojmë hyrjen e tyre në vend. Demokratët pretendojnë se gjatë qeverisjes së tyre gjendja në kufi ka qenë shumë e mirë. Por, nën drejtimin e tyre ne kemi pasur kufirin më të keq në historinë e botës”, tha ai.

Përpjekja e ish Presidentit Trump për të fituar mbështetjen e votuesve republikanë në Xhorxhia është ndërlikuar nga kritikat vazhdueshme të tij ndaj guvernatorit republikan popullor të këtij shteti, Brian Kemp, i cili u rizgjodh në këtë post dy vjet më parë. Ai fitoi pavarësisht një sfide paraprake ndaj tij të mbështetur nga zoti Trump. Në fillim të këtij muaji, zoti Trump fajësoi vazhdimisht guvernatorin Kemp dhe Sekretarin e Shtetit, Brad Raffensperger për humbjen e tij në këtë shtet në zgjedhjet e vitit 2020.

"Raffensperger dhe Brian Kemp, guvernatori juaj, që unë e ndihmova të zgjidhej në këtë post më kanë dëmtuar. Pa ndihmën time ai nuk do të ishte guvernatori juaj. Mendoj se të gjithë e dinë këtë. Ai është një person shumë i pabesë”, tha ai.

Duke marrë parasysh ndryshimet në anketat e fundit në Xhorxhia, ish presidenti Trump ndryshoi qëndrim dhe e falënderoi guvernatorin Kemp për të gjithë "ndihmën dhe mbështetjen e tij në Xhorxhia". Guvernatorit Kemp ra dakort të organizonte një aktiviteti për mbledhje fondesh për zotin Trump në Atlanta.

Një juri e madhe në Xhorxhia e ka paditur zotin Trump dhe disa nga aleatët e tij për përpjekjet e tyre për të ndërhyrë ilegalisht në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Avokatët e zotit Trump këtë javë dorëzuan sërish një apel për rrëzimin e këtyre akuzave. Gjyqi për këtë çështje nuk pritet të fillojë para zgjedhjeve të nëntorit.

Bordi elektoral shtetëror i Xhorxhias miratoi të hënën rregulla të reja, që kritikët thonë se mund të pengojnë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit në këtë shtet. Dy anëtarë të bordit votuan kundër ndryshimit. Tre anëtarët e bordit që e miratuan atë, u përshëndetën nga zoti Trump këtë muaj, i cili i quajti ata persona "të fortë që luftojnë për ndershmëri, transparencë dhe fitore"./ VOA

donald trump dhe kamala harris

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë