BOTA

Zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit në Gjermani, analiza e DW: Tensioni politik po rritet! Unioni CDU/CSU rritet pak në sondazhe

n.f Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 09:06

Zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit në Gjermani, analiza e DW:

GJERMANI- Pavarësisht protestave të ashpra në Gjermani, CDU/CSU nuk janë dëmtuar nga pranimi i votave të AfD në Bundestag, tregon sondazhi i fundit i opinionit. E kundërta ndodhi. 

Zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit po afrojnë dhe tensioni politik në Gjermanipo rritet. Toni mes partive është bërë dukshëm më i ashpër, sepse kandidatët po luftojnë për çdo votë dhe nuk po kursejnë njëri-tjetrin.

Atmosfera është bërë edhe më e tensionuar pasi Unioni CDU/CSU votoi në Bundestag në fund të janarit së bashku me AfD për shtrëngimin e politikave të imigracionit dhe azilit. Duke mos rënë dakord më parë me socialdemokratët (SPD) dhe të Gjelbërit për një qasje të përbashkët ndaj politikës së migracionit, ata pranuan mbështetjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD) pjesërisht të ekstremit të djathtë për të siguruar një shumicë për propozimet e tyre.

Pas kësaj, kancelari Olaf Scholz (SPD) akuzon kandidatin e Unionit për kancelar Friedrich Merz, për shkelje të konsensusit që kishte ekzistuar deri më tani në demokracinë gjermane të pasluftës. "Nuk ka bashkëpunim me ekstremin e djathtë”. "Ishte një shkelje serioze e tabuve," tha Scholz, kandidati i SPD për kancelar, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Çfarë thonë qytetarët?


Si i vlerësojnë gjermanët veprimet e javës së kaluar nga kristiandemokratët e Merz në lidhje me kufizimin e migracionit? Kjo pyetje është bërë në sondazhin e fundit të opinionit publik"Trendi Gjerman" (Deutschlandtrend), i cili kryhet rregullisht nga Instituti Infratest dimap për shërbimin publik ARD. Në sondazhin e zhvilluar nga data 3 deri më 5 shkurt kanë marrë pjesë 1302 shtetas gjermanë me të drejtë vote.

Siç pritej, mbështetja e lartë prej 86 për qind e simpatizantëve të AfD-së nuk është befasuese.  Por edhe në mesin e mbështetësve tëCDU-së, 62 për qind besojnë se veprimet e tyre janë të duhura.

Në total, 43 për qind e të anketuarve besojnë se veprimet e kristiandemokratëve në Bundestag janë të sakta, por gjysma e qytetarëve gjermanë distancohen: pothuajse një në katër janë dakord në parim me nismën CDU/CSU për të kufizuar migrimin, por jo me pranimin e votave të AfD-së. Një e katërta e qytetarëve mendojnë se veprimet e kristiandemokratëve në Bundestag janë të gabuara. Ky grup përfshin shumicën e mbështetësve të SPD, të Gjelbërve dhe të Majtës.

A duhet të bashkëpunohet me AfD?


Pozicioni i qytetarëve gjermanë nuk është i qartë kur bëhet fjalë për ligjet që mund të miratohen vetëm me ndihmën e votave të AfD-së. Për 49 për qind e të anketuarve kjo nuk është e pranueshme, ndërsa për 44 për qind do të ishte e pranueshme. Gjithashtu, 56 për qind e të anketuarve e konsiderojnë të papranueshme që një parti të paraqesë propozime ligjore në Bundestag së bashku me AfD-në. Formimi i një qeverie të përbashkët koalicioni me AfD-në është hedhur poshtë nga rreth 66 për qind e të anketuarve.

"Unë përjashtoj çdo koalicion, çdo tolerim nga AfD dhe çdo formë bashkëpunimi me AfD-në”, përsërit vazhdimisht Friedrich Merz. Së fundmi këtë e tha në një intervistë për grupin mediatik Funke. Ky premtim, thotë ai, është "i përhershëm". Demokristianët nuk do të bashkëpunojnë me një parti që dëshiron të largohet nga NATO, Eurozona dhe Bashkimi Evropian, thekson Merz, duke shtuar se për këtë ka një "vendim të qartë”. Për këtë qëndron ai, siç thotë Merz, "personalisht”. Por a kanë ende besim qytetarët tek ai?

Sondazhi i fundit nuk tregon asnjë efekt negativ ndaj Merzit, pas votimit me AfD, ndonëse ka pasur kritika të mëdha në opinion. Në perceptimin e votuesve për Merzin, as në pikëpamjet e tyre për qeverinë e udhëhequr nga CDU/CSU nuk ka rënë mbështetja.

A do të ishte Merz një kancelar i mirë?


Rreth një e treta e të anketuarve janë në favor të kristiandemokratëve që të udhëheqin qeverinë e ardhshme gjermane. Kjo është katër për qind më shumë se në sondazhin e fundit. 17 për qind e të anketuarve thanë se do të mbështesnin një qeveri të re të udhëhequr nga SPD. Në të njëjtën kohë, 33 për qind e qytetarëve (pesë për qind më shumë se në fund të vitit të kaluar) besojnë se Friedrich Merz mund të jetë një kancelar i mirë.

Një qëndrim kritik ndaj Friedrich Merz-it ende mbizotëron, sepse 62 për qind e të anketuarve nuk janë të kënaqur me punën e tij. Por konkurrentët e tij qëndrojnë edhe më keq. 67 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me performancën e Robert Habeck, kandidatit të të Gjelbërve për kancelar. Zgjedhja e Alice Weidel, kandidate e AfD-së për kancelare, refuzohet nga 69 për qind e të anketuarve, ndërsa 74 për qind e të anketuarve nuk janë të kënaqur me punën e kancelarit dhe kandidatit të SPD, Olaf Scholz.

SPD shkon drejt dështimit elektoral

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të dielë, SPD do të fitonte vetëm 15 për qind të votave, dhjetë pikë përqindje më pak se në zgjedhjet e fundit federale në 2021.

CDU/CSU nuk janë dëmtuar nga votimi me AfD në Bundestag, sepse në sondazhin e fundit ata kanë shënuar një rritje të vogël. Për këto parti do të votonin 31 për qind e votuesve, që është 1% më shumë se në sondazhin e fundit. E njëjta vlen edhe për AfD-në, e cila arrin tani 21 për qind mbështetje (më parë kishte 20%).

Të Gjelbrit shënuan një rënie të lehtë, duke arritur në 14 për qind (-1%). E Majta mbetet në pesë për qind, ndërsa Aleanca Sara Wagenknecht (BSW) dhe liberalët (FDP) nuk do të hyjnë në Bundestag me nga katër për qind mbështetje secila (pragu për të hyrë në parlamentin gjerman është pesë për qind).

Çfarë koalicionesh janë të mundshme?


Edhe nëse Friedrich Merz deri më tani ka përjashtuar një koalicion të tillë, thjesht matematikisht, CDU/CSU dhe AfD së bashku mund të kenë shumicën e duhur për koalicion. Përveç kësaj, ekziston edhe mundësia që qeveria të formohet nga CDU/CSU dhe SPD ose CDU/CSU dhe të Gjelbrit, por me një shumicë më të vogël.

Në këtë sondazh thuhet se SPD është ende partneri më i dëshirueshëm i koalicionit për kristiandemokratët me 31 për qind (-1%). Për 19 për qind (+1%), AfD do të ishte një opsion më i mirë, ndërsa 14 për qind (-2%) do të preferonin të shihnin një koalicion me të Gjelbërit. 13 për qind (+1%) mendojnë se koalicioni më i mirë do të ishte me FDP, por kjo parti rrezikon të mos futet në Bundestag./ DW

friedrich merz zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit në gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë