Gjykata e Tiranës lë të lirë 14 protestuesit: Arrestimi ishte i jashtëligjshëm!
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
Një aksident me tre automjete është regjistruar në Lushnjë, në rrugën që të çon drejt stadiumit, pranë...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka gjasa të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, javën e ardhshme. Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe Zelensky ka thënë se është e rëndësishme që ata të takohen, para se Trumpi ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin.
“Mbase do të takohem me presidentin Zelensky javën e ardhshme. Mund të jetë Uashingtoni, unë nuk do të shkoj [në Kiev]”, tha Trump të premten.
Trump është zotuar vazhdimisht se do t’i japë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila këtë muaj hyn në vitin e katërt prej kur Putini e nisi pushtimin e plotë më 24 shkurt 2022. Takimi do të ishte i pari mes tyre që nga fillimi i mandatit të ri të Trumpit më 20 janar. Trump i bëri këto komente një javë para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 shkurt, ku lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.
Zelenskyy pritet të marrë pjesë në këtë konferencë vjetore, ashtu si edhe i dërguari i posaçëm i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, i cili këtë javë mohoi raportimet se Shtetet e Bashkuara do ta zbulonin një plan paqeje për Ukrainën në këtë takim. Trump dhe anëtarët e administratës së tij kanë dhënë pak hollësi rreth ndonjë propozimi specifik për përfundimin e luftës, por Kellogg ka thënë së fundmi se të dyja palët do të duhet të "bëjnë disa lëshime".
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters të premten, Zelensky tha se është shumë e rëndësishme që ai dhe Trump të takohen para se Trump të takohet me Putinin, duke theksuar se përndryshe, do të dukej si një dialog për Ukrainën pa Ukrainën.
"Është ende e rëndësishme që partnerët të diskutojnë çështjet e tyre më parë dhe pastaj të kenë një bisedë me armikun", tha Zelenskyy.
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë më ndihmë për Afrikën e Jugut, njoftoi të premten Presidenti amerikan Dona...
SANTORINI- Toka vazhdon të dridhet në zonën midis Santorinit dhe Amorgos, ndërsa shkencëtarët do të takohen sot p...
SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ra dakord të premten që të mos bëjë publik emrat e agjentëve të FBI-së q...
KANADA- Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shprehur shqetësimin në prapaskenë se presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë v&...
GUANTANAMO- Përdorimi i bazës detare të Marinës së Shteteve të Bashkuara në Gjirin e Guantanamos në Kubë për...
ALASK- Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëton...
SHBA- Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Trump që të dërgojë m...
SHKUP- Kryetari i Lëvizjes Besa të koalicionit "Vlen" në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami hodhi poshtë kritikat e opozitës shq...
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të ...
ATHINË- Studentët grekë sot kanë dalë në rrugë anembanë vendit në protesta të mëtejshme kundër p&e...