BOTA

"Zgjidhje si për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore!" SHBA përgatit planin për armëpushimin në Ukrainë: Vendi të ndahet në 3 pjesë

M.B. Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 07:50

"Zgjidhje si për Gjermaninë pas Luftës së Dytë

UKRAINA- Plani i fundit zyrtar i SHBA-së për një armëpushim në Ukrainë, i përshkruar nga i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Keith Kellogg ndjek, ndër të tjera, linjën e një ndarje trepalëshe të Ukrainës dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar në pjesën lindore. Një plan i besueshëm nga pikëpamja ushtarake, por me shumë detaje të panjohura për palët e përfshira.

Komentet e Kellogg janë domethënëse sepse kjo është hera e parë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës që një zyrtar i lartë amerikan ka propozuar rrjedhën natyrore të lumit Dnieper si një vijë demarkacioni për një zgjidhje të pasluftës. Propozimi erdhi në të njëjtën ditë kur i dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff u takua me Vladimir Putin në Shën Petersburg për të diskutuar epokën e pasluftës.

Propozimi i SHBA-së përfaqëson vetëm bazën e negociatave për t’u vendosur në tryezën e bisedimeve duke shpresuar se do të çojë në një marrëveshje përfundimtare për armëpushimin. Pra, nuk është asgjë përfundimtare. Kjo gjë tregon edhe një herë se sa larg është ende në kohë edhe nga konsensusi i të ashtuquajturit “komunitet ndërkombëtar” për pajtimin e palëve në konflikt.

Ndarja e territorit ukrainas në “zona ndikimi”, sipas modelit gjerman gjatë Luftës së Ftohtë, është pikërisht ideja bazë nga e cila mund të nisin diskutimet për menaxhimin e periudhës ruso-ukrainase të pasluftës. Kellogg tha se propozimi ofron një nga pamjet më të qarta të “vizionit” të Presidentit Trump për të ardhmen e Ukrainës. Nuk është ende e qartë nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bëjnë presion Kievit që t’i lëshojë më shumë territor Rusisë përtej atij që aktualisht është i pushtuar nga trupat e Moskës.

“Ne mund të arrijmë në një zgjidhje që i ngjan asaj që u vendos për Berlinin pas Luftës së Dytë Botërore, me një zonë ruse, një zonë franceze, një zonë britanike dhe një zonë amerikane”, tha Kellogg në prezantimin e planit amerikan, në një intervistë për “The Times”.

Krahasimi nënkupton një Ukrainë të mundur, sipas modelit të Gjermanisë naziste. Një ndihmë e madhe kjo për narrativën e Kremlinit se Kievi është nën kontrollin e elitave politike neo-naziste. Pas polemikave që pasuan, vetë Kellogg reagoi në “X” për të korrigjuar deklaratën. 

“Unë doja të propozoja një forcë ndërhyrëse pas armëpushimit në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës. Në deklaratë, po u referohesha zonave të përgjegjësisë së një force aleate (pa trupat amerikane). Nuk e kisha fjalën fare për një ndarje të Ukrainës”, tha ai.

Plani “Kellogg” propozon ndarjen e Ukrainës në tre zona, secila e kontrolluar nga forca të ndryshme shtetërore ose ndërkombëtare. Në thelb ekzistojnë dy pika demarkacioni: lumi Dnieper dhe vija e frontit në Donbass.

Zona e parë – në perëndim të lumit Dnieper dhe duke përfshirë Kievin, Lvivin dhe Odesën do të viheshin nën mbrojtjen e armatosur të një “koalicioni të vullnetshëm” tashmë të famshëm të shteteve evropiane, të udhëhequr ushtarakisht nga Franca dhe Britania e Madhe.

Zona e dytë – e përcaktuar nga vija e frontit të Donbasit dhe duke përfshirë Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Krimenë (por jo Zaporizhzhian, të cilën Moska e ka aneksuar tashmë në mënyrë të njëanshme) do të përfundonte nën kontrollin e drejtpërdrejtë rus, si ushtarak ashtu edhe administrativ.

Zona e tretë – në verilindje të lumit Dnieper dhe duke përfshirë Kharkiv, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Sumy të shkatërruar nga lufta do të mbeteshin nën kontrollin e Ukrainës.

Midis zonës së dytë (ruse) dhe zonës së tretë (ukrainase), përgjatë kufirit të përfaqësuar nga fronti aktual i luftës, do të kishte një zonë të çmilitarizuar që varion nga një minimum nga 18 deri në maksimumi 30 kilometra gjerësi, në varësi të pikave të spikatura.

Pika më veriore do të ishte kufiri rus, në kryqëzimin e dy rajoneve ukrainase të Luganskut dhe Kharkiv, ndërsa pika më jugore do të vendosej në takimin me lumin Dnieper pak më poshtë qytetit të Zaporizhzhia. Funksioni i brezit pa ushtarë dhe armatime do të ishte ai i një tamponi klasik. Jo saktësisht një garanci, duke gjykuar nga precedenti historik.

ukraina

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë