BOTA

Zhvendosja e njerëzve në botë arrin shifra rekord si pasojë e luftrave dhe dhunës

e. d Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 20:32
Zhvendosja e njerëzve në botë arrin shifra rekord si pasojë
foto ilustruese

Konfliktet dhe dhuna e kanë rritur numrin e njerëzve të zhvendosur në rang botëror duke arritur shifrën rekord 75.9 milionë të zhvendosur. Gati gjysma e tyre jetojnë në pjesën jugore të shkretëtirës së Saharasë në Afrikë, sipas një raporti të ri nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme (IDMC).

Raporti zbulon se konfliktet në Sudan, Republikën Demokratike të Kongos dhe territoret palestineze përbënin gati dy të tretat e zhvendosjeve të reja për shkak të dhunës, të cilat në tërësi përfshinin 66 vende në vitin 2023.

“Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi parë nivele të reja alarmante të njerëzve që duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit dhe dhunës, madje edhe në rajone ku situata ishte përmirësuar”, tha Alexandra Bilak, drejtore e IDMC-së.

Në një deklaratë që përkon me publikimin e raportit të martën, ajo tha se këto të dhëna që tregojnë se si miliona njerëz u detyruan të largoheshin në vitin 2023 janë vetëm "maja e ajsbergut".

“Konflikti dhe shkatërrimi që ai lë pas, po i pengon miliona njerëz të rindërtojnë jetën e tyre, shpesh për vite të tëra”, tha ajo.

Raporti vë në dukje se numri i zhvendosjeve të brendshme, domethënë numri i rasteve kur njerëzit janë detyruar të lëvizin gjatë gjithë vitit për t'i shpëtuar konfliktit, brenda vendit të tyre, është rritur në dy vitet e fundit.

“Ndërsa dëgjojmë shumë për refugjatët ose azilkërkuesit që kalojnë kufirin, shumica e njerëzve të zhvendosur në të vërtetë qëndrojnë brenda vendit të tyre dhe ata janë të zhvendosur brenda vendit”, u tha gazetarëve në Gjenevë të hënën Christelle Cazabat, drejtuese e programeve në IDMC para prezantimit të raportit.

Në raportin e saj të vitit 2023 mbi popullsinë e zhvendosur me forcë, agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, raportoi se 62.5 milionë njerëz ishin zhvendosur brenda vendit në fund të vitit 2022 krahasuar me 36.4 milionë refugjatë që kishin ishin larguar nga konflikti, dhuna dhe persekutimi po atë vit.

Sipas IDMC-së, zhvendosjet e reja të brendshme vitin e kaluar ishin kryesisht për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili filloi në vitin 2022, si dhe konfliktit të vazhdueshëm në Republikën Demokratike të Kongos dhe shpërthimit të luftës në mes të prillit të vitit 2023 në Sudan.

Lufta në Sudan çoi në zhvendosjen e brendshme të 6 milionë njerëzve vitin e kaluar, që ishte "i lartë se sa numri total i të të zhvendosurve gjatë 14 viteve të mëparshme ". Kjo është dhe shifra e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë në një vend gjatë një viti të vetëm pas 16.9 milionë të të zhvendosurve të Ukrainës në vitin 2022, sipas raportit.

“Siç e dini, ka më shumë se një vit që shpërtheu kjo valë e re konflikti (në Sudan) dhe në fund të vitit të kaluar, shifra ishte 9.1 milionë” të zhvendosur në tërësi nga konflikti, tha Vicente Anzellini, drejtues i analizës rajonale dhe globale si dhe autori kryesor i raportit.

“Kjo shifër është më e larta që kemi raportuar ndonjëherë për çdo vend.”

Në Rripin e Gazës, Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme (IDMC) llogariti 3.4 milionë zhvendosje në tre muajt e fundit të vitit 2023, shumë prej të cilëve ishin zhvendosur disa herë gjatë kësaj periudhe. Kjo qendër thotë se ky numër përfaqësonte 17% të zhvendosjeve totale për shkak të konfliktit në mbarë botën gjatë vitit, duke vënë në dukje se gjithsej 1.7 milionë palestinezë u zhvendosën brenda Gazës deri në fund të vitit.

Tremujori i fundit i vitit 2023 është periudha pas sulmit të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, duke nxitur një përgjigje ushtarake nga Izraeli në Rripin e Gazës.

"Ka shumë kriza të tjera që në fakt po zhvendosin edhe më shumë njerëz, por ne dëgjojmë më pak për to", tha zonja Cazabat, duke vënë në dukje se pak është dëgjuar për "krizën e rëndë humanitare në Sudan", megjithëse ka numrin më të madh të njerëzve “që jetojnë duke u zhvendosur brenda vendit për shkak të konfliktit në fund të vitit të kaluar”.

Në pesë vitet e fundit, raporti zbulon se numri i njerëzve që jetojnë duke u zhvendosur brenda vendit për shkak të konfliktit dhe dhunës është rritur me 22.6 milionë.

Sudani kryesoi listën me 66 shtete të vitit të kaluar me 9.1 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit për shkak të konfliktit, i ndjekur nga Siria me më shumë se 7 milionë, Republika e Kongos, Kolumbia dhe Jemeni.

Përveç totalit prej 68.3 milionë njerëzve që u zhvendosën globalisht nga konflikti dhe dhuna në vitin 2023, raporti thotë se 7.7 milionë u zhvendosën nga fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, stuhitë, tërmetet dhe zjarret.

Ashtu si në vitet e mëparshme, raporti vë në dukje se përmbytjet dhe stuhitë shkaktuan zhvendosjen më të madhe të fatkeqësive, duke përfshirë Afrikën juglindore, ku cikloni 'Freddy' shkaktoi 1.4 milionë lëvizje të njerëzve në gjashtë vende dhe territore.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë shkaktuan 4.7 milionë zhvendosje.

Zoti Anzellini vuri në dukje se shumë vende që kanë përjetuar zhvendosje nga konflikti gjithashtu kanë përjetuar zhvendosje edhe nga fatkeqësitë.

“Kështu ndodhi në Sudan, në Sudanin Jugor, por edhe në Somali, në Kongo dhe vende të tjera”, tha ai. "Pra, mundohuni të imagjinoni të ikni nga dhuna për të shpëtuar jetën dhe më pas t'ju duhet të ikni në një zona më të larta duke marrë gjithçka mundeni mbani, pasi stuhitë ose përmbytjet mund të shkatërrojnë strehën tuaj të përkohshme."

Ai tha se asnjë vend nuk është është i paprekshëm kur bëhet fjalë për zhvendosjet nga fatkeqësitë.

“Vitin e kaluar, ne regjistruam zhvendosje nga fatkeqësitë në 148 vende dhe territore, dhe këto përfshijnë vende me të ardhura të larta si Kanadaja dhe Zelanda e Re, të cilat regjistruan shifrat e tyre më të larta ndonjëherë.

"Ndryshimet klimatike po shpeshtojnë dhe po i bëjnë më intensive ngjarjet ekstreme të motit dhe kjo mund të çojë në më shumë zhvendosje, por jo me patjetër", tha ai, duke vënë në dukje se ndryshimi i klimës është një nga shumë faktorë që ndikojnë në zhvendosje.

"Ka faktorë të tjerë ekonomikë, socialë dhe politikë që qeveritë mund t'i trajtojnë për të minimizuar ndikimet e zhvendosjes edhe përballë ndryshimeve klimatike," tha ai, duke përfshirë sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe evakuimin e popullsisë përpara se goditjes nga fatkeqësitë natyrore./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë