BOTA

Zjarre të fuqishme përreth Athinës/ Evakuohen banorët, 250 zjarrfikës dhe 12 aeroplanë po marrin pjesë në shuarjen e flakëve

n.f Përditësimi i fundit 11 Gusht 2024, 21:42
Zjarre të fuqishme përreth Athinës/ Evakuohen banorët, 250
Zjarri

ATHINË- Një zjarr i fuqishëm, i nxitur nga moti i nxehtë dhe era, i ka detyruar banorët e fshatit Varnava pranë Athinës, që të largohen nga shtëpitë e tyre. Reja e tymit mund të shihej qartë mbi kryeqytetin grek.

Më shumë se 250 zjarrfikës, 12 aeroplanë dhe shtatë helikopterë po marrin pjesë në operacionin për frenimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e tij. Zjarri shpërtheu në orën 15:00, sipas Athinës, dhe u përhap me shpejtësi në fshatin Varnava, rreth 35 kilometra në veri të Athinës.

“Flakët e rrethuan fshatin me shpejtësi. Fryn një erë e furishme”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters banorja Katerina Fylaktou. “Zjarri filloi në një vatër dhe u përhap në të gjithë zonën”.

Autoritetet u kërkuan banorëve të pesë zonave që të evakuohen. Tymi i dendur mbuloi një pjesë të mirë të qiellit të Athinës dhe arriti deri në ishullin Egina në orët e para të mbrëmjes.

Qindra zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Greqinë gjatë verës, e cila ka shënuar qershorin dhe korrikun më të nxehtë pas dimrit më të ngrohtë. Ashtu si kudo në Mesdhe, shkencëtarët thonë se shpërthimi zjarreve ka lidhje me motin gjithnjë e më të nxehtë dhe të thatë të nxitur nga ndryshimet klimatike.

Një raport i Komisionit Evropian në prill tha se sezoni i zjarreve gjatë vitit 2023 në Evropë ishte ndër më të këqijtë e shekullit. Vetëm këtë muaj, zjarret u përhapën në Greqi, Ballkan dhe Spanjë, mes një nxehtësie ekstreme.

Zëdhënësi i brigadës greke të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, tha se zjarri në fshatin Varnava u përhap për shkak të erërave të forta. Flakët me një lartës prej rreth 25 metra përpinë shtëpi, pemë dhe shkurre.

Të shtunën, Ministri për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjen Civile, Vassilis Kikilias, tha se kishte bërë thirrje për masa urgjente që përfshijnë ushtrinë, policinë dhe vullnetarët për t’u përballur me zjarret deri më 15 gusht./ VOA

athine zjarr

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë