BOTA

Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Opozita akuzon Ankaranë se ka neglizhuar rregullat e sigurisë

b.z Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 08:18
Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Opozita akuzon Ankaranë se
Zjarri Turqi

TURQI - Pas zjarrit shkatërrimtar në një hotel në Turqi, prej të cilit gjetën vdekjen më shumë se 70 vetë, po shtohen akuzat për neglizhime të masave të sigurisë ndaj zjarrit. Sipas mediave turke dëshmitarët okularë kanë thënë se alarmi i zjarrit nuk kishte funksionuar dhe se nuk kishte pasur bombola për fikjen e zjarrit. Klientëve të hotelit dymbëdhjetëkatësh u ishte dashur të kërkonin rrugët e shpëtimit në errësirë ​​të plotë duke kaluar përmes korridoreve të mbushura me tym.

Sipas raportimeve kanë ndodhur skena dramatike. Disa vetë u hodhën në panik nga dritaret, të tjerë u përpoqën të zbrisnin nga dritaret duke përdorur çarçafë. Brigadës së zjarrfikësve iu desh të vinte nga qyteti Bolu që gjendet rreth 40 kilometra larg hotelit, i cili ndodhet në malet e mbuluara me borë.

Kritika ndaj zbutjes së rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit

Partia më e madhe opozitare, CHP, e akuzoi qeverinë islamike-konservatore në Ankara për zbutjen e rregulloreve të sigurisë ndaj zjarrit në vitin 2012. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit hoteli nuk kishte as sistem spërkatës me ujë për raste zjarri, edhe pse një pajisje e tillë është e detyrueshme. Kjo bëri që zjarri të përhapej më shpejt duke shkaktuar një numër më të madh viktimash.

Ministria e Turizmit gjithashtu ia hedh fajin Drejtorisë Rajonale të Zjarrfikësve, e cila nuk ka inspektuar si duhet. 

Prej zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e së martës në hotelin, ku po qëndronin më shumë se 230 turistë, humbën jetën 76 vetë dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se përgjegjësit do të përballen me organet e drejtësisë. Deri tani janë arrestuar nëntë vetë, përfshirë edhe pronarin e hotelit.

Ndërkohë ekipet Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit e kanë kontrolluar sërish hotelin në kërkim të viktimave apo të plagosurve. Për shkak se ndërtesa është kryesisht prej druri, ekziston rreziku i shembjes. Çatia e hotelit dymbëdhjetëkatësh është dëmtuar rëndë dhe palestra në katin e poshtëm është djegur plotësisht./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë