
IZRAEL- Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që ende po mbahen në Rripin e Gazës, por marrëveshja ende nuk është arritur. Tre zyrtarë të afërt me procesin e bisedimeve thanë se është bërë përparim dhe se ditët në vijim do të jenë kritike për t’i dhënë fund luftës 15 mujore që ka destabilizuar Lindjen e Mesme.
Sipas zyrtarëve të angazhuar në procesin e bisedimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, një marrëveshje e propozuar është tashmë në tryezë dhe përfaqësuesit e dyja palëve ua kanë dërguar projekt-propozimin udhëheqësve të tyre për miratimin përfundimtar.
Një burim tha se 24 orët e ardhshme do të jenë të një rëndësie kritike, ndërsa zyrtarë të tjerë deklaruan se përkundër përparimit të shënuar gjatë natës, nevojiten edhe disa ditë të tjera për të arritur marrëveshjen.
Ministri i jashtëm i Izraelit, Gideon Saar konfirmoi se negociatat po shkonin në drejtimin e duhur.
“Është shënuar përparim; shohim më shumë përparim në negociata. Izraeli dëshiron një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe po punon me miqtë amerikanë për ta arritur ata. Së shpejti do ta kuptojmë nëse edhe pala tjetër e dëshiron një gjë të tillë”, deklaroi Ministri Saar.
Zyrtarët me të cilët ka biseduar agjencia Associated Press thanë se ndërmjetësuesit nga Katari po ushtrojnë trysni ndaj Hamasit për ta pranuar marrëveshjen, ndërkohë Steve Witkoff, i dërguari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili së fundmi u është bashkangjitur negociatave dhe po qëndron në rajon ditëve të fundit, po bën trysni ndaj izraelitëve.
Ndërmjetësit, sipas burimeve të agjencisë, po synojnë arritjen e një marrëveshjeje para ceremonisë së inaugurimit të zotit Trump më 20 janar dhe një prej tyre u shpreh se beson që ky afat mund të arrihet.
Presidenti i tanishëm amerikan Joe Biden, i cili po ashtu shpreson se tek arritja e një marrëveshjeje para përfundimit të mandatit të tij, ka biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për negociatat gjatë ditës së dielë.
Një zytar i Hamasit deklaroi se kanë mbetur edhe një numër çështjesh të diskutueshme për t’u zgjidhur, përfshirë përkushtimin e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, detajet rreth tërheqjes së forcave izraelite dhe këmbimit të pengjeve me të burgosurit palestinezë.
Administrata e Presidentit Biden, krahas Egjiptit dhe Katarit, është angazhuar për më shumë se një vit për të ndërmjetësuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës së përgjakshme në Gazë dhe që do të mundësonte lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023, gjatë sulmit të militantëve palestinezë ndaj vendbanimeve izraelite, që u bë shkas për fillimin e luftës.
Por palët mbesin të përçara rreth detajeve për këmbimin e planifikuar të pengjeve me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli si dhe me vetë natyrën e armëpushimit. Hamasi thotë se nuk do t’i lirojë pengjet pa një përfundim të plotë të luftës, ndërsa Kryeministri Netanyahu është zotuar se do ta vazhdojë fushatën ushtarake, siç thotë ai, deri në “fitoren e plotë” ndaj Hamasit.
Për momentin, diskutimet janë përqendruar në një armëpushim të ndarë në faza. Zoti Netanyahu pajtohet me fazën e parë – një lirim të pjesshëm të pengjeve në këmbim për një armëpushim disa javor, me mundësinë që një armëpushim afatgjatë të negociohet gjatë kësaj periudhe. Hamasi këmbëngul në tërheqjen e plotë të Izraelit dhe përfundimin e luftës dhe shpreson që faza e parë do të çojë drejt këtij rezultati.
Në Tel Aviv, familjarët e 100 pengjeve sërish protestuan gjatë fundjavës për t’i bërë trysni udhëheqësve izraelitë të arrijnë një marrëveshje që do t’u mundësonte të dashurve të tyre të kthehen në shtëpi.
Në Gazë, ku fushata ushtarake izraelite ka shkaktuar vdekjen e 46,000 palestinezëve, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë, palestinezët shfaqin rezerva për mundësinë e një marrëveshjeje, pas disa përpjekjeve të dështuara këtë vit./VOA
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
13 Janar14:59
Ish-ministrja maqedonase, Gordana Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
Gordana Jankullovska
SHKUP- Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për ras...
n.f
BOTA
13 Janar14:57
Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik
Putin
RUSI- Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë një "Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Partn...
n.f
BOTA
13 Janar14:37
Tërmet 6.4 ballë godet ishullin e Japonisë Kyushu, lëshohet paralajmërimi për cunami
Foto ilustruese
JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi afër bregut juglindor të ishullit japonez, Kyushu. Lëkundjet m&eum...
r.ll
BOTA
13 Janar13:51
Dronët mbi bazat ushtarake në Bavari, policia gjermane nis hetimin pë spiunazhin e dyshuar rus
foto ilustruese
BERLIN- Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi disa dronë u vunë...
n.f
BOTA
13 Janar13:22
Më 15 janar konferenca ndërkombëtare e OKB-së për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, do të mbahet në Norvegji
Foto ilustruese
NORVEGJI- Norvegjia do të presë të mërkurën, 15 janar konferencën e tretë të një aleance ...
n.f
BOTA
13 Janar13:20
Gjeofizikantët krijojnë një model të detajuar kompjuterik të mantelit të poshtëm të Tokës, zbulohen shkëmbinj të parregullt
Modeli kompjuterik
ZVICËR- Një model i detajuar i mantelit të poshtëm të Tokës i krijuar nga një ekip gjeofizikantë...
r.ll
BOTA
13 Janar11:51
FOTO/ Hapet zyrtarisht dhoma e parë e konsumit më të sigurt të drogës në Britani, ja për çfarë do të shërbejë dhe si do të funksionojë
foto ilustruese
BRITANI- Dhoma e parë e konsumit më të sigurt të drogës në Mbretërinë e Bashkuar ka hapur dye...
r.ll
BOTA
13 Janar11:50
I ngatërruan me anëtarët e bandave kriminale, ushtria në Nigeri vret gabimisht 16 civilë
foto ilustruese
NIGERI- Të paktën 16 civilë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë Zamfara janë vrarë gabimisht...
n.f
BOTA
13 Janar11:35
Belgjika në grevë, anulohen fluturimet dhe udhëtimet me tren
Foto ilustruese
BELGJIKË- Belgjika u përfshi nga një grevë kombëtare të hënën, pasi punonjësit e trafikut ajro...