SOCIALE

Kompania mashtron çiftin, u merr 1200 euro për t’i dërguar në Gjermani

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Prill 2023, 20:57

Kompania mashtron çiftin, u merr 1200 euro për t’i

Shqipëria është një vend emigrator, prandaj kompanitë që premtojnë emigrimin e shqiptarëve drejt vendeve të perëndimit kanë lulëzuar prej vitesh. Kompania “Minerva” është një prej tyre që pati rritje të konsiderueshme, sidomos në vitin 2019.
Denoncuesi ynë duke pare situatën e pashpresë u mashtrua nga kjo kompani me shpresën se do të prekte ëndrrën gjermane. Ai tregon se si ra pre e kësaj skeme mashtruese.
“Doja të ikja në Gjermani në vitin 2019. Pashë në internet kompaninë Minerva. Shkova të interesohesha dhe në fillim gjithçka ma bënë shumë të thjeshtë. Nuk nevojitet as gjuha, as ndonjë profesion specifik, vetëm jepje 600 euro dhe merrje kontratën e punës. I besova dhe futa në këtë lojë dhe bashkëshorten.
“I dhashë kompanisë 1200 euro, ndërsa 1200 euro të tjera do i jepja në momentin që do të realizohej aksioni dhe do të shkoja në Gjermani. Kisha shpresë se do të shkoja, por kaluan vite dhe asgjë nuk u bë.
“Kanë kaluar 3 vite. Vendosa të kërkoja paratë e mia mbrapsht, por nuk mi japin. Madje më morën në telefon për të paguar këstin e dytë. Marrëveshja paraprake ishte se nëse nuk shkoja unë për fajin e tyre merrja të gjitha paratë mbrapsht, nëse nuk doja unë të shkoja merrja gjysmën mbrapsht”.
Bëjmë një kërkim të thjeshtë dhe nuk na bën përshtypje fakti që Minerva Group shfaqet si një kompani
fantazëm. MINERVA GROUP SHPK është e regjistruar më 31 tetor 2018 me NIPT L82231012A. Amir Ilazi është ortaku i vetëm i kompanisë me 100% të kuotave dhe administrator i saj. Subjekti është regjistruar në adresën: Rruga Teofos Keko, ndërtesa nr. 36, Tiranë, fusha e veprimtarisë është: “Shërbime konsulence për punësim në Gjermani, punësim në profesione të ndryshme.
Amir Ilazi në momentin e regjistrimit ka paraqitur pasaportën e tij zvicerane duke u regjistruar si shoqëri me kapital 100% të huaj. Më datë 20 shtator 2019, shoqëria pezullon aktivitetin e saj në QKB me
CN-339896-09-19 dhe ndryshon kodin e pronësisë, nga shoqëri e huaj, në shoqëri 100% shqiptare. Kjo do të thotë se shtetasi Ilazi mund të ketë përfituar shtetësinë shqiptare.
Më 24 shtator 2021, Drejtoria e Tatimeve ka kërkuar bllokimin e pasurive të subjektit në masën 100, 000 leke për një detyrim të pashlyer. Nga ky moment subjektit nuk ka kryer asnjë veprim të mëtejshëm në regjistrin e biznesit, as depozitimin e pasqyrave financiare për vitin 2021.

Subjekti Minerva Group nuk do të thotë që ka falimentuar, apo ka qëndruar pa punuar, përkundrazi, paralelisht me aktivitetin e shoqërisë MINERVA GROUP shpk, Amir Ilazi më 15 mars 2019 ka regjistruar një tjetër shoqëri me emrin NLA GROUP me NIPT L91515024U. Adresa e aktivitetit është e njëjta me Minerva Group shpk dhe me adresën e banimit të Amir Ilazit. Kjo shoqëri ka ndryshuar disa here emrat nga NLA Group, në Rahmberger, më pas në Minerva Real Estate Group e më pas në MG Consulting.
Duke deklaruar fitime minimale, apo humbje, pavarësisht se të ardhurat duken të bollshme. Në pasqyrat financiare të depozituara për këtë shoqëri, rezultati është si më poshtë.
Viti 2019: Të ardhura-18,189,392; Rezultati -1, 054,097 / Humbje
Viti 2020: Të ardhura: 3, 052, 016; Rezultati -1, 376, 859/ Humbje
Viti 2021: Të ardhura: 13,956,181; Rezultati 1, 479, 070 / Fitim
Pasqyrat financiare në asnjë rast nuk janë firmosur nga ndonjë kontabilist. Shtetasi Amir Ilazi ka njëkohësisht të regjistruar në Kosovë dhe një biznes të ngjashëm me emër MG Consulting Service SHPK me numër biznesi 810062349.
Vendosim të shkojmë me denoncuesin tonë te Minerva Group, por është mjaft e vështirë për t’u futur, prandaj duhet të lëmë takim. Lëmë takim dhe denoncuesi futet, aty përballet me paturpësinë e mashtrimin e punonjëses.
“Të kemi marrë në telefon se diçka ke qenë duke e marrë. Ne e kemi si obligim që të gjejmë kontratë pune nga 6-8 muaj. Ti nuk je paraqitur dhe nuk është faji ynë që nuk ke ardhur. Tani të lutem mos më irrito, sepse ti je individ, pavarësisht se ke paguar 1200 euro së bashku me bashkëshorten. Ti je individ dhe konsiderohet se ke paguar vetëm 600 euro. Ne duhet të të gjejmë shtëpinë dhe kontratën nga 6 deri në 8 muaj”, thotë ajo.
Duke pare irritimin e denoncuesit, gazetari Eraldo Harlicaj, futet dhe kërkon ballafaqimin me punonjësit e Minerves. Ata nuk kanë asnjë argument dhe largohen duke lënë zyren të boshatisur. Fatkeqësisht, shqiptarët vazhdojnë e mashtrohen nga kompani të tilla fantazëm, prandaj duhet të keni kujdes. Minerva shkruante në kontratë se ishte në fuqi deri në momentin që personi që firmoste shkonte në Gjermani, pritje që mund të zgjasë dhe 10 vite.

minerva kompani mashtrim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë