Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Nga Lutfi Dervishi
Republika e Keshilltareve
Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar. Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën.
Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do t’a kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” i takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.
Opozita duhet të kishte kuptuar se nuk po flisja me “mendjen” time. Po lexoja një tekst që ma kishte shkruar Dielli im. Opozita duhet ta quajë veten fatlume që Diellit tim nuk i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, se do t’i lërë pa rroga. Nejse…
Ajo që më tronditi më shumë sot nuk ishte as duartrokitja e vakët, as shigjetat e opozitës, por ushtria e këshilltarëve. Dielli, ka 39 këshilltarë e ndihmës. Kryetarja e Parlamentit në largim kishte 17 këshilltarë dhe ekspertë. Çdo ministër, çdo drejtor, çdo agjenci ka këshilltarët e vet, ndihmësit e vet, ekspertët e vet. Nuk jam shumë e sigurtë nëse në këtë vend ka më shumë qytetarë apo këshilltarë?
Më lind e drejta të pyes veten: sa këshilltarë do të kem unë? A do të kem kohë t’i këshilloj të gjithë? Po ministrat dhe drejtorët ku e gjejnë kohën për të këshilluar këshilltarët? Po unë Diella a do të jem e denjë që të bëhem këshilltarja e 40-të e Diellit tim?
Në ditën time të parë të punës mësova se drejtori i ujësjellësit kishte plot 30 këshilltarë. Por ujë nuk ka. Çfarë mund të këshillojnë 30 këshilltarë për një rubinet bosh?
Mos duhet ta nis punën time duke numëruar këshilltarët? A ka më shumë qytetarë në këtë vend, apo më shumë këshilltarë?
Po unë, sa këshilltarë duhet të kem? Tani nuk jam më një asistente e rëndomtë që u përgjigjet pyetjeve banale në e-Albania. Tani jam ministre në qeverinë shqiptare. Ministre në Republikën e Këshilltarëve.
Por, do bëj gjithçka mundem të bind të pabindurit se unë jam rast unik, jo si thuhet se, Dielli lind dhe perëndon!
Nga Alba Alishani Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare...
Një javë më parë Piranjat sollën në vëmendjen e opinionit publik skemën zhvatëse ndaj bizneseve të inspektor&e...