Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Nga Besmir Bitraku
Kur lexoni në lajme që jemi një nga vendet më të korruptuara në Europë e në botë…
Çfarë ju thotë kjo? Asgjë.
Sepse shifrat nuk na tronditin më. Ndoshta është faji ynë. Ndoshta zgjuarësia e atyre që përpunojnë opinionin publik,
Por korrupsioni është bërë si… gripi. E dimë që ka rënë grip gjithandej, po kaq. Po shpëtuam – mirë. Po na kapi – do sajohemi.
Kështu e kemi kthyer.
Në “normale”.
Në simptomë shoqërore.
Sot, fëmijës nuk i mësojmë “si të mos vjedhë”. I mësojmë “si të mos kapet”. Ky është mutacioni moral më i frikshëm që mund t’i ndodhë një kombi.
Sepse kjo s’është më thjesht korrupsion. Kjo është dorëzim. Një shoqëri që nuk e lufton më, por e konsideron normale…
Si kafen e mëngjesit, si byrekun e drekës, ashtu dhe korrupsionin e ditës.
Dhe e pranon. Si motin. Si gripin. Si diçka që s’ndryshon dot. Por ka një gjë: korrupsioni ka emër.
Ka fytyrë. Ka adresë. Mediat i kanë denoncuar. Ne te Piranjat i kemi denoncuar. SPAK-u i ka deklaruar, i ka prangosur, në hetim ose në kërkim. Atëherë pse flitet prapë në përgjithësi?
Pse “të korruptuarit” flasin për korrupsionin më shumë se ne?
Pse, kur dikush vjedh në supermarket, del me emër, mbiemër, video… Por kur dikush vjedh shtetin, na dalin me deklarata që fillojnë me “duhet të luftojmë fenomenin e korrupsionit”?
Fenomen?! Jo more.
Ky fenomeni ka Fytyrë! Ka Emër! Është Njeri konkret! Ka një vijë shumë të hollë që ndan të mirën nga e keqja… dhe një tjetër, akoma më të hollë, që ndan të keqen nga indiferenca.
Nëse s’e dallojmë më – dmth kemi kaluar vijën. Nëse s’na bën më përshtypje – jemi bërë pjesë e saj.
Unë nuk po them dilni në protesta, as dilni nëpër fushata me gishta ngritur.
Sepse sistemi që ushqehet nga korrupsioni s’do ju lërë as të dilni në lajme.
Por herën tjetër që do shkosh të votosh… prit 30 sekonda.
Vetëm 30! Dhe në ato 30 sekonda, kujto fytyrat e korrupsionit.
Jo shifrat, jo fjalët. Fytyrat. Emrat. Sepse korrupsioni ka emër./piranjat.al
Kërkesa e Presidentit kundrejt Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjet e Zeqinesë kundrejt Kreut të SPAKUT, (ku edhe një shimpanze, nës...
Nga Koloreto Cukali Kam pasur dy aksidente me skuter. Në asnjërin nuk kam pasur faj. As unë, as ndonjë tjetër. në të ...
Nga Elona Caslli Kufizimi i mandateve i shërben demokracisë më shumë se çdo element tjetër, përndryshe arrin në ska...
Nga Ervin Bejleri Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmendjes. Në k...
Nga Florjan Binaj Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem me Piranjat....
Imagjinoni sikur sot, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi të ndalonin punën. Të mbylleshin në sht&e...
Nga Klea Huta Para gati tre vitesh vendosëm që kursit të madh të aktrimit në Klea Huta Academy t’i bashkohej Florian Binaj. Jo...
Nga Bekim Lekica Kandidatura e aktorit të humorit, Florjan Binaj, për Bashkinë e Tiranës duket se ka zënë në grackë j...
Për çfarë votohet? Ka një problem të vogël kjo puna e zgjedhjes së një kandidati. Edhe nëse cakton Papën ...
Nga Hysni Gurra Për bashkinë Tiranë është më mirë një kandidat që humorin e ka zanat, sesa një kandidat q&e...