EDITORIAL

Zeqineja, kapsllëk i mendimit, niveli më i lartë

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 17:15

Zeqineja, kapsllëk i mendimit, niveli më i lartë

Kërkesa e Presidentit kundrejt Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjet e Zeqinesë kundrejt Kreut të SPAKUT, (ku edhe një shimpanze, nëse do të ishte stërvitur, mund të kishte formuluar pyetje më bindëse) , qartësojnë një ligj të pashkruar socio- psikologjik i cili po prevalon në shoqërinë tonë: “Pushteti i keqes ka nevojë për budallallëkun e tjerëve” .

Të kuptohemi ka qenie njerëzore që kanë një intelekt të jashtëzakonshëm të shkathët, por megjithatë budallenj, sikurse dhe të tjerë që janë intelektualisht mjaft të mërzitshëm, edhe mund ti klasifikohen në gjithçka tjetër përveçe budallenjve. Budallallëku për të cilin po flasim nuk është një defekt i lindur, por në rrethana të caktuara, njerëzit bëhen budallenj sepse ata e lejojnë që kjo të ndodhë. Budallallëku në ketë rast është arroganca edhe vetëmashtrimi të bashkuara në një formë të vetme duke e trasformuar njeriun në një mjet pa mend, që është i aftë për çdo të keqe dhe në të njëjtën kohë i paaftë për të parë se është e keqe. Ndaj budallallëku në këtë rast është një problem sociologjik.

Budallallëku është armiku më i rrezikshëm i së mirës madje më i rrezikshëm se keqja . E keqja gjithmonë mbart brenda vetes embrionin e përmbysjes së vet, pasi tek qeniet njerëzore ajo le pas një ndjenjë shqetësimi. Mund të protestohet kundër të keqes dhe nëse është e nevojshme, ajo mund të parandalohet me përdorimin e forcës.

Ndërsa ndaj budallallëkut ne jemi të pambrojtur, pasi as protestat dhe as përdorimi i forcës nuk na ndihmojnë për ti ndaluar ato. Arsyet bien në vesh të shurdhër; faktet edhe kur janë të pakundërshtueshme, lihen mënjanë si të parëndësishme, si të rastësishme; madje në momente kur ballafaqohet me faktet e pakundërshtueshme budallenjtë bëhet kritik . Por ndryshe nga keqdashësi budallai i cili është plotësisht i vetëkënaqur bëhet i rrezikshëm duke kaluar në sulm.

As budallallëkun ashtu si e keqjen , nuk e perceptojmë si kërcënim për shoqërinë për sa kohë që nuk kanë pushtet. Por në këtë vend gëlojnë shembuj kur budallenjtë janë ngjitur në majë , sepse pushteti i të keqes kërkon njerëz të heqin dorë nga disa aftësi të nevojshme si pavarësia, i menduari kritik dhe reflektimi.

Ashtu si delet në një fushë, një person budalla mund të udhëhiqet, drejtohet dhe manipulohet për të bërë çfarë i kërkohet. Pothuajse çdo fjalë që shqipton Zeqineja pasqyron një kapsllëk të mendimit të nivelit më të lartë. E nëse do të kishte një Olimpiadë të absurditetit letra e Presidetit drejtuar Gjykatës së lartë që do të fitonte medaljen e artë. Të dy mundësojnë përjetësimin e të keqes .

Ndaj duhet të pranojmë se më shumë dëm shkakton një idiot i fuqishëm sesa një bandë intrigantësh makiavelistë./ Marrë nga Facebook i autores

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 13 Tetor15:46

Qyteti pa Patina

Nga Koloreto Cukali Kam pasur dy aksidente me skuter. Në asnjërin nuk kam pasur faj. As unë, as ndonjë tjetër. në të ...

EDITORIAL 10 Tetor21:16

Vini, vetëm në skenë

Nga Ervin Bejleri Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmendjes. Në k...

EDITORIAL 7 Tetor21:52

Gracka e kandidimeve

Nga Bekim Lekica Kandidatura e aktorit të humorit, Florjan Binaj, për Bashkinë e Tiranës duket se ka zënë në grackë j...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë