Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen g... Policia hedh ujë me presion ndaj mediave, një gazetar dhe operator... Protesta zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt qytetarëve U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që u përplas me armë me policinë italiane E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital Përplasjet në Bulevard, policia shoqëron dy protestues Tensionet në protestë, lëndohet një qytetar, kërkohet ndihma e autoambulancës
SPORT

Edon Zhegrova drejt Premier Ligës? Klubi i njohur anglez përgatit lëvizjen për yllin kosovar

P
Piranjat28 November 2026, 17:41 · 2 min lexim
Edon Zhegrova drejt Premier Ligës? Klubi i njohur anglez përgatit

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa interesimi për shërbimet e tij po shtohet nga disa klube evropiane.

Sipas Transferfeed, Newcastle United është klubi i fundit që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, duke e parë atë si një mundësi për ta përfshirë në negociatat me Juventusin për transferimin e përhershëm të Nick Woltemades.

Klubi italian dëshiron ta mbajë sulmuesin gjerman në skuadër edhe pas përfundimit të huazimit nga Neëcastle, ndërsa skuadra angleze mund ta përdorë Zhegrovën si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme mes dy klubeve.

Newcastle është duke e monitoruar situatën e 27-vjeçarit, por nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interesim për të.

Situata e Zhegrovës te Juventusi, raporti me Spallettin dhe interesimi i Monacos - Giovanni Albanese i zbulon të gjitha për Telegrafin
 
Edhe Monaco dhe Al-Ittihad janë përmendur si destinacione të mundshme për anësorin kosovar, i cili mund të jetë një prej emrave që do të tërheqë vëmendje në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje të arritur mes klubeve.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Zhegrovës nëse vjen një ofertë që i plotëson kërkesat e tyre ekonomike.

Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion ka zhvilluar dhjetë ndeshje me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, duke regjistruar dy gola dhe tri asistime.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.