Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protesta zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt qytetarëve U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që u përplas me armë me policinë italiane E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital Përplasjet në Bulevard, policia shoqëron dy protestues Tensionet në protestë, lëndohet një qytetar, kërkohet ndihma e autoambulancës 8 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre protestues, efektivë policie dhe gazetarë Protesta te Kryeministria, policia me skuadra me motorë Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në Shkodër, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin Protestuesit avancojnë drejt Kryeministrisë, autobotët e policisë tërhiqen drejt perimetrit të sigurisë Tensionet në protestë, lëndohet një qytetar, kërkohet ndihma e autoambulancës Përshkallëzohen përplasjet para Kryeministrisë/ Policia hedh ujë me presion drejt protestuesve, qytetarët p... Festa e Flamurit/ Ditmir Bushati: Ky 114-vjetor vjen në një momenti zgjimi qytetar në Shqipëri e diasporë
SPORT

Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa bëjnë simbolin e shqiponjës

P
Piranjat28 November 2026, 15:04 · 2 min lexim
Para duelit për titullin botëror, Kabayel dhe Hysa

Agit Kabayel dhe Nelson Hysa kanë dhuruar një moment simbolik në përfundim të peshimit zyrtar, në prag të përballjes për titullin botëror WBC në kategorinë e rëndë të boksit.

Dy boksierët kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke përcjellë një mesazh simbolik shqiptar, pak para duelit që do të zhvillohet të shtunën në Düsseldorf të Gjermanisë.

Pas peshimit, boksieri shkodran Nelson Hysa ka folur edhe për faktin se konsiderohet i pafavorizuar përballë kampionit gjerman, duke thënë se ky rol i pëlqen dhe se synon të befasojë me një fitore.

“Prej më shumë se dy muajsh jam i pafavorizuar. Më pëlqen kjo ndjesi, sepse kur të fitoj, do të jem surpriza e madhe. Prandaj më pëlqen ky rol. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, u shpreh boksieri shkodran.

Përballja do të mbahet më 28 nëntor në “Merkur Spiel-Arena” të Düsseldorf-it, ku pritet të jenë të pranishëm mbi 50 mijë spektatorë. Në lojë është titulli botëror WBC në peshën e rëndë, ndërsa për Kabayel kjo do të jetë mbrojtja e parë e titullit.

Boksieri gjerman, 34 vjeç, ka një rekord prej 27 fitoresh në po aq ndeshje profesioniste, 19 prej tyre të arritura me nokaut. Në anën tjetër, Hysa, 42 vjeç, ka fituar të gjitha 25 përballjet e zhvilluara në karrierën e tij, 23 prej tyre me nokaut.

Peshimi zyrtar ka evidentuar edhe dallimin në peshë mes dy kundërshtarëve. Kabayel regjistroi 106.9 kilogramë, ndërsa Hysa 113.1 kilogramë.

Për boksierin shqiptar, kjo përballje përfaqëson mundësinë më të madhe të karrierës, pasi synon të fitojë titullin e kampionit të botës në njërën prej kategorive më prestigjioze të boksit.

Dueli kryesor pritet të nisë rreth orës 22:30 dhe do të transmetohet në platformën “DAZN”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.