BOTA

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe jo…

E.D Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 07:36

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt

TIRANË- Për menaxherin e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas modeli ekonomik i vendit ka nevojë për transformim, duke u orientuar nga eksportet dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe jo nga sektori i ndërtimit dhe konsumit. Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në workshopin “Inxhinieria e qëndrueshme në 360 gradë” e zhvilluar në Tiranë nga Italian Trade Agency (ITA) në bashkëpunim me Shoqatën e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Konsulencës Teknike- Ekonomike në Itali (OICE), teksa vlerësoi pozitivisht trendin rritës të ekonomisë dhe uljes së varfërisë, theksoi se Shqipërisë i nevojitet një modeli i ri ekonomik për të shtuar produktivitetin dhe vendet e punës.

“Nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi. Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, duhet të ndodhë një transformim. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe më i orientuar nga eksportet. Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të investimeve. Pra që të ndodhë transformimi nga ndërtimi dhe konsumi, ekonomia duhet të orientohet drejt rritjes së eksporteve”.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas u ndal edhe te problematika e fuqisë punëtore, ku sipas tij në bashkëpunim me qeverinë po punohet për rritjen e cilësisë së edukimit të të rinjve dhe në sektorin shëndetësor. “Për sa i përket fuqisë punëtore, ne e dimë që në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera të rajonit po humbet me shpejtësi një pjesë e konsiderueshme e kapitalit njerëzor. Plazhet e bukura apo malet nuk janë burimi i Shqipërisë, është kapitali njerëzor burimi i saj, njerëzit e talentuar të këtij vendi, sidomos të rinjtë.

Kontributi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe ardhjen e kompanive të huaja. Por kjo është një gjë për të cilën ne të gjithë se bashku duhet të bëjmë më shumë. Nga ana jonë jemi duke punuar me qeverinë për të rritur cilësinë e edukimit të të rinjve në shkollat profesionale dhe në universitete. Gjithashtu po punojmë edhe në sektorin e shëndetësisë, pasi është shumë e rëndësishme të krijojmë oportunitet që popullata të qëndrojë në Shqipëri.

Tre janë prioritet e Bankës Botërore në Shqipëri: E para është të krijohen vende pune, dhe me paga të larta. Ka vende punë në sektorin e ndërtimit, në sektorin katering, por nuk ofrohen vende pune në sektorë të tjerë. Prioriteti i dytë është kapitali human. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por ehe për kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri. Prioriteti i tretë është rimëkëmbja e vendit, pas goditjeve nga tërmetit të 2019-s, pandemia e Covid-19 apo kriza energjetike”, pohoi ai.

Mbajtja e forumit në Tiranë për infrastrukturën, mori shkas nga zhvillimi i dukshëm i viteve të fundit i arritur në ketë sektor dhe perspektivat e mëtejshme të rritjes që lidhen me programet e investimeve të qeverisë në funksion të anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE. Ndër të tjera, nisma synoi forcimin e ndërsjellë të bashkëpunimit për ofrimin e eksperiencës të sipërmarrësve italianë ndaj atyre shqiptarë dhe nga Kosova për adoptimin standardeve europiane, në projektime inxhinierike me qëndrueshmëri ekologjike, si për veprat publike dhe investime private që po zhvillohen në Shqipëri./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë