‘Nuk mund të luftojë regjimin dikush që paguhet nga Sorosi', Kalaja: Disa protestues sponsorizohen prej tyre
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Durrësit janë hedhur sasi të vogla lënde plasëse në dy vende ...
Një seri dokumentare investigative mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës ka rikthyer në vëmendje rrjetet e krimit të o...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...

Nga Dojna Mema
Kam patur fatin të dëgjoj e para tekstin dhe lejt-motiv-in e një kënge për fëmijët e pafajshëm, viktima të luftës, që Vlashenti e krijoi pasi imazhet e masakrave i dilnin edhe në gjumë. Pastaj, në Sanremo, Ermal Meta solli një këngë tjetër për fëmijët që lufta i bën të heshtin.
Për ne shqiptarët, Perëndimi ka qenë vendi nga vjen drita e qytetërimit.
Po sot, çfarë po vjen nga Perëndimi?
Ne që kemi mbetur këtu kemi provuar gjithçka, përveç qetësisë.
Kemi përjetuar rënien e diktaturës; kemi parë ’97-ën… Kur u hapën depot dhe kalamajtë luanin me kallashnikovë në vend të petave; pastaj fëmijët e Kosovës duke fjetur nëpër palestra shkollash tona, me sy të hapur, sepse edhe gjumi i kishte braktisur; kemi numëruar avionët e NATO-s duke fluturuar drejt veriut. Dhe ne, në mes. Si gjithmonë.
Pastaj kriza, pandemia, inflacione, luftra.
Sepse, e dini si funksionon bota?
Njerëzit e mëdhenj marrin vendime. Njerëzit e vegjël i jetojnë. Ata ulen, bëjnë e prishin negociata. Ne blejmë thasë me miell, t’i kemi rezervë. Ata bëjnë strategji gjeopolitike. Ne vuajmë rritjen e çmimeve, shkaktuar nga luftërat.
Tani ka nisur një konflikt i ri. Duket si larg nesh, por i ndihet era edhe këtu.
Dhe presim. Sepse mielli, qumështi e ilaçet vijnë nga larg; sepse gratë e fasonerive do të mbeten pa punë e pa bukë, nëse kriza kap partnerët italianë; sepse kemi djalin tonë emigrant aty ku mund të mbërrijë lufta.
Jemi ushtarakisht të pambrojtur. Ekonomikisht të varur. Diplomatikisht të vegjël.
Dimë të bëjmë dy gjëra shumë mirë: të durojmë dhe të ikim. Kemi eksperiencë në të dyja.
Në vitin 1914, një plumb vrau një arkidukë në Sarajevë. Thanë: do zgjasë pak muaj, do mbarojë para Krishtlindjeve. Katër vjet e gjashtëmbëdhjetë milionë të vdekur më vonë, e kuptuan se kishin gabuar llogaritjen. Çdo ortek fillon me një gur të vetëm. Dhe askush nuk di ku ndalet.
Sa për liderët tanë, ata do bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë, do shikojnë nga fryn era, për interesin personal. Lufta, për ta është mundësi për të fituar kredite politike ndërkombëtare.
Po ne, të tjerët? A do jetojmë edhe ne si ata fëmijët e këngës? Me sy hapur, me gojë të mbyllur, duke pritur a do t’i mbijetojmë natës?
Apo, por ne, ne të “vegjlit”, ne që nuk e duam luftën, duhet ta artikulojmë me zë frikën tonë. Dhe t’i japim asaj emër.
Ne duhet të bërtasim.
Me protesta, me debate, por edhe me art e me çfarë të mundemi. Ne nuk jemi si liderët tanë dhe ne nuk mund të rrimë me duart lart. As për t’u lutur, e as për t’u dorëzuar. Në qoftë se doni luftë, me ba, t’ikin fëmijët sa më larg, pastaj mundeni me u vra./ piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Vëzhgimi i Piranjave zbulon problematikat që shkaktojnë trafikun! Ndiqni videon e mëposhtme!/ piranjat.news Të gjitha të dre...
Një turist i apasionuar pas gjuhës shqipe u kërkon direktiva kalimtarëve. Me shqipen e tij të çalë, ai falënderon a...
Një bisedë e sinqertë dhe e qetë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes Hygertës...
Gjatë bisedës në ‘Piranj Cast’ me Florjan Binaj në SYRI TV, aktori Julian Deda ka diskutuar edhe për risitë teknolog...
'E ke më të mirë këtë emision se Edi Rama’. Aktori Julian Deda i ftuar në ‘Piranj Cast’ me Florjan Binaj n&eu...
Duke folur në 'Piranj Cast' me Florjan Binaj në SYRI TV, aktori Julian Deda ka treguar edhe prapaskenat që çuan në mbylljen e ...
Gjatë bisedës në ‘Piranj Cast’ me Florjan Binaj në SYRI TV, aktori Julian Deda ka treguar edhe momente të çuditshm...
Gjatë bisedës në ‘Piranj Cast’ me Florjan Binaj në SYRI TV, aktori Julian Deda ka diskutuar edhe për blerjen e ndjekë...
“Jetëgjatësia në shtrat: Sa "safet" je ti Juli?!” Aktori Julian Deda i ftuar në ‘Piranj'Kast’ me Florjan Binajn n...
Aktori i mirënjohur i humorit, Julian Dedaj, është ftuar në podcast-in e stilit kryeministror, po me emërtimin “Piranj'Kast&rdq...