Hije dyshimi mbi Jonën e BBVK 5/ Çfarë dihet për skandalin që përfshin emra të njohur shqiptarë

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Jona Krasniqi, është përfshirë në një debat në rrjetet sociale, pasi në TikTok kanë nisur të qarkullojnë disa komente të vjetra që dyshohet se janë bërë në një grup privat në Facebook, ku ajo ka qenë administratore.
Sipas materialeve të publikuara, në këtë grup janë diskutuar dhe komentuar vajza të ndryshme, përfshirë edhe personazhe të njohura për publikun shqiptar. Mes emrave të përmendur janë Leonita Xhaka, Doresa dhe Valdrina, bashkëshortja e Valdetit, një tjetër banor i këtij edicioni të BBVK.
Në rrjet po pretendohet se disa prej komenteve kanë qenë fyese dhe poshtëruese ndaj vajzave të përmendura, ndërsa përmbajtja e tyre është rikthyer në vëmendje pas hyrjes së Jonës në reality show.
Një vajzë e quajtur Adelina ka reaguar përmes disa videove në TikTok, të publikuara në gjuhën shqipe dhe gjermane, ku ka shpërndarë materiale që pretendon se janë marrë nga grupi në fjalë.
Sipas saj, komentet nuk kanë qenë të drejtuara vetëm ndaj personazheve publike, por edhe vajzave të zakonshme, të cilat janë përballur me fyerje dhe komente për pamjen apo jetën e tyre personale.
Adelina ka treguar gjithashtu se njëra prej vajzave që pretendon se është prekur nga këto komente i kishte rrëfyer se në atë periudhë kishte humbur aq shumë vetëbesimin, sa nuk guxonte të dilte nga dhoma e saj.
Ndërkohë, në një video tjetër që po qarkullon, vetë Jona dëgjohet duke treguar se ka qenë administratore e një grupi në Facebook së bashku me disa shoqe.
Pas publikimit të këtyre materialeve, ka ardhur edhe një reagim në emër të banores, ku jepen sqarime për historinë e grupit dhe qëllimin e krijimit të tij.
Sipas këtij reagimi, grupi ishte krijuar më shumë se dhjetë vite më parë për vajzat shqiptare që jetonin në Gjermani, Austri dhe Zvicër, me synimin për të diskutuar mbi pozitën e gruas dhe problemet me të cilat përballeshin në shoqëri.
Në deklaratë theksohet se Jona ka mbështetur gjithmonë lirinë dhe pavarësinë e grave, ndërsa pretendohet se edhe ajo vetë ka qenë viktimë e fyerjeve dhe sulmeve personale.
Madje, sipas reagimit, rreth dhjetë vite më parë janë shpërndarë edhe fotografi të manipuluara, ku Jona paraqitej e zhveshur. Pretendohet se këto imazhe, të cilat cilësohen si të rreme, u janë dërguar edhe familjarëve të saj.
Megjithatë, deri tani nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur autorësia e të gjitha komenteve që po qarkullojnë, si dhe roli konkret që Jona mund të ketë pasur në publikimin e tyre.
Çështja është raportuar edhe nga “Prive By LS”, ndërsa Jona ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”, ku nuk dihet nëse është vënë në dijeni për debatin që po zhvillohet jashtë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
"Jam dashnorja e një presidenti", Ronela Hajati zbulon “partnerin” e saj: Është i martuar...

Jonida Vokshi nuk i shpëton gafave në ditët e para të Big Brother, ngatërrimet e saj bëhen virale në rrjete sociale

“Është i duhuri kur…”/ Beniada Nishani merr gjithë vëmendjen, poston foton me partnerin

“Nuk ma përcakton askush rrugën”, Fero sqaron refuzimin për Big Brother VIP Kosova

Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos





