Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
AKTUALITET

KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata?

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi më 29 tetor studimin për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e

P
Piranjat 3 November 2026, 18:41 · 4 min lexim
KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi më 29 tetor studimin për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, sipas të cilit propozohet shtimi i 102 pozicioneve të reja për gjyqtarë, duke e çuar organikën nga 417 që është aktualisht në 519. Studimi propozon shtimin e 84 vendeve të përhershme operacionale dhe krijimin e 18 vendeve të rezervës funksionale. Gjithashtu, propozohet një kapacitet i përkohshëm prej 9 gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë, me kushtin e krijimit të bazës së nevojshme kushtetuese dhe ligjore.

Propozimi i KLGJ-së vjen në një kohë kur sistemi i drejtësisë vuan ende mungesën e dhjetra gjyqtarëve për shkak të procesit të vetingut dhe nuk e bën të qartë se ku do të gjenden magjistratët që nevojiten shtesë. Aktualisht janë duke ushtruar detyrën 309 gjyqtarë nga 343 të emëruar, ndërkohë që 74 vende janë vakante për organikën aktuale prej 417 gjyqtarësh.

Në studim vlerësohet nevoja për rishikimin e numrit të gjyqtarëve në sistemin gjyqësor shqiptar për periudhën 2026–2030. Sipas studimit, shtimi numrit ka si qëllim krijimin e kapaciteteve të nevojshme për përballimin e fluksit të çështjeve të reja, parandalimin e krijimit të stokut të mëtejshëm, uljen graduale të çështjeve të prapambetura dhe garantimin e funksionimit normal të gjykatave në të gjitha nivelet.

Në relacionin e bërë publik nga KLGJ në faqen online, konstatohet se studimi mbështetet në të dhënat kombëtare për personelin dhe ngarkesën gjyqësore gjatë viteve 2023-2025; raportin vjetor të KLGJ-së për vitin 2025; të dhënat e përditësuara të personelit deri në shtator të këtij viti; treguesit e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë, pranë Këshillit të Evropës, CEPEJ, të dhënat demografike të INSTAT-it dhe standardet e miratuara nga KLGJ-ja për ngarkesën vjetore të gjyqtarëve.

Projekti i KLGJ-së sugjeron që plani i plotësimit të dallojë rekrutimin në shkallën e parë nga ngritja në detyrë në apel dhe Gjykatën e Lartë. Evidentohet se, megjithëse ngritja në detyrë plotëson një vend në nivelin më të lartë, krijon një vakancë në gjykatën nga vjen gjyqtari.

“Prandaj çdo procedurë duhet të shoqërohet me analizën e efektit zinxhir”, kërkohet në relacion dhe sugjerohet që numri i të diplomuarve nga Shkolla e Magjistraturës, kohëzgjatja e procedurave dhe largimet e pritshme duhet të përfshihen në një plan shumëvjeçar të hyrjeve dhe daljeve.

Deri në vitin 2029, pritet të fillojnë punë si gjyqtarë studentët e Shkollës së Magjistraturës të rekrutuar në vitet 2024, 2025 dhe 2026, gjithsej 40 studentë, me emërimin e të cilëve nuk arrihet të plotësohen vakancat aktuale, ndërkohë që studimi parashikon edhe shtimin e 102 vendeve të reja.

Rritja e numrit të gjyqtarëve, parashikohet të shoqërohet edhe me shtimin e numrit të personelit jo gjyqtarë, në total 336 vende të reja.

Efekti financiar në vitin buxhetor që parashikohet se nevojitet për mbulimin e shpenzimeve për shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, është përcaktuar në vlerën mbi 1.2 miliardë lekëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, profesionistë të fushës së drejtësisë, dhe subjekte të interesuara për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik të këtij studimi. /Reporter/ 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.