Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mb... Procesi në Gjermani/ Mercenarët pranojnë në gjyq se do rrëmbenin shqiptarin për zhdukjen e drogës: Do merrn... Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn Ku shkuan fondet e rikonstruksionit?/ Shkolla në Durrës reklamon kontributin e prindit, por kush mban përgj... India shpallet destinacioni i vitit 2027, ja çfarë e bën kaq të veçantë për turistët... Intelligence Online: Drejtuesja e re e SHISH është aset i Romës, ka marrë pagesa shtetërore nga Italia “Zbërthehen” rrjetet shqiptare të drogës në Britani, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shite...
AKTUALITET

Hita në Romë me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias italiane, strategji e re kundër grupeve kriminale

Hita në Romë me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias italiane, strategji e re kundër grupeve kriminale

P
Piranjat13 November 2026, 14:36 · 3 min lexim
Hita në Romë me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka zhvilluar në Romë takime me drejtuesit e lartë të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Hetimore Antimafia të Italisë, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit për goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet.

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Hita dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale nga prefekti Raffaele Grassi, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike dhe Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, si dhe nga gjenerali Nicola Massimo Masciulli, Drejtor i Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA).

Në takim morën pjesë gjithashtu drejtues të strukturave italiane kundër narkotikëve, të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe të Shërbimit Qendror Operacional të Policisë.

Diskutimet u përqendruan te intensifikimi i hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta për identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale që shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe Itali. Vëmendje iu kushtua luftës kundër trafikut të drogës, trafiqeve të paligjshme, krimeve kibernetike dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar.

Një prej prioriteteve të përcaktuara ishte shkëmbimi në kohë reale i informacionit dhe inteligjencës policore, koordinimi i operacioneve dhe goditja e burimeve financiare të organizatave kriminale. Po ashtu, palët diskutuan për intensifikimin e kërkimeve për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe italiane.

Hita shprehu angazhimin e Policisë shqiptare për të zgjeruar bashkëpunimin, duke rritur numrin dhe kapacitetet e skuadrave të përbashkëta hetimore, me synimin për të zhvilluar hetime më të thelluara dhe operacione të koordinuara kundër strukturave kriminale, pavarësisht kufijve shtetërorë.

Nga ana tjetër, prefekti Grassi dhe gjenerali Masciulli vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm me strukturat e Policisë shqiptare dhe shprehën gatishmërinë për ta çuar atë në një nivel më të lartë.

Në përfundim të takimeve, palët ranë dakord për hartimin e një strategjie të re bashkëpunimi, me objektiv arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve kriminale ndërkufitare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.