SOCIALE

'Eurovision 2025' ndalon flamujt e komunitetit LGBTQ+ në skenë, lejohet vetëm flamuri zyrtar i shtetit përfaqësues

m.l Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 12:31

'Eurovision 2025' ndalon flamujt e komunitetit LGBTQ+ në

ZVICËR- Artistët që do të marrin pjesë në ‘Eurovision 2025’, do të lejohen të sjellin vetëm flamurin zyrtar të shtetit të tyre në ngjarjet zyrtare të Eurovisionit, duke përjashtuar kështu flamujt që përfaqësojnë komunitetin LGBTQ+, përfshirë edhe flamurin e krenarisë (Pride).

Sipas udhëzimeve të reja për politikën e flamujve, të siguruara fillimisht nga transmetuesi danez DR dhe më pas të publikuara nga PinkNews, pjesëmarrësit e këtij viti dhe delegacionet e tyre mund të sjellin në hapësirat zyrtare të Eurovisionit vetëm flamurin kombëtar të shtetit që përfaqësojnë.

Kjo përfshin edhe Ceremoninë Hapëse të Eurovisionit, skenën e Eurovision Village, Green Room-in dhe vetë skenën kryesore të Eurovisionit. Kjo do të thotë se artistët e komunitetit LGBTQ+ që garojnë këtë vit, përfshirë disa prej favoritëve si Miriana Conte nga Malta, JJ nga Austria dhe Erika Vikman nga Finlanda, nuk do të mund të shfaqin flamuj të komunitetit gjatë performancave të tyre.

Vitin e kaluar, fituesi nga Zvicra, Nemo, i cili identifikohet si person jo-binar, zbuloi se ishte ndaluar nga organizatorët të merrte në skenë flamurin jo-binar. Si rezultat, ai tha se e kishte futur fshehurazi flamurin për të mundësuar prezantimin e tij në paradën e flamujve.

“Duhej ta fshihja flamurin për ta futur, sepse Eurovisioni nuk e lejonte, por unë e bëra gjithsesi. Shpresoj që edhe të tjerët ta kenë bërë njësoj”, kishte thënë Nemo atëkohë.

Këtë vit, pjesëmarrësit do të lejohen të marrin në paradën e flamujve vetëm flamurin kombëtar të ofruar nga transmetuesi zviceran SRG SSR. Gjithashtu, nuk do të lejohen flamuj për të shprehur solidaritet me vende të tjera, si për shembull flamuri Ukrainës. Organizatorët kanë paralajmëruar se do të ketë “pasoja” për ata që nuk i respektojnë rregullat e reja, por kur u pyetën nga DR për detaje shtesë, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) nuk dha sqarime të mëtejshme.

Në një përgjigje për PinkNews, një zëdhënës i Eurovisionit tha: Politikat zyrtare për flamujt në ‘Eurovision 2025’ janë zhvilluar nga transmetuesi mikpritës zviceran SRG SSR në bashkëpunim me EBU-në, veçanërisht për hapësirat zyrtare të ESC, me qëllim që të sigurohet qartësi për publikun dhe delegacionet. Bashkërisht kemi synuar të krijojmë një ekuilibër që audiencat dhe artistët të mund të shprehin entuziazmin dhe identitetet e tyre, duke ofruar gjithashtu më shumë qartësi për delegacionet lidhur me hapësirat zyrtare.

Në përputhje me ngjarje të tjera garuese ndërkombëtare, në hapësirat zyrtare, që përfshijnë Skenën, Green Room-in, Eurovision Village dhe Tepihun Turkiz, lejohet vetëm përdorimi i një flamuri kombëtar për çdo delegacion.

Jashtë këtyre hapësirave zyrtare, politika për flamujt është e njëjtë si për publikun: lejohet përdorimi i të gjithë flamujve që lejohen sipas ligjeve zvicerane, duke ofruar mundësi të gjera për shprehjen e identiteteve personale. Ndërsa rregullat për artistët janë ashpërsuar këtë vit, ato janë zbutur për fansat që do të marrin pjesë në ngjarjet zyrtare të Eurovisionit, përfshirë gjysmëfinalet dhe finalen që do të mbahet në arenën “St. Jakobshalle” në Bazel të Zvicrës.

Fansat do të lejohen të marrin me vete “çdo flamur apo pankartë”, për sa kohë që ato nuk përbëjnë rrezik për sigurinë apo procesin e prodhimit të spektaklit, dhe janë në përputhje me ligjet zvicerane. Ndalohet përdorimi i flamujve që përmbajnë përmbajtje raciste, diskriminuese, apo simbole që nxisin urrejtje, fyerje ose shpifje. Po ashtu, flamujt me simbole të organizatave terroriste të ndaluara do të ndalohen. Flamujt ishin një temë shumë e diskutuar edhe në edicionin e kaluar, ku lejoheshin vetëm flamujt e 37 shteteve pjesëmarrëse dhe flamuri i përgjithshëm Pride.

Disa fansa të Eurovisionit kishin raportuar se nuk u ishte lejuar hyrja në arenën Malmö të Suedisë me flamuj të ndryshëm të komunitetit LGBTQ+, ndërsa të tjerë kishin hasur vështirësi me flamurin e Bashkimit Evropian. Po ashtu, flamuri palestinez ishte i ndaluar, si pjesë e vendimit kontrovers për të lejuar pjesëmarrjen e Izraelit pavarësisht luftës së vazhdueshme Izrael-Gaza. Sipas DR, flamuri palestinez këtë vit do të lejohet në arenën ku mbahet ‘Eurovision 2025’.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë