SOCIALE

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i Horoskopit për sot

M.B. Përditësimi i fundit 24 Maj 2025, 07:37

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i

Dashi

 

 

Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për t'u përmirësuar tej mase. Për gabimet e bëra nuk do keni druajtje të kërkoni edhe falje. Ju beqarët hapeni sa më parë zemrën tuaj sepse vetëm ashtu do e ndryshoni statusin. Në punë kushtet janë goxha të mira kështu që gjithçka do e bëni në qetësi të plotë. Po u bashkuat edhe me disa kolegë do arrini edhe më tepër. Buxheti do ketë ende nevojë për përkujdes. Mos kryeni shpenzime për gjëra qejfi sepse nuk është momenti.

Demi

 

Gjatë kësaj dite do keni shumë nevojë që t’iu përgëzojnë për ato që do arrini dhe kjo gjë do ju shtyjë të ecni edhe më përpara. Për ju që keni një lidhje, kjo e sotmja do jetë një nga ditët më të entuziazmuara të muajit. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni dhe do përgatisni edhe surpriza emocionuese për njëri-tjetrin. Ju beqarët gjithashtu do filloni histori dashurie pasionante që do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në punë do jeni goxha pozitivë dhe do e merrni me optimizëm edhe detyrën më të vështirë. Buxheti do mbetet njësoj kështu që për të mos pasur tronditje të forta shmangni çdo investim.

Binjakët

 

Do jeni shumë tekanjozë gjatë kësaj dite. Gjërat për fat të keq nuk do ju ecin si i kishit menduar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha e trazuar dhe e mbushur me debate të forta. As ju dhe as partneri nuk do tregoheni të logjikshëm. Ju beqarëve do iu ndodhin gjërat si me magji dhe në fund të ditës do filloni lidhjen e ëndërruar. Në punë sado të ndiqni strategji të mira nuk keni për ta përfunduar në kohë detyrën e dhënë. E gjithë kjo nga gabimet që keni bërë më parë. Me financat rekomandohet shumë përkujdes sepse po filluan vështirësitë nuk do jetë e lehtë të kalohen pa u lënduar.

Gaforrja

 

Gjatë kësaj dite nuk do keni as kohë të mërziteni pasi gjërat kanë për t’iu ecur për së mbari. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj ka qenë delikate kohët e fundit, edhe sot gjendja do mbetet e njëjtë. Partneri do ndikohet shumë nga personat që e rrethojnë dhe mund t'iu thotë gjëra të gabuara. Ju beqarët do filloni një romancë të bukur dhe të veçante. Në punë do ju propozohet diçka e rëndësishme që do ju mbushë me frymë. Mezi e keni pritur atë moment. Në planin financiar yjet do ju bëjnë të pamatur dhe mund të kryeni shpenzime të tepruara. Po nuk morët masa keni për të pasur probleme akoma më serioze.

Luani

 

Do jeni shumë pozitivë gjatë kësaj dite dhe do shihni vetëm anët pozitive të gjërave. Për ju të dashuruarit do jenë disa planetë që do ndikojnë tek jeta sentimentale kështu që përgatituni për të përjetuar emocione të veçanta. Problemeve të së shkuarës do iu vini kapak njëherë e mirë. Nëse jeni beqarë, edhe pse do keni takime interesante, nuk duhet kurrsesi të nxitoheni e të hidhni hapa. Në punë më mirë merrini gjërat shtruar dhe pa u nxituar sepse ashtu do dilni më të fituar. Disa miq do ju gjenden pranë për çdo nevojë që do keni. Buxheti do mbetet ende delikat prandaj kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni më të kujdesshëm pasi mund të përballeni me probleme të mëdha. Jo çdo gjë do jetë ashtu siç duket. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë shumë e turbullt. Do fryjnë stuhi të fuqishme dhe të rrallë do jenë ata që do dalin prej tyre pa u dëmtuar. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur për të ndryshuar statusin tuaj, kështu që do refuzoni edhe ftesat që do iu bëhen. Në punë do gjendeni në situata të vështira dhe vetëm falë ndihmës së kolegëve mund të dilni. Detyrave që do iu jepen nuk do ua gjeni dot fillin. Në planin financiar duhet të zgjidhni sa më shpejt problemet që ju kanë dalë.

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite do jeni tejet kapricozë dhe do doni të provoni gjëra të reja në çdo moment. Ju që jeni në një lidhje do keni një dëshirë të papërmbajtur për t'i bërë gjërat sa më serioze. Do flisni hapur me njëri-tjetrin dhe do gjeni gjuhën e përbashkët. Ju beqarët do e keni goxha të vështirë ta joshni atë që pëlqeni kështu që duhet të bëni durim edhe për pak ditë. Në punë duhet fillimisht t’i siguroni gjërat para se të veproni sepse me pas gjithçka ka për të qenë më e lehtë. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi apo tronditjeje. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli.

Akrepi

 

Gjatë kësaj dite shpesh nuk do i përmbani dot emocionet dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje, mos kërkoni të jeni dominues ndaj partnerit sepse do përballeni me probleme e debate të forta. Mundohuni të bashkëpunoni sa më tepër dhe t'i merrni gjërat qetësisht. Ju beqarët ka mundësi të realizoni takimet e ëndërruara, por nuk duhet të nxitoni për asgjë. Në punë duhet të sakrifikoni edhe oraret e pushimit për të arritur atje ku doni. Vërtet mund të lodheni, por rezultatet që do arrini do jenë të jashtëzakonshme. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e shkëlqyer.

Shigjetari

 

Gjatë kësaj dite do jeni shpesh në ankth dhe nuk do dini çfarë të bëni. Nëse jeni në një lidhje, mos kërkoni gjëra jashtë logjikes sepse do mërziteni pamasë kur partneri të mos ua plotësojë dot. Më e mira është të qëndroni gjithë kohës me këmbë në toke. Ju beqarët do ëndërroni gjithë kohës dhe do ndiheni mirë me ëndrrat tuaja. Në realitet nuk do ketë asgjë te re. Në punë çdo gjë do ju duket e vështirë fillimisht, por duke u përpjekur dhe duke qenë të motivuar keni për t’ia dalë mbanë. Do kënaqeni dhe do e kuptoni se në fakt jeni të zotët. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse gjendja nuk do jetë aspak e kënaqshme.

Bricjapi

 

Mundohuni të ruani vetëkontrollin gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë që do iu ecin gjërat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë ndryshe nga të tjerat. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi pranë të dashurit të zemrës dhe mund të merrni edhe vendime të mëdha. Ju beqarët do e mbani kokën pas dhe nuk do ua vini veshin ftesave që do iu bëhen. Në punë do iu ofrohen mundësi të shkëlqyera të cilat do ju ndihmojnë të shtoni edhe të ardhurat. Me financat tregohuni sa më vigjilentë që të mundeni nëse nuk doni tronditje.

Ujori

 

Planetët nuk do i keni në favor gjatë kësaj dite dhe në disa momente mund të gjendeni edhe në situata delikate. Nëse keni një lidhje ka rrezik të mos i qëndroni besnikë partnerit tuaj sepse një person shumë joshës do flirtojë me ju dhe nuk do ju shqitet. Në fakt ky do jetë një gabim me pasoja të renda për të ardhmen. Ju beqarët nuk duhet të jepni përgjigje të menjëhershme pas propozimeve që do merrni sepse mund të gaboni. Në punë nuk do ju mungojë aspak energjia dhe do jeni të pandalshëm. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe gjendja do mbetet e mirë.

Peshqit

 

Çdo gjë do zbukurohet sot dhe Dielli do ua ndriçojë mendjen. Për ju të dashuruarit vështirësitë do zhduken si me magji dhe optimizmi do mbizotërojë në çdo moment. Do jeni gjithë kohës të buzëqeshur dhe plot alegri. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe nuk do guxoni as të dilni për takime. Ky do jetë një gabim, por nuk do e keni vetë në dorë. Në punë intuita do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për çdo gjë. Do ecni me rritmë të shpejta dhe nuk do lodheni shumë. Në planin financiar vështirësitë do jenë ende të mëdha. Kujdes me çdo hap që do hidhni.

horoskopi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë