HUMOR

Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta, parashikimi i Horoskopit për sot

M.B Përditësimi i fundit 18 Prill 2025, 07:42

Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta,

Dashi

 

 

Gjatë ditës së sotme do jeni më vigjilentë dhe do e bëni gjithçka me rregull. Për ju të dashuruarit e sotmja do ketë ndryshime të mëdha. Shumë gjëra kanë për t'u rregulluar falë qetësisë, mirëkuptimit dhe tolerancës që do tregoni. Ju beqarët do keni një takim impresionues, i cili do ua ndryshojë të ardhmen njëherë e përgjithmonë. Në punë do keni rivalitet të fortë, por nëse nuk e lëshoni veten dhe merrni guximin për të arritur atë që keni menduar, askush nuk do ju mposhtë. Financat do jenë të stabilizuara, por mirë është që të shmangni investimet më të mëdha se zakonisht për të mos mbetur pa para nesër.

Demi

 

Gjatë kësaj dite do jeni gati për të ndryshuar gjithçka në jetën tuaj për t’u ndier më të plotësuar. Ju të dashuruarit mundohuni të tregoheni sa më të disponueshem ndaj partnerit tuaj pasi në të kundërt ai mund të kërkojë mbështetje diku tjetër. Ju beqarët do keni një ditë të lumtur dhe të mbushur me rrahje të forta zemre. Asgjë nuk do jetë më si më parë, por sigurisht gjithçka do jetë shumë më e bukur. Në punë do filloni projekte të reja që do ju marrin më shumë kohë, megjithatë do keni goxha arritje. Në planin financiar duhet të vendosni më shumë rregull. Po i latë gjërat pas dore mund të keni edhe tronditje.

Binjakët

 

Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë të duruar dhe mund te bëni gabime te vazhdueshme. Ju që keni në një lidhje do ju ndryshojë shpesh humori dhe herë do dashuroheni pa dorashka e herë do debatoni pa arsye. Kujdes me çdo fjalë ose gjest sepse situata mund të përkeqësohet më shumë nga sa mendoni. Ju beqarët do preferoni aventura kalimtare dhe pasionante prandaj do i shmangni të gjitha ftesat për lidhje serioze. Në punë, një angazhim i marrë së fundmi do kërkojë të ndërmerrni pak më shumë rreziqe. Mund të ndieni edhe më shumë lodhje se më parë. Buxheti do jetë delikat pasi nuk do arrini dot të tregoheni të matur.

Gaforrja

 

Dielli do ua bëjë ditën shumë më të bukur dhe nuk do jeni më me nerva si dikur. Ju të dashuruarit do ndiheni më të qetë dhe do bëni të pamundurën për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Do afroheni me të dhe do pranoni t'i flini pa dorashka. Ju beqarët do luani me joshjen tuaj dhe do arrini të bëni për vete dikë. Në punë do tërhiqni vëmendjen e të gjithëve me ato që do arrini. Do jeni këmbëngulës dhe të pakonkurrueshëm. Buxhetin që keni do dini ta organizoni më së miri dhe për asnjë moment nuk do keni tronditje. Nëse familjarët do ju kërkojnë hua edhe mund t'iu jepni.

Luani

 

Pritet që dita e sotme të jetë pozitive dhe e favorshme. Shumicën e kohës do jeni me humor të mirë. Ju të dashuruarit do i qëndroni shumë besnike partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të do përmirësohet jashtëzakonisht. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Ju beqarët do tundoheni shumë nga disa persona që do ju vijnë në pune, por nuk do keni asnjë mundësi për të bërë diçka. Në punë duhet ta pranoni me çdo kusht postin e ri që do iu jepet sepse vetëm ashtu do përparoni në profesionin që keni. Buxhetin do e menaxhoni me shumë maturi dhe realizëm kështu që nuk do ju ndodhë asnjë problem.

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës të zymtë sepse gjërat nuk do ju ecin si duhet. Ju të dashuruarit do kaloni momente të vështira dhe në shumë raste do ndiheni me të vërtetë keq. Ju beqarët do keni një ditë elektrizuese dhe shumë të veçantë. Më në fund do përjetoni ndjesi ndrysje dhe shpesh do ju duket sikur jeni ne një botë tjetër. Në punë sado që të mundoheni nuk do ja dilni t’i përfundoni si duhet gjërat. Do ju vijë inat, por nuk do keni çfarë të bëni. Në planin financiar duhet të tregoheni gjithë kohës vigjilentë pasi vetëm kështu do e mbani situatën nën kontroll.

Peshorja

 

Do keni karakter të fortë sot dhe do bëni gjithçka keni në dorë për t’ia dalë mbanë. Ju që keni një lidhje bëni të pamundurën për ta ndryshuar rutinën sepse ajo mund ta vrasë marrëdhënien që keni krijuar me aq mund. Ju beqarët do pëlqeni disa persona, por nuk do keni kurajën t'ia shprehni këtë pëlqim. Edhe sot ju do mbeteni vetëm. Në punë gjërat do evoluojnë goxha dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Tashmë do ndiheni edhe me gati për të marrë një post të ri. Të ardhurat do dini t'i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe në mbrëmje mund të shpenzoni edhe për ndonjë darkë me të afërmit.

Akrepi

 

Fale ndihmës së Hënës dhe Jupiterit gjërat për ju do ecin për mrekulli sot. Nëse keni një lidhje, dialogu dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Marrëdhënia me partnerin do jetë aq e veçantë saqë të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do jeni më sharmantë nga më parë dhe do e keni të lehtë të bëni për vete këdo që do pëlqeni. Në punë do jeni më gati për të filluar projekte konkurruese dhe do e ndieni veten superiorë nga të tjerët. Buxheti do lërë për të dëshiruar. Mundohuni të kurseni sa të mundeni që të mos mbeteni shpejt pa para në xhep.

Shigjetari

 

Gjatë kësaj dite nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme dhe shpesh do mërziteni. Për ju të dashuruarit ka rrezik që e sotmja të jetë rutinë dhe zemra nuk do ndihet mirë. Mundohuni të bëni gjëra të reja që emocionet të shtohen. Ju beqarët do jeni impulsive dhe do pranoni të dilni me persona që në fakt nuk ja vlejnë. Në punë do ndërmerrni iniciativa të reja dhe do ecni me ideale. Një koleg mund t’iu bëjë edhe disa propozime mjaft interesante. Në planin financiar Jupiteri do sjellë fat me shumicë. Gjendja do ketë aq përmirësim saqë nuk do e besoni dot se jeni në realitet.

Bricjapi

 

Gjatë kësaj dite do vlerësoheni shumë nga të tjerët dhe do i përmirësoni edhe marrëdhëniet me ata me të cilët dikur keni debatuar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bukur. Mes jush dhe partnerit do ecë gjithçka për mrekulli. Ju beqarët as nuk do mendoni për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me disa çështje më të rëndësishme. Është herët për të pasur ndryshime. Në punë do jeni teket të angazhuar dhe do lodheni me të vërtetë goxha. Ndonjëherë do mendoni edhe të ndërprisni çdo gjë. Për buxhetin do jetë ditë negative. Tregoni kujdes sa më të madh sepse në të kundërt keni për të pasur tronditje.

Ujori

 

Sot do ju duket sikur jeni mbi të tjerët dhe do bëheni mendjemëdhenj. Ju të dashuruarit do jeni shumë kritikë ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia me të mund të destabilizohet. Të dy palët do e ngrini zërin dhe nuk do arrini dot ta kontrolloni veten. Ju beqarët ka shumë mundësi të afroheni me dikë, i cili më shpejt nga sa mendonit mund të zërë vend në zemrën tuaj. Në punë, besimi i madh që keni tek vetja do iu hapë shumë porta. Planetët gjithashtu do iu sjellin fat. Buxhetin menaxhojeni me sa më shumë përkujdes dhe maturi dhe do e shihni që nuk do ju ndodhin probleme.

Peshqit

 

Mërkuri herë do sjellë gëzim e herë trishtim në jetën tuaj. Për shumë gjëra keni për të pasur vështirësi. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e kontrastuar. Në mëngjes do lindë dielli, por në mesditë do dalin retë e para dhe pasdite mund të bjere shi. Zemra nuk do ndihet aq mirë sa do dëshironte. Nëse jeni beqarë mirë do jetë të mos hidhni asnjë hap të nxituar. Në punë nuk do ju mungojë aspak motivimi, megjithatë do keni frikë të guxoni e të veproni. Do ju duhet patjetër një mbështetje e fortë nga dikush. Gjendja e të ardhurave ka për të qenë e kënaqshme dhe do e keni të lehtë të kryeni shpenzimet e domosdoshme.

horoskopi

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

LANDFILLI I PALIGJSHËM I SHIJAKUT

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve