Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
SOCIALE
"Këngët e saj ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare"/ Ambasadori Ervin Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi Simaku në SHBA
m.lPërditësimi i fundit 8 Prill 2025, 17:27
SHBA- Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar para pak ditësh me këngëtaren e shquar shiptare Parashqevi Simaku. Takimi u bë në një mbrëmje të organizuar në nder të fotografit Fadil Berisha që ka bërë bashkë ambasadorin me yllin muzikës shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.
“️Parashqevi Simaku shkëlqen për Shqiptarët kudo në botë. Në mbrëmjen në nder të ikonës se artit Fadil Berisha, këngët e Parashkës ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare”, ka shkruar Bushati krahas disa fotove që ka publikuar.
Parashqevi Simaku, e cila kishte shumë vite që jetonte e pastrehë dhee braktisur nga familja në New Jork, ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. Disa muaj më parë, këngëtarja u pa në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale dhe endej rrugëve. Parashqevi Simaku u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe jo vetëm, ndërsa tashmë i është rikthyer muzikës duke sjellë një këngë të re.