Aktorja e njohur e teatrit shqiptar, Olta Gixhari, e cila arriti famë të madhe me pjesëmarrjen në “Big Brother”, ka folur edhe njëherë për eksperiencën e saj në këtë format shumë të ndjekur televiziv.
Ajo e braktisi garën para kohe, por nëse do të ishte në finale beson se do ta fitonte.
“Ka qenë një eksperiencë unike, shumë e bukur, një eksperiencë për të cilën nuk jam bërë aspak pishman. Po të kthehesha mbrapa do ta ribëja. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam sfiduar veten time. Siç e kam thënë edhe natën që kam dalë, natën e 1 prillit, që askush nuk e besonte që unë po dilja vërtet sepse ishte dita e gënjeshtrave, Big Brotherin tim unë e kam fituar dhe realisht ndjehem një fituese përballë vetes time sepse sfidat më të mëdha i kam me veten time”, ka thënë Olta, e cila ishte ndër personazhet kryesore të edicionit të sivjetëm të Big Brother.
“A do ta fitoja po të isha në natën finale? Po pse jo. Them që po, nuk e di. Kjo do të mbetet një mister për jetë”, ka shtuar ajo.
Sa i përket epiteteve të cilat i mori gjatë këtij edicioni të Big Brother, ajo tregoi se cilin prej tyre e konsideron më të vërtetin.
“Cilën prej epiteteve e shijova më shumë? “Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kuçedra? Po t’i bësh të tria bashkë është një koktel i mrekullueshëm. Kështu që nuk do të hiqja asnjërën. Epiteti që është përdorur më së së shumti për mua është Prima Dona, ajo është e vërtetë, mbase nga mbase nga mënyra e sjelljes sime sepse unë kam një sjellje të shkujdesur”, ka thënë Olta “nZa” në RTK.
Ajo ka thënë disa fjalë edhe për fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli.
“Pse fitoi Luizi? E meritoi. Mesa duket diti të depërtojë në zemrat e gjithë shqiptarisë shumë më mirë se kushdo tjetër”, ka theksuar Olta.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
4 Qershor18:25
5 shenjat që tregojnë se ai do të ndahet, por ka frikë të ta thotë
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...
SOCIALE
4 Qershor17:30
Këto shenja do të kenë verën më të keqe
Me siguri po mendoni "Kam kaluar një dimër të vështirë, më lër të mos jem në këtë listë".&nbs...
SOCIALE
4 Qershor18:00
“Luizi është i paqartë”/ Krisje në lidhjen me Kiarën? Kristi: Pasioni mes tyre po mbaron, dallohet nga sjellja që...
Kiara dhe Luizi kurorëzuan lidhjen e tyre, të krijuar brenda “Big Brother VIP”, në martesë edhe pse shumë persona kishin ...
SOCIALE
4 Qershor09:00
I biri feston ditëlindjen, Klea dhe Elgiti martohen sot/ Detaje nga ceremonia që do të mbahet në...
Për Klea Hutën dhe Elgit Dodën, kjo do jetë një ditë shumë e veçantë, pasi do të martohen. Çifti s&...
SOCIALE
4 Qershor08:00
Dua Lipa reagon pas deklaratave të Britanisë për emigrantët shqiptarë: Kanë fituar para me shumë punë, ikin nga nevoja
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka kritikuar gjuhën që Britania e Madhe ka përdorur ndaj emigrantëve s...
SOCIALE
4 Qershor07:00
Zyrtare/ Topi i Artë largohet nga Real Madrid
Karim Benzema dhe Real Madrid, një histori e gjatë dashurie me një fund logjik për të dyja palët.
Sulmuesi francez &eum...
SOCIALE
3 Qershor20:00
Manchester City drejt “tripletës”, triumfon në derbin e FA Cup, Man, United dorëzohet (VIDEO)
Ilkay Gundoghan, njeriu vendimtar edhe në finalen e madhe të FA Cup që u luajt në “Wembley” mes Manchester City dhe Manchester...
SOCIALE
3 Qershor17:00
“Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit
Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur së bashku me familjen pushimet në Turqi, ku nuk kanë munguar as fotot e shum...
SOCIALE
3 Qershor16:00
Arsyeja e çuditshme pse njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift
Turneu i Taylor Swift pritej të ishte madhështor, por mesa duket po i kalon përmasat e menduara. Rishtazi, njerëzit nëpër rrjete...
SOCIALE
3 Qershor13:00
Kombëtarja humbet mesfushorin titullar për sfidat me Moldavinë dhe Ishujt Faroe
Kombëtarja humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës. Bëhet fjalë për Klaus Gjas...