
SHBA- Pavarësisht viteve që kalojnë, duket se mosha është vetëm një numër për Polina Porizkovën. Modelja e njohur mbushi 60 vjeç dhe bëri një postim lidhur me këtë në rrjetet sociale. Ajo ka folur shumë herë për marrëdhënien e saj me kohën, duke shpjeguar se nuk është diçka që e tremb, ndërsa ka dëshmuar se e ka “përqafuar” veten edhe tani që nuk është më e re.
Madje, ajo është fotografuar shpesh me rroba banje apo edhe e zhveshur, duke treguar se nuk e ka problem me shenjat e plakjes në trup. Kështu këtë herë për të festuar ditëlindjen e saj të 60-të, Polina Porizkova ka pozuar me rroba banje në Instagram.
Më konkretisht, ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj personale, ku pozon me bikini blu dhe një kapele të bardhë, në pasqyrë. Në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj, ajo ka falënderuar ata që i kanë dërguar urimet e tyre.
"Unë arrita nivelin 60 sot! Mirënjohëse, e frymëzuar, plot gëzim dhe shumë e zënë duke shijuar gjithçka për të postuar. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja. Unë i vlerësoj ata, si dhe ju. Do të kthehem javën tjetër për të ndarë të gjithë argëtimin që kam pasur, por tani për tani po jetoj”, ka shkruar ajo.