Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
SOCIALE
Ribashkohet çifti që anuloi dasmën para pak kohësh?/ Sydney Sweeney dhe Jonathan Davino drekojnë së bashku në Los Angeles
m.lPërditësimi i fundit 7 Prill 2025, 19:32
SHBA- Sydney Sweeney u ribashkua me ish të fejuarin e saj, Jonathan Davino. Dyshja, të cilët kohët e fundit anuluan dasmën e tyre, hëngrën drekën së bashku në Los Angeles gjatë fundjavës, sipas fotove të siguruara nga Page Six.
Aktorja 27 vjeçare mbajti kokën e ulur gjatë takimit, duke vendosur një palë syze dielli dhe një kapuç blu të madh për të mbuluar sadopak fytyrën. Ajo ka kompletuar look-un e saj casual me një palë xhinse të gjera dhe atlete të bardha.
Davino nga ana e tij kishte veshur një veshje krejt të zezë. 41-vjeçari dhe ish-e fejuara e tij, të cilët shoqëroheshin nga qeni i tyre, nuk dukej se ishin përfshirë në asnjë PDA përveç Davinos që dukej se kishte vendosur një dorë në shpinën e Sweeney.
Ylli i "Euphoria" dhe Davino dolën publikisht me romancën e tyre në vitin 2018, dhe ai u ul në një gju për ti propozuar katër vjet më vonë. Megjithatë, ata u bënë qendra e vëmëndjes muajin e kaluar për përfundimin e fejesës së tyre.