Titanic
SHBA- Aktorja Kate Winslet foli për atë që shumë do ta konsideronin si një nga skenat më romantike në historinë e kinemasë dhe e përshkroi si "një makth". Skena në fjalë është nga filmi ‘Titanic’ në të cilën ajo dhe Leonardo DiCaprio puthen teksa qëndrojnë në pjesën e përparme të anijes.
Në një intervistë të re, Kate pa sërish momentet ikonike dhe shpjegoi pse ishte kaq sfiduese për ti filmuar dhe çfarë kujtonte prej tij. Kate shpjegoi se ishte sfiduese pasi regjisori James Cameron kërkonte ndriçimin e përsosur.
Për më tepër, ai u filmua në një pjesë të setit që ishte e vështirë për t'u aksesuar. Si rezultat parukierët dhe grimierët nuk mund të ishin me ta. Kjo e la Kate që të kujdesej vetë për grimin e saj.
“Gjatë skenës, në thelb isha duke ribërë grimin. Po ta shikoni nën fustan kam fshehur furçet e grimit që ti kisha sa më afër.” kujton Kate.
Skena, veçanërisht puthja, u deshën disa herë për t'u bërë saktësisht e duhura, dhe ishte një rrëmujë e vërtetë për aktorët.
"Ne vazhduam të bënim puthjen, dhe mu desh të rivendosja grimin si tek vetja ashtu edhe tek Leo, dhe kjo u bë e shpeshtë. Në fund të skenave dukesha çuditshëm me fytyrën plot grim të çrregullt” tha aktorja.
Leonardo u përball me një fat të ngjashëm pasi grimi i saj shumë më i zbehtë ia mbuloi fytyrën. Kate zbuloi gjithashtu se skena e puthjes ishte shumë e pakëndshme falë kostumit.
“Unë e shikoj atë dhe shoh se sa shumë nuk mund të merrja frymë në atë korse” tha ajo.
titanic
Artikuj te sugjeruar
n.f
SOCIALE
13 Qershor14:43
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshme, i afrohen normës bazë të interesit
Foto ilustruese
TIRANË- Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave, duke zbri...
S.B
SOCIALE
13 Qershor12:27
"Ka filluar të pijë sërish"/ Frikësohen miqtë e Ben Affleck, dyshojnë se i është rikthyer vesit, shkak martesa e paqëndrueshme me Lopez
Ben Affleck
SHBA- Gjendja shëndetësore dhe mendore e aktorit Ben Affleck po shqetëson e frikëson dita-ditës të afër...
S.B
SOCIALE
13 Qershor10:43
Koncerti i Taylor Swift shkakton tërmet në Skoci, cilat ishin tre këngët që lëkundën tokën?
Taylor Swift
SKOCI- Mijëra fansa të këngëtares Taylor Swift bënë që toka të lëkundet teksa brohorisnin dh...
M.B.
SOCIALE
13 Qershor07:31
Jeni vërtet në rrugë të mbarë, parashikimi i Horoskopit për sot
Foto ilustruese
Dashi
Do jeni më të përgjegjshëm dhe më largpamës gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni...
S.B
SOCIALE
12 Qershor15:18
Oprah Winfrey shtrohet në spital, kolegia e saj jep detaje: Ishte një gjë shumë serioze, kishte një lloj gjëje në stomak...
Oprah Winfrey
SHBA- Producentja me moderatorja Oprah Winfrey është shtruar në spital pas një virusi në stomak. Manjatja e me...
S.B
SOCIALE
12 Qershor14:58
VIDEO/ Britney Spears nuk "heq dorë" nga ishi, kërcen me këngën e Justin Timberlake
Britney Spears
SHBA- Këngëtarja Britney Spears ka postuar një video provokuese teksa kërcen, në Instagramin e saj. Ylli 42-vj...
S.B
SOCIALE
12 Qershor14:40
VIDEO/ Kevin Jonas eviton me sukses kancerin e lëkurës, flet pas operacionit: Ju kujtoj të kontrolloni nishanet tuaja...
Kevin Jonas
SHBA- Ylli i "Jonas Brothers", Kevin Jonas ka zbuluar se ka hequr me sukses një nishan kancerogjen nga fytyra. Kitaristi dhe kën...
S.B
SOCIALE
12 Qershor14:21
Mori doza "vdekjeprurëse" valiumi, Celine Dion tregon momentet e vështira të sëmundjes: Nuk e dija se mund të më vriste
Celine Dion
SHBA- Këngëtarja kanadeze Celine Dion pranoi se mori doza valiumi të rrezikshme për jetën, për ta ndihmuar n...
S.B
SOCIALE
12 Qershor11:50
"Fëmijët vuajnë dhe duhen mbrojtur"/ Madonna reagon për pasojat e luftrave në botë, mbështet Samitin Global të Paqes
Madonna
SHBA- Këngëtarja Madonna ka bërë një postim në rrjetet sociale për luftën kudo në botë...
S.B
SOCIALE
12 Qershor11:37
FOTO/ Chris Brown habit me pozat gjatë takimeve me fanset, sa kushton një foto e pazakontë me të?
Chris Brown
SHBA- Të shpenzosh para për të parë nga afër këngëtarin/en e preferuar nuk është asgjë e...