INVESTIGIME

10 muaj pas mashtrimit të ‘A Plus Medical Solution’, Anisa përballet me një tjetër provë

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 22:48

10 muaj pas mashtrimit të ‘A Plus Medical Solution’, Anisa

Kjo vajzë që mes ulërimash po mban një thikë në dorë, është këngëtarja 23 vjeçare nga Prishtina, Anisa Veseli. Ndërsa personi përballë saj, është Nardi nga Shkodra, i cili po përpiqet të...

Do t’jua tregojmë rrugës.

Jeta dhe karriera e kësaj vajze, ka qenë me shumë sfida, suksese dhe zhgënjime, por, sfida më e madhe, kishte të bënte me stabilitetin e shëndetit, të cilën ajo me shumë guxim e përballoi dhe e fitoi. Ne të Piranjave e njohëm  Anisën në ato rrethana të vështira që kur përballohen së bashku, konsolidojnë raportet mes njerëzve. Një pjesë shumë e vogël nga tema kur ajo ia arritur suksesin me operacionin dhe e përlotur falenderon. Krahas ndihmës për kapërcimin sa më shpejt të situatës shëndetësore, bashkë me këngëtaren, ne çmontuam një histori mashtrimi, që kishte për protagoniste agjensinë A Plus Medical Solution, dhe titullaren e saj Lena Krasniqi

Tashmë kjo histori ka 10 muaj që është mbyllur. Anisa është rikuperuar plotësisht. Sa për Lenën, as nuk e kemi idenë nëse ka vënë mend apo vazhdon t’i trajtojë klientet me metodat e saj aspak korrekte. Por, ne nuk jemi dhe aq të mirë sa dukemi. Madje nganjëherë bëhemi shumë të këqinj, siç ndodhi në atë mbrëmje të 27 qershorit 2025.  Taulanti, autori jonë, ndodhet në Prishtinë dhe nisur nga njohja që ka me këngëtaren, e fton për darkë. Bashkë me të drejt kryeqytetit të Kosovës, ka udhëtuar edhe Nardi, kushëriri që bën edhe shoferin.

Pasi autori është takuar me Edonën, piranjën tonë të Prishtinës, të dy ulen për të pritur këngëtaren, e cila nuk vonon të vijë. Në më pak se një minutë, Anisa ka treguar të gjitha planet, projektet dhe hallet që ka, por ka ende... Duket se gjithçka shkon tepër mirë për të. Shihet që është e lumtur jo vetëm që u takua me ne, por edhe për jetën që po bën pas asaj ndërhyrjeje kirurgjikale tepër delikate. Ndaj për ta prishur pak këtë atmosferë, na duhet ta provokojmë në diçka që as vetë nuk do ta pranonim kurrë.

22-vjeçarja, jo vetëm që nuk është dakord me autorin, por nis të shfaqë dyshime për qasjen e tij. Duket se në këtë tavolinë darke nuk është përballë saj ai personi që e respektonte aq shumë. Në fakt për këtë argument kaq delikat, nuk mund të ketë demokraci. Prandaj Anisa tregohet tepër kategorike. Pas ketij demonstrimi të shpirtit patriotik, sidomos kur bëhet fjalë për armikun e përjetshëm, biseda ndryshon, sepse qëllimi i kësaj tavoline nuk është marëdhënia me serbin, por diçka shumë e rëndësishme për të cilën kemi udhëtuar për tre orë nga Tirana në Prishtinë.

Na kena një situatë jo të mirë, tek Piranjat...

Po Anisa çfarë hyn këtu? Tregojmë problemin...

Vajza befasohet se si një person që e ka dëmtuar kaq shumë, ka kurajon që ta denoncojë për shpifje por tani na duhet t’i themi edhe diçka tjetër.

Ajo kërkon 100 mijë euro prej nesh. A je ka ban hajgare...?

Në fakt po, hajgare po bëjmë, por Anisa ende nuk duhet ta dijë, prandaj do vazhdojmë lojën që kemi nisur. Të ndajmë lekët... Sidoqoftë, ka edhe një variant tjetër, më paqësor.

Ose në të kundërt.... na është çep shumë keq... Anisa merr situatën në dorë, dhe jep menjëherë zgjidhje... Veç thuaji asaj t’i merru me Anisën.... Këngëtarja 22-vjeçare po mundohet gjatë gjithë kohës ta kalojë si përgjegjësi të saj atë përplasje me Lena Krasniqin, e cila sipas planit tonë, kërkon 100 mijë euro. Por kjo që diskutuam në tavolinë nuk është e gjitha, sepse në Prishtinë jemi jo për ta detyruar të paguajë, por për diçka që mund të na shpëtonte të gjithëve nga ky siklet.

Ajo kërkon (të bësh) falje publike. Anisa është kategorike. Fytyra e saj merr një tjetër pamje. Falje nuk ka, për asnjë arsye. Pavarësisht respektit që ka për ne, kjo gjë nuk bëhet. Pikë. Deri te dajla e Taulantit. Pasi dy vajzat kanë mbetur vetëm, Edona bën përpjekjet e fundit për ta bindur mikeshën e saj.

Pse me kërku falje... Jo Edonë....

Negociatat nuk po shkojnë si duhet, dërkohë Anisa e ka kuptuar se ftesa për darkë nuk paska qenë dëshirë për të takuar një mike, por diçka e kurdisur. Dhe këtë e tregon më së miri fytyra e saj. E kemi situatën jo të mirë, ta shpjhegova që në fillim. Unë këtë nuk mundem me e ba. Me këtë që sapo tha, Anisa Veseli na ka dhënë të kuptojmë që kjo bisedë duhet të mbyllet këtu. Asnjë raport miqësie dhe respekti nuk mund të vihet mbi dinjitetin.

100 mijë euro... 100 mijë euro....

Autori përdor një metodë tjetër për ta vënë në siklet këngëtaren, fundja mund të bëjnë edhe pa të.Kërkojmë falje ne fundja. Këtu janë vënë disa kufij. Askush, qoftë edhe një këngëtare që e kemi për zemër, nuk mund të na mësojë se si të sillemi. Gjërat duhen ndarë njëherë e mirë. Ne mund ta flasim edhe me avokatin në qoftë se, Anisa është e bindur që zonja Lena është mashtruese, por kjo tashmë ka pak rëndësi. Problemi është se sa mund të jetë shuma që do të kërkojë.

Ajo mund të luajë për 100. Anisa jo vetëm që ka refuzuar të bashkëpunojë gjatë gjithë kohës, por është dukshëm në siklet në një darkë që supozohej të ishte relaksuese. Nëse t’i po bëhesh keq, atëherë e mbyllim këtë muhabet. Ndërkohë, biseda në tavolinë ndërpritet, nga një lajm i minutës së fundit në Televizionin T7. Në këto pamje shihet Nardi kushëriri i autorit tonë, i cili vrapon me një thikë në dorë pasi ka qëlluar një person. Taulanti e ndalon videon dhe ikën. Vajzat kanë mbetur vetëm, dhe Edona e cila nuk po e mban më lojën, mundohet ta sqarojë Anisën se çfarë po ndodh. Pasi ka qëndruar për pak çaste me vajzat, Taulanti largohet për herë të dytë, duke i lënë vetëm në një situatë që nuk premton asgjë të mirë.

Ndërsa, të dyja po diskutojnë për ngjarjen, në sallë hyn Nardi i cili kërkon shpëtim tek personi i parë që sheh. Ky debat mes Anisës dhe Nardit, duhet ndërprerë sa më shpejt, për më tepër kur shohim se mikesha jonë e cila ka marrë thikën në dorë nuk po trembet aspak nga ky vrasës i pamëshirshëm. (me pak tallje këtë vrasës i pamëshirmshëm) Në këtë moment kur i gjithë diskutimi është përqëndruar tek incidenti i thikës, Anisa vazhdon ta ketë mendjen tek Lena.

Jeni të degjeneruar..../piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë