Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon, çmimi 14% më i lartë se në Greqi Arrestohet ushtari amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për Rusinë! FBI: Çështje me shqetësim maksima... HUFFINGTON POST: Mafia shqiptare e drogës po ‘pushton’ Romën edhe ekonomikisht EMRAT/ Njëri në kërkim nga Turqia për mashtrim, tjetri i dënuar për “vjedhje me dhunë”, dy të arrestuar në ... Dyshimet për blerje votash, Sara Mila del nga SPAK: Kam dhënë dëshminë time Bisedimet për paqen në Abu Dhabi, Zelensky: Shoh ndryshim në qëndrimin e SHBA-së, por mbeten mosmarrëveshje... Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit, Rade Basta! Dyshohet për vjedhjen e miliona doll... A kanë ngjashmëri protestat në Shqipëri me ato në Francë? Si përgjigjet ambasadorja franceze Protestuan kundër qeverisë, policia gjobit 37 qytetarë Deputetja socialiste Sara Mila në SPAK Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bijë
INVESTIGIME

‘Legen, dil jashtë!'/ Qytetarët në Kamëz përplasen me Rakip Sulin/ Nga biznesi i inerteve te sherri mes vëllezërve

P
Piranjat31 October 2025, 21:28 · 3 min lexim
‘Legen, dil jashtë!'/ Qytetarët në Kamëz

Jemi në Kamëz, aty ku tre vëllezër janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të një biznesi inertesh dhe materialesh ndërtimi që njëri prej tyre ka ngjitur me banesat e dy të tjerëve, duke u shkaktuar shqetësime për shkak të pluhurit dhe zhurmave që vijojnë pa ndalur nga mëngjesi në darkë.

Islam dhe Shemsi Brahilika kanë tentuar disa herë që të bisedojnë me vëllain për të gjetur një zgjidhje, por siç shprehen ata çdo diskutim ka përfunduar në sharrje dhe ofendime dhe pa asnjë zgjidhje konkrete.

Duke qenë se me vëllain nuk janë marrë vesh, Shemsiu dhe Islami i janë drejtuar disa herë Bashkisë së Kamzës me shpresën se aty do të merrnin jo vetëm përgjigje, por dhe një zgjidhje.

Por mesa duket nuk paska qenë e thënë pasi as aty nuk morën zgjidhje, dhe pse në një moment, pas një takimi që kishin patur me kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, ku ky i fundit kishte urdhëruar drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territiorit, Jeton Danin për të kryer verifikime dhe për t’i dhënë zgjidhje, përfundoi pa asgjë.

Kështu, ata iu drejtuan Prokurorisë, ku dhe ky organ shprehej se nuk kemi të bëjmë me një vepër penale duke ia lënë në dorë institucioneve vendore, pra Bashkisë së Kamzës dhe IMT në varësi të saj.

Vetë drejtori i IMT, Jeton Dani në një takim të zhvilluar me vëllezërit, e pranon situatën, por sipas tij, Shemsiu dhe Islami mund ta merrnin në telefon kur të donin për këtë problem por gjithmonë para orës katër, pasi pas orës katër ai nuk ishte në punë.

Pra hajde merre vesh këtë drejtor.

Të gjendur përballë kësaj situate, vendosëm të takojmë kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, por ky i fundit jo vetëm që nuk jep zgjidhje por shtyn dhe ofendon para kamerave qytetarët që i kishin zënë derën. Ndërkohë që dhe sot që flasim situata mbetet e njëjtë, zhurma dhe pluhuri vijojnë pa ndalim./Piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.