Të përfshirët
KAVAJA- Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila një vit më parë, kohë kur ishte vetëm 11 vjeçe u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushurirës së saj 35 vjeçar, baba i një fëmije.
E mitura tregon se në muajin Gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushurirat e sajë, konkretisht bashkëshorten e 35 vjeçarit Elton Sina.
Kohë më parë 35 vjeçari kishte komunikuar me vajzën në instagramin e saj, teksa i dregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë konkretisht që kur ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.
E mitura tregon për Piranjat se abuzimi ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë vetëm në dhomën e gjumit, teksa kujdesej për të vegjlit e familjes.
Në fakt e gjithë situata kishte ardhur gradualisht pasi për tre ditë qëndrimi 35 vjeçari e kishte ngacmuar disa herë, madje dhe në prezencë të familjarëve të tjerë teksa e mitura flinte. Familjarët e vajzës së mitur tregojnë që sapo janë vënë në dijeni të situatës babai ka marrë më telefon dhëndrin e familjes, 35 vjeçarin abuzues. Si kundërpërgjigje abuzuesi i dërgon një sms teksa i kërkon falje për të gjitha gjestet që kishte kryer, duke pranuar në një farë mënyre gjithka kishte kryer me vajzën e mitur.
Babai i të miturëa tregon që i është drejtuar menjëherë policisë italiane për të bërë një kallëzim, por si përgjigje i është thënë se kallëzimi duhet të kryhet edhe në Shqipëri pasi ngjarja ka ndodhur atje.
Familjarët e të miturës, kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen komisariatit të Kavajës ku kryejnë kallëzimin, OPGJ i komisariatit pasi ka marrë kallëzimin ka thënë se për ekspertizën mjekoligjore të vajzës dhe procedura të tjera do telefonoheshin shumë shpejt nga vetë ai për ta sjellë vajzën në Shqipëri.
Por nga muji Tetor i vitit 2023 familja e të miturës nuk kanë marrë asnjë fletëthirrje dhe për më tepër asnjë telefonatë.
Në kohën kur procedurat gjyqësore kishin nisur në Itali, familjes i mbërrinë një vendim nga gjykata e qytetit Bolognia që çështja është mbyllur për arsye se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht që e mitura dhe abuzuesi janë të dy persona me nënshtetësi Italiane.
Po policia e Kavajës?
Nëna e të miturës, babai, dhe motra e të miturës tregojnë që nuk kanë marrë asnjë reagim dhe asnjë përgjigje nga drejtësia shqiptare pavarësisht që i është vënë në dispozicion çdo foto e bisedës mes 35 vjeçarit dhe të miturës, teksa ai i shkruante se do shkonte ta takon dhe në momentin e takimin vajza duhej të vishte të brendshmet që i pëlqenin atij.
abuzimi i 11-vjecares
Artikuj te sugjeruar
M.B.
INVESTIGIME
13 Shtator22:29
Agjencia e trajtimit të kredive në krizë, flet ministri i ri i financave
TIRANA- Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera, një institucion me rreth 30 punonjës ka si mision mbledhjen e kredive...
M.B.
INVESTIGIME
13 Shtator22:14
Prifti homoseksual! Në publik kundër komunitetit LGBT+, por ja çfarë bën në fshehtësi kleriku i Elbasanit
At Nikolla Xhufka
ELBASAN- Një chat mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kis...
M.B.
INVESTIGIME
13 Shtator21:31
Tenderat abuzivë të Bashkisë Selenicë/ Kryetari mohon konfliktin e interesit
SELENICA- Keqmenaxhimi i fondeve publike në institucionet e qeverisjes vendore, denoncohet çdo ditë nga mediat, lokale dhe qendrore. Edh...
M.B.
INVESTIGIME
13 Shtator21:22
A ka ndryshuar kontrata e rrugës Thumanë-Kashar, pas vendimit të gjykatës?
Belinda Balluku, Florian Binaj dhe Ardi Veliu
THUMANË- Projekti për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar ishte pjesë e paket&...
M.B.
INVESTIGIME
13 Shtator21:09
Dita ose data ters së cilës duhet t’i shmangemi
TIRANA- Kur thyhet një pasqyrë, janë 7 vet fatkeqësi. Po macja e zezë? Po ta preu rrugën, tërë dita ters. Po u th...
M.B.
INVESTIGIME
13 Shtator20:55
11 vjeçarja abuzohet seksualisht nga i afërmi i saj, institucionet vonojnë procedurat
Të përfshirët
KAVAJA- Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila nj&e...
I.A
INVESTIGIME
25 Qershor14:25
Agjencitë jobuxhetore, luks i financuar nga tarifat ndaj qytetarëve
Një sërë institucionesh publike, që i ngarkojnë qytetarët me tarifa të rënduara, i lejojnë vetes që të ...
B.Z
INVESTIGIME
7 Qershor21:52
Një javë pa ashensor, ngërçi institucional që rëndoi pacientët në QSUNT
Foto ilustruese
TIRANË - Prej një jave shërbimi i ashensorit në repartin e neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitar...
M.B.
INVESTIGIME
7 Qershor21:44
Me fëmijë të sëmurë dhe pa përkrahje, drama sociale e një nëne nga Durrësi
Valbona
DURRËS- Valbona, është një nënë nga Durrësi, e cila rrit e vetme tre fëmijët e saj. Jeta për...