INVESTIGIME

Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e Ministres Balluku

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 21:07
Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e Ministres Balluku
foto ilustruese

TIRANË- Anijet gjeneratorë të ardhura nga Bangladeshi, të njohura si Tigri 1 dhe Tigri 3, kanë patur vëmendjen tonë për më shumë se tre sezone. Kjo për shkak të parregullsive në procedurat që janë ndjekur hap pas hapi, që nga blerja e deri tek vënia në punë e tyre. Por le të rikthehemi të bëjmë një përmbledhje të këtij skandali me kosto prej disa dhjetra milion dollarë për buxhetin e shtetit.

Anijet u blenë nga kompania offshore Exelerate Energy Limited Partnership nga Bangladeshi në 2022 për 15 milion dollarë, ndërkohë që kompania publike, KESH bëri kontratë për t’i marrë ato me qira për plot 45.5 milion dollarë. Pra, 3 fish më shtrenjtë. Një absurditet, që thërret me të madhe skandal.

Por nuk mbaron me kaq, sepse nëse 45.5 milion dollarë do të jepen për qiranë, vlera që do të shkojë për operimin nga kompania tjetër fituese Renco, kap shifrën 22.5 milion dollarë. Pra, plot 68 milion dollar, që do të merren nga arka e shtetit, që mbushet me taksat e qytetarëve për të përfunduar në xhepat e pronarëve të kompanive fituese.

E theksojmë, u zhvillua një tender emergjent kur nuk dihej se kur do të vinte malli që po kërkonin. Tani le të sqarojmë pak më mirë çështjen e emrit te kompanise fituese.

Na u shit publikisht se anijet termike janë sjellë nga kompania amerikane Excelerate Energy, por na ka rezultuar se firma që është marrë me këtë ka vetëm emrin e ngjashëm, pasi bazën e ka në shtetin offshore Delaëare, parajsë fiskale që mban sekret pronarët. Në dokumenta shihet se oferta në KESH është dorëzuar me logon e firmës prestigjoze Excelerate Energy, por në brendësi del se certefikata e regjistrimit është e një kompanie tjetër Excelerate Global Operations LLC, ndërsa personi që ka firmosur ofertën është Daniel Bustos, shefi i njësisë tregtare i një tjetër Excelerate, asaj Limited Partnership. Të dyja kompanitë, si Excelerate Global Operations ashtu edhe Excelerate Energy Limited Partnership rezultojnë me seli në shtetin offshore Delaware.

Pra, kontrata që vlen miliona dollarë sjell dokumenta të tre kompanive të ndryshme?

E jo vetëm kaq, por kur anijet ndizen ndotja mjedisore që i shkaktohet zonës së mbrojtur në gjirin e Vlorës është kolosale. Dy TEC-et kanë një kapacitet prodhues energjie prej 114 megavat orë dhe kërkojnë konsumin e 500 ton në ditë lëndë djegëse të llojit mazut. Sot nuk ka asnjë interes që termocentralet lundruese të ndizen pasi çmimi i energjisë është normalizuar dhe KESH ka patur një vit të mirë ku ka shitur energji.

Por ato u ndezën sigurisht, sepse nevoja për ta çuar deri në fund këtë aferë me qëllimin për ta justifikuar atë kalon çdo arsyetim logjik, fitimprurës në buxhetin e shtetit

Një element tjetër shumë i rëndësishëm është edhe analiza që ka bërë KLSH, ku del se çmimi i energjisë së prodhuar nga anijet, del 268 euro për megavat/orë, pra 4 herë më i shtrenjtë se të blesh energji në import. Por pavarësisht kësaj KESH ka marrë përipër kostot e zhdoganimit të anijeve, vajit lubrifikues dhe nxjerrjes së lejeve, licansave, autorizimeve dhe marrjes me qira të depozitave të lëndëve djegëse dhe për të gjitha këto janë shpenzuar edhe 9.4 milion euro të tjera.  

Për të gjitha këto fakte, personi në majën e piramidës së kësaj afere korruptive, Ministrja Belinda Balluku nuk dha asnjë përgjigje në përballjen me Piranjat.

Ndaj vëmendjen për shpëtimin e 68 milion dollarëve që rrezikojnë të ikin dëm dhe milionave të tjera që do të shpenzohen për lëndet djegëse, ia kërkojmë drejtësisë, konkretisht SPAK-UT, i cili më në fund duket se ka nisur të veprojë, duke hapur hetimet.

belinda balluku anije gjenerator

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë