INVESTIGIME

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë! Në fushatë, ai të quan 'shenjtore të përditshmërisë'

Dojna Mema Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 22:17

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto

TIRANA- Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë. Si shtylla e familjes, si heroinë, si themel i shoqërisë. Me zë të butë, me tone të ëmbla, me premtime të mëdha. Sepse po afron 11 maji. Dhe për një çast, ti nuk je më thjesht grua. Je nje votë. Por unë dua të flas për ty pas 11 majit.

Kur telefoni nuk bie më për të të thirrur në miting. Kur askush nuk të pyet si je. Kur fytyra jote nuk del më në poster. Sepse pas 11 majit, ti kthehesh te lodhja, te stresi, te heshtja. Kthehesh në një nënë, një motër, një punëtore, gjithmonë në këmbë – edhe kur s’ke më fuqi. Ti që mban barrën e gjithë familjes mbi supe.

Që mbush frigoriferin. Që kujdesesh për të gjithë, dhe harron veten. Që nuk ke kohë të merresh me çfarë veshin deputetet, sepse lufton të arrish fundin e muajit. Por, ti nuk gënjehesh më nga njerëz që vishen bukur. Sepse ti e di vota nuk është çështje shijeje. Nuk është dekor.

Është pesha e gjithë jetës që ti mban mbi supe. Ai që kërkon të të marrë votën, e ka kuptuar si të të flasë. Flet bukur. Me ndjenja dhe metafora. Në fushatë, ai të quan “shenjtore të përditshmërisë”. Të përshëndet me frazën “Pa ty nuk funksionon ky vend” dhe të përcjell me: “Mos harro të më votosh.” Sepse ai e di që për një moment, mund të të bëjë të ndihesh e rëndësishme.

Dhe ai moment i mjafton – është momenti i votës. Pastaj? Më 12 maj ti zhdukesh nga radari i politikës. Kthehesh te hallet. Te rroga që nuk mjafton. Tek familjarët që presin duke të parë në sy. Te urdhërat e mbrojtjes, që nuk i respekton kush. Sepse kur një grua vritet në këtë vend, nuk ka më fjalime. Nuk ka më konferenca. As kamera. Ka vetëm një tjetër lajm te shkurtër, një tjetër heshtje më shumë.

Ironia është kur ju kërkojnë të bindni burrat të votojnë “siç duhet”. Të jeni komandante – një ditë në katër vjet. Të mbani peshën e zgjedhjeve, pa marrë asgjë nga ajo që vjen pas. Por ti nuk je komandante fushate. Ti nuk je buzëqeshje për kamera. Ti nuk je dekor. Ti je grua. Dhe forca jote është që nuk i dhunon votat. Nuk i shantazhon njerëzit. Nuk luan me emocionet e të tjerëve.

Ti je ende aty – kur fushata mbaron. Në dyert e institucioneve. Në spitale. Në kuzhina. Në punëra pa orar. Në heshtje. Në përpjekje. Në vuajtje. Dhe për të ndryshuar këtë vend, nuk ke nevojë të bindësh askënd. Mjafton të votosh për veten. Për dinjitetin tënd. Për jetën që meriton edhe pas 11 majit. Sepse nëse dashuria matet me votë, atëherë nuk është dashuri. Nuk është respekt. Është marketing.

dojna mema

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë