INVESTIGIME

Anijet e ndryshkara TEC vijojnë të ankoruara në port, miliona euro dalin nga xhepi i shqiptarëve, kur do i shohë SPAK shkeljet e KESH?

b.z Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 20:59
Anijet e ndryshkara TEC vijojnë të ankoruara në port, miliona
Foto ilustruese

TIRANË - Emisioni investigativ “Piranjat” përgjatë dy sezoneve ka denoncuar aferën me kontraktimin përmes një tenderi emergjent të dy anijeve me Tec që supozohet të “shpëtonte” shqiptarët nga kriza e energjisë, e që sot vijojnë të qëndrojnë të ankoruara në port dhe presin të marrin nga buxheti i KESH plot 69 milionë dollarë.

Anijet jo vetëm që nuk i shpëtuan shqiptarët nga kriza e energjisë, ashtu siç u shit, por fatura që paguam për energjinë e importuar kapi vlerën 450 milionë euro. Tashmë kësaj shume pritet t’i shtohen miliona të tjera për qiranë, mirëmbajtjen, karburantin, depozitat e naftës dhe kostot e operimit.

Shkeljet e KESH për këto dy asete termike janë të shumta, që nga emergjenca e hapjes së tenderit e deri tek kapërcimi i afateve të tij, si dhe përgatitjet për t’i marrë në dorëzim, edhe pse ka përfunduar emergjenca dhe afati i kontratës 2-vjeçare që u firmos në 4 prill 2022!

Nga 10 ditë kohë që detyron ligji për të shpallur një garë me procedurë të përshpejtuar, Koorporata Elektroenergjitike la vetëm 3 ditë kohë. Interes shprehën dy kompani, por u pranua oferta e firmave Exelerate Energy dhe Renco. Kontrata mes KESH dhe Excelerate Energy u negociua në mars 2022 dhe u firmos një muaj më pas, por pa lanë afat dorëzimi.

Kjo kontratë shërbeu që kompania Excelerate Energy ta përdorë si kolateral në bankë dhe të marrë kredi, përmes të cilës bleu anijet me Tec në Bangaladesh. Dy tecet kushtuan 15 milionë dollarë, tre herë me lirë se kosto që do të paguajë KESH për qiranë, plot 46 milionë dollarë. Por nuk mbaron këtu, sepse për operimin e tyre do të paguhen 22.5 milion dollarë.

Shqiptarëve iu shit publikisht se anijet termike janë sjellë nga kompania amerikane Excelerate Energy, por rezulton se firma që është marrë me këtë ka vetëm emrin e ngjashëm, pasi bazën e ka në shtetin offshore Delaware, parajsë fiskale që mban sekret pronarët.

Jo vetëm kaq, por nëse anijet ndizen ndotja mjedisore që i shkaktohet zonës së mbrjtur në gjirin e Vlorës do të jetë kolosale! Megjithatë, sot nuk ka asnjë interes që termocentralet lundruese të ndizen pasi çmimi i energjisë është normalizuar dhe KESH ka patur një vit të mirë ku ka shitur energji.

Pavarësisht parregullsive të njëpasnjëshme, KESH po përgatitet muajt e fundit për të marrë në dorëzim tecet lundruese dhe për të nisur fazën e komisionimit, pra dhënies së parave. E gjithë kjo procedurë po bëhet e bazuar në një kontratë të dyshimtë që detyron pagesën dhe në raste kur ka hetime të organeve të drejtësisë dhe kur kriza dhe koha e kontratës ka përfunduar prej disa muajsh.

Për gjithë këto shkelje u njoftua administratorin e ri i KESH, Erlind Sulo, por sipas përgjigjes që Korporata e Energjisë dërgoi për emisionin “Piranja”, anijet janë në fazën e fundit të testit të sigurisë dhe do të merren në dorëzim. Një megaskandal ky i ngjashëm me atë të inceneratorëve, faktet janë si më poshtë:

-KESH ka bërë një marrëveshje me kompani off-shore;
-Ka marrë me qira asete me tre-fishin e vlerës që mund të shpenzonte nëse do t’i blinte;
-Shqiptarët do të paguajnë miliona dollarë për një shërbim që nuk e kanë marrë asnjëherë;
-Shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të konsumit të karburantit janë jashtë çdo logjike ekonomike;
-Impakti në mjedis është shkatërrimtar.

A nuk i mjaftojnë Spakut këto fakte për të nisur një hetim?

anije lundruese tec

Artikuj te sugjeruar

M.B. INVESTIGIME 7 Qershor20:54

Protesta për profesionet e lira

Foto ilustruese TIRANA- Nëse ka patur një politikë të dështuar të qeverisë Rama, është ajo me taksat. Dik...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë