INVESTIGIME

Boom-i i qendrave estetike kërkon botox, produkti i palicensuar prej vitesh kontrabandë në Shqipëri, institucionet mbyllin sy e veshë edhe për kurset, mjekja: Dy javë 5000 euro, certifikata s’të mbron nga ligji, duhet të japësh “kafe”

b.z Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 21:24
Boom-i i qendrave estetike kërkon botox, produkti i palicensuar prej vitesh
Foto ilustruese

TIRANË - Boom hapjesh klinikash mjekësore dhe qendrash estetike, kërkesë e lartë e klientëve për ndërhyrje estetike, shërbimet e të cilave po ofrohen online pa informacionet e duhura. Kurse dhe trajnime me çmime marramendëse në këto qendra nga pseudomjekë të cilët garantojnë t’u mësojnë ndërhyrje apo procedura injektuese edhe të rinjve që nuk kanë asnjë informacion parësor për mjekësinë. Botox kontrabandë që prej gati 10 vitesh ka mbushur klinikat dhe qendrat e estetikës, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë sehir.

Kjo është pasqyra e mjekësisë estetike në vendin tonë.

Piranjat bënë një vëzhgim në kryeqytet, ku konstatuan se procedurat injektuese të konsideruara si ndërhyrje estetike, po bëhen nga persona inkompetentë, si stomatologë, infermierë, parukierë dhe estetistë, të cilët kanë përfituar nga boshllëku i ligjit “për mjekësinë estetike” në vendin tonë, duke marrë mbi shpatulla kompetencat e një mjeku specialist për injektime të tilla, si filler e botox.

 “Kemi shumë problematika, kemi çdo ditë situata të pakëndshme që ne hasim në institucionet tona, në klinikat tona, dhe këto shpesh kanë të bëjnë me referenca të gabuara në trajtimet e individëve, me komplikacione të paarritshme të zgjidhen nga individë që i aplikojnë këto materiale”, thotë Aida Bajri, mjeke dermatologe .

“Ne si dermatologë tani nuk po merremi më me trajtime derma-estetike, por me komplikacionet që kanë këta njerëz si pasojë e ndërhyrjeve të gabuara, gjithnjë e më tepër po shtohen”, ngre alarmin Entela Shkodrani, mjeke dermatologe pranë QSNUT-së.

Për doktoreshën Ermira Vasili, shefe e klinikës së dermatologjisë në QSUT, “Shpeshherë njerëzit nisen edhe nga mundësitë financiare dhe ofrimi që u bëjnë njerëz të pakualifikuar për të bërë një procedurë, mendoj që nuk është e drejtë, e drejtë është që secili nga ne të bëjë atë punë që di të bëjë më mirë”. 

Sipas mjekëve specialistë, ky është problem i 10-vjeçarit të fundit, ku vihet re një hapje të madhe të klinikave estetike të cilat licensohen për estetikë dhe më pas kryejnë trajtime të mirëfillta mjekësore dhe dermatologjike. Mungesa e kontrollit sipas tyre ka krijuar këtë vorbull të turbullt sa i takon ”mjekësisë estetike” në Shqipëri.

“Edhe nga ana ligjore t’i të paktën duhet të kesh mbaruar një mjekësi, se dhe infermiere pavarësisht se e aplikojnë shumë, infermieria dhe stomatologjia nuk është e ligjshme, shprehet mjekja e klinikes estetike”.

Një tjetër problematikë në këtë fushë janë dhe kurset apo trajnimet të cilat ofrohen nga pseudomjekë klinikash estetike, për individë që nuk kanë asnjë backraund mjekësor, mjafton të paguajnë nga 1000-5000 euro, trajnime që zgjasin nga 2 ditë deri në 2 javë. Pra thënë shkurt e qartë, ti paguan mijëra euro, merr një certifikatë që s’pi ujë gjëkundi, nuk je e licensuar pavarësisht se mund të kryesh injektime filler apo botox, e nëse kontrolli të vjen në derën e subjektit, duhet t’i bësh shok e miq, më e rëndësishmja t’u japësh ‘kafe”. Më tej vijon punën i/e pashqetësuar, me dëshirën e vetme që të kesh sa më shumë klientë.

“Drejtoria shëndetësore në Shqipëri, se po të kapën ata është problem, se e aplikojnë se ti e di, nëse ke ndonjë të njohur nëpër parukeri aplikojnë nuk është se nuk aplikojnë, ne na bëjnë kurse goxha njerëz dhe goca që jetojnë në Shkodër që punojnë parukiere dhe e bëjnë për klientët e tyre. Aty pastaj do duhet të tregohesh e shkathët vetë, sa njohje ke njerëz ke, siç e kanë nisur të gjithë e kupton, ka dhe një ditore që bëjnë mezoterapi, bëjnë këtë bëjnë atë, janë thjesht certifikata që shtojnë atë CV-në tënde, kupton? Po nuk është se të mbrojnë nga ligji, këtë po të them. Pastaj nëse i ke dhe miq ata ndryshohet muhabeti i jep dhe ndonjë kafe ku di unë se ndaj po të them se kështu funksionon”, shprehet mjekja e klinikes.  

Por çfarë ndodh kur nuk je mjek dhe një klienti i ndodh një komplikacion? Kush mban përgjegjësi?

“Guximi i njerëzve nuk duhet të arrijë deri në atë nivel, që të bëjë një punë që nuk e di, edhe pse mund të bëjë një kurs të thjeshtë. Edhe tek mjeku ndodh komplikacioni, por mjeku di ta menaxhojë një komplikacion, një estetist nuk di”, shprehet doktoreshë Ermira Vasili, shefe e klinikës së dermatologjisë, QSUT.

Ajo çka është ulëritëse, është fakti se lënda e parë e botox, me princip botulinum toxin, nuk është i autorizuar për tregtim në Republikën e Shqipërisë, por ndërkohë prej vitesh aplikohet pa asnjë problem në të gjitha klinikat apo qendrat e estetikës të cilat kryejnë injektime të tilla.

 

 

 

qendra estetike botox aida bajri entela shkodrani

Artikuj te sugjeruar

M.B. INVESTIGIME 24 Maj21:01

Monologje- profesionet e lira

TIRANA- Monologu 1 Unë jam ERALDO,  Në vendin tim sot duhet të ishte dikush tjetër, por ai ka zgjedhur të mos flasë....

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë