INVESTIGIME

Daja futet në dush dhe abuzon me 22-vjeçaren, historia e trishtë e të resë që u kthye nga mbesë e dashur në viktimë dhe mos pranimi i partneres së saj

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Tetor 2025, 13:55
Daja futet në dush dhe abuzon me 22-vjeçaren, historia e

Në Shqipërinë tonë, ku ende patriarkalizmi shitet si traditë dhe burrat kanë autoritetin absolut në familje, shumë histori të tmerrshme me protagoniste gra dhe vajza, mbeten të fshehura brenda mureve të shtëpisë, dhe këto të fundit paguajnë çmimin. Si në rastin e një vajze të re, e cila ka vendosur të ndajë me Piranjat historinë e saj të abuzimit, shkaktuar nga një prej njerëzve më të afërm.

Ajo tregon se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Pasi periudhën më të nevojshme të jetës së saj e ka kaluar pa prezencën e nënës. Deri në vitin 2019 kur babi i ndërroi jetë. Vetëm pak javë pas kësaj tragjedie, Ester atëherë 16 vjeçare, udhëton drejt Greqisë bashkë me motrën më të vogël. Ajo tregon se në atë periudhë qëndronte tek shtëpia e dajës i cili ka treguar kujdes të vazhdueshëm për të rreth 5 vite, deri kur në vitin 2022, të dy bashkë kthehen në Shqipëri.

Daja i vajzës, sot 51 vjeç, quhet Artemis Ullorja dhe aktualisht jeton në Llixhë të Elbasanit, 5 km nga qyteti. Në fillim edhe në Shqipëri gjërat duken në rregull, deri kur raportet ndryshojnë, pasi vajza shfaq hapur orientimin e saj seksual, pasi njihet me Simonën dhe të dyja vajzat krijojnë një raport intim me njëra tjetrën. Këtu raporti kaq i mirë mes të dyve, pëson një krisje të rëndë, dhe nga ai personi i arsyeshëm që ishte, daja bëhet shumë kërkues ndaj mbesës dhe pas këtij distancimi, Ester bën një hap të rëndësishëm në jetën e saj, hap i cili u pranua edhe nga nëna e saj.

Por asnjëherë nga daja, i cili madje do të reagonte dhunshëm.

Duke parë ambientin mbytës, që po krijohej nga personi të cilin vajza e kishte pasur si pikë mbështetje, dy partneret, vendosin të lënë shqipërinë, për tu sistemuar përkohësisht në Gjermani, tek familjarët e vajzës tjetër. Në datë 16 prill të vitit 2025 Ester dhe partnerja e saj, vijnë në Shqipëri pasi afati i qëndrimit në Gjermani po përfundonte. Gjatë kësaj periudhe, me 16 korrik 2025, Ester shkon për të vizituar nënë e saj të sëmurë e cila ishte nën kujdes të dajës së Esterit.  Ester tregon se në një moment po fliste me familjarët e saj në telefon dhe pasi mbylli telefonatën, ajo hyn për të bërë një dush, pa menduar se ai moment do të shënonte një pikë të rëndësishme kthese në raportin e saj me njeriun që e kishte patur si mbështetjen më të madhe.

Daja futet i zhveshur në tualet dhe abuzon me mbesën e tij 22 vjeçare. Një rastësi fatlume e deshi që në atë moment gjyshja e sëmurë të thërriste djalin e saj, dhe shpërqëndrimi i tij e ndihmoi vajzën t’i shpëtonte nga duart.

Ester arrin të dalë nga tualeti dhe rrobat e para që gjeti mbi krevat i veshi, dhe u arratis nga ballkoni i shtëpisë, duke nxituar drejt hotelit të një të afërme të saj. Gjithçka që ndodh më pas, është e ngjashme me një skenë filmi, me vajzën që fshihet, dhe dajën që e kërkon gjithandej për disa minuta.

Vajza dukshëm e terrorizuar, kërkon të fshihet, dhe punonjësja e hotelit e strehon në dhomën e parë që gjen të hapur. Sapo punonjësja dhe vajza kanë hyrë në dhomë, në kamera shfaqet daja, i cili nis ta kërkojë nëpër korridor, pa e vënë re se ku ishte strehuar mbesa. Kërkimi i 51-vjeçarit në ambientet e hotelit zgjat për rreth 5 minuta. Ai shëtit i pashqetësuar në të gjitha katet, dhe më pas largohet pa arritur ta gjejë mbesën e tij.

Pas 15 minutash Ester arrin të ikë nga hoteli duke u ndihmuar nga kushuriri i partneres së saj. Gjatë kësaj periudhe, Ester vendos të mos e denoncojë rastin, dhe kjo e kishte një shkak. Ajo thotë se kishte frikë nga ai sepse në një moment kur motrat ose nëna e saj do të vinin në Shqipëri, ai  mund t’i bënte diçka të keqe.

Por pesha e tmerrit që ka përjetuar në ato momente, nga njëri prej njerëzve më të dashur, ka qenë më e madhe se sa frika... Ndaj për këtë, kërkon një përgjigje nga daja i saj. Një pse, që e ka munduar në gjithë këto muaj. Vajza futet në shtëpi i kërkon dajës të flasë me të dhe në momentin e parë që ajo e pyet nëse e vriste ndopak ndërgjegja për sielljen që kishte bërë atë ditë në tualet, ai shprehet dhuke thënë shumë. Mjaftojnë vetëm pak sekonda që edhe më skeptiku, të bindet që abuzimi ka ndodhur, dhe se vajza  kishte thënë gjatë gjithë kohës të vërtetën.

E ndërsa në një moment kur vajza po i kërkon shpjegime për atë që ka ndodhur atë ditë, shqetësimi më i madh i Artemisit është se çfarë ka ajo në çantë, kuptohet, nga frika se mos po regjistrohet. Gjithashtu ai shprehet duke i thënë mbesës së tij se këtë të fundit e kishte copën e mishit të tij, e ndërkohë nga audio dhe reagimet e vajzës kuptojmë që ai tenton përsëri ta prekë me duar.   Duket qartë që vajza ende e ndjen në lëkurë frikën e atyre momenteve, saqë edhe një kontakt sado i vogël, qoftë edhe vënia e dorës përmbi sup, i shkakton ankth dhe terror. Mbesë dhe dajë, ndahen me kërkesën e këtij të fundit për të folur një ditë tjetër.

Por më përpara duhet të flaste me Piranjat që ndodheshin jashtë shtëpisë së këtij të fundit. Ndërsa gazetarja e pyet mbi aktin që ka bërë, ai mbyllet në shtëpi duke gjetur pretekstin se kishte nënën e sëmurë dhe se do të dilte nga aty fiks pas dy minutash. Por kjo ishte vetëm një kërkesë e tij për tu fshehur dhe për të na u shmangur me pretendimin se gazetarja do largohej që aty…./piranjat.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë