Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...

Një 75-vjeçar nga Kuçova është ankuar në emisionin “Piranjat”, pasi është mashtruar nga miku i tij, Arben Karakashi, një pronar “exchange”-i në qendër të qytetit, i cili pas marrjes së parave është zhdukur pa lënë gjurmë.
I mashtruari rrëfen se më 18 qershor, në orën 4 pasdite, i ka dhënë Arbenit një shumë prej 3 mijë dollarësh dhe 384 mijë lekësh të vjetra në këmbim të 3 mijë eurove, që i duheshin për djalin që do të vinte nga Amerika. Por kur e mori në telefon dy orë më vonë, Karakashi nisi justifikime: “Jam në Berat, gruaja më është sëmurë”, dhe më pas i fiku telefonin.
Maliqi e njihte Arbenin prej vitesh; e frekuentonte shpesh për këmbime valutash dhe pagesa faturash.
“Kishim marrëdhënie të mira, madje kemi pirë edhe kafe bashkë. Nuk ma merrte mendja kurrë që do bënte një gjë të tillë,” – thotë ai. Por më pas, zbuloi se nuk ishte i vetmi.
“Të gjithë më thonë që ai ka mashtruar edhe të tjerë. Unë gabova që s’pyeta më parë,” – rrëfen i moshuari.
Duhet sqaruar se, përveç shumës së parë, Maliqi thotë se i ka dhënë Karakashit edhe 4 milionë lekë dhe 6 mijë dollarë të tjerë borxh, gjithsej rreth 12 milionë lekë me kursin e sotëm. “Kam një letër me vulën e dyqanit të tij që vërteton këtë,” – shton ai.
Pas ngjarjes, Arben Karakashi ka mbyllur dyqanin në qendër të Kuçovës dhe është zhdukur. As në shtëpi nuk gjendet, as në telefon nuk përgjigjet, madje as me familjarët s’ka më asnjë kontakt.
“E di që është brenda, por nuk hap derën,” – thotë Maliqi, që e ka kërkuar disa herë në vendbanim.
Komshinjtë e përshkruajnë Karakashin si njeri të qetë, por që kishte ngecur me lekët. Disa besojnë se ende lëviz natën. Të tjerë mendojnë se është fshehur diku për t’i shpëtuar borxheve që ka lënë pas.
Në përballjen me “Piranjat”, Karakashi deklaroi se nuk i përgjigjet zotit Laze, pasi ai e ka shqetësuar me 80 telefonata – një justifikim absurd, që tregon mosmirënjohje ndaj mikut që e ka ndihmuar në ditë të vështira. Në fund të bisedës, Arbeni tregoi se e njeh borxhin, por se do ta kthejë vetëm pasi të mbyllë detyrimet.
Ndërkohë, Maliq Laze thotë se nuk do të ndalet: “Do t’i bie edhe 180 herë telefonit… dua vetëm djersën time"./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
“Piranjat” rrëfyen sot historinë e Bajram Ganollit, 69-vjeçarit nga fshati Pojan i Maliqit, i cili prej gjashtë vitesh b&eum...
Në Shqipërinë tonë, ku ende patriarkalizmi shitet si traditë dhe burrat kanë autoritetin absolut në familje, shumë his...
Dy vite më parë, emisioni investigativ “Piranjat”, në bashkëpunim me aktorin Florjan Binaj dhe laboratorin italian “Neot...
Jemi në Paskuqan, aty ku vitet e fundit pallate e komplekse banimi kanë nisur të ndërtohen e shtohen çdo vit, duke mbirë ashtu...
Pas disa ditësh investigime të thelluara, “Piranjat”, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, kapën në mes të...
"Unë besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do të na vënë në pozitë të vështirë për të...
Disa ditë pas investigimit të emisionit “Piranjat” për pikën e paligjshme të gazit, në fshatin Suk 1 në Roskove...
“Piranjat” vazhdojnë misionin për të luftuar krimin, korrupsionin, padrejtësitë dhe imoralitetin në Shqipëri. ...
Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në një situatë të ...
Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa Në mes të fshatit Suk 1 në Ros...