INVESTIGIME

Dashuri e lënë në gjysmë, 30-vjeçari kërcënon ish të dashurën me foto intime

e. d Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 22:44

Dashuri e lënë në gjysmë, 30-vjeçari

TIRANË- ** Kam videot e gjitha tuja këtu. Të gjitha….. Ku tmë det k**I, Kam me t degjeneru për atë zot.kam me ta nxi, jetën kam me ta q* në gojë. Q*fsha ropt mu në p*h. Të premton miri këtë lloj pjese, njëri nga ne të dy se di si do përfundoj. Mbase do ta ketë kismet dh e ndonjë tjetër, por mbase njeri nga ne të dy vdekjen do ta ketë. Të betohem në zot dac ku të duash ti. Mbase do ta ketë kismet dhe ndonjë tjetër.**

Autori i këtyre audiove që po lexoni është Miri, një 30-vjeçar nga Librazhdi. Prej disa javësh ai shan dhe kërcënon ish të dashurën e tij 25 vjeçare, e cila ka vendosur t’i japë fund çdo kontakti me të. Një veprim normal kur ka lidhje që nuk funksionojnë dhe çifte që vendosin të mos vazhdojnë më raportin e nisur.

Por me erën e re të teknologjisë, gjërat nuk janë më aq të thjeshta, sepse hakmarrja partnerit ose partneres gjen hapësirë në rrjetet sociale, të cilat janë kthyer si kënd fletërrufesh ku mund të baltosësh këdo. Dhe raste të tilla ju kemi treguar me dhjetra, kur djem dhe vajza, madje dhe me njëfarë moshe, gjejnë ngushëllim për ndarjen, në degjenerimin e ish-partnerit.

Po çfarë ka ndodhur me këta dy të rinj, që befas janë bërë armiqtë më të betuar? Ky mesazh i fundit duket se bindi të riun që të mos i shkruante më vajzës. Por jo për shumë kohë…. Dhe këtu ndodh diçka që vajza e konsideron si pabesi ndaj saj.... Edhe pse nga pamjet që do të shihni vajza nuk dukej aq e papërgatitur.

Kjo puthje duket si një veprim normal mes dy të rinjve të cilët kanë një raport me njëri tjetrin, sipas vajzës paska qenë një veprim i sforcuar dhe pa dëshirë. Kjo video që sipas 25 vjeçares është bërë pabesisht dhe padëshirën e saj, u u kthye në armë për Mirini cili nisi ta mbajë të renë nën presionin e publikimit.

Raporti mes të dyve po bëhej disi i çuditshmë... thuajse i pashpjegueshëm, sepse krahas situatës emocionale që shpjegon vajza, dukej se i riu kishte edhe qëllime të tjera, në të cilat ndjenjat nuk hyjnë aspak. Ndërsa vajza ishte përfshirë në këtë madhëdhënie aspak të shëndetshme, familjarët e saj kishin menduar t’i sajonin një mblesëri që me sa duket nuk funksionoi.

Tashmë përfshirë në këtë lidhje, vajza merr një vendim. Ndoshta ky person është i duhuri, pavarësisht të metave që mund të ketë. Duke parë që gjërat po merrnin për keq, 25 vjeçarja gradualisht nis të largohet nga ky person. Gjë që me sa duket i shkon për shtat edhe atij vetë. Por kjo shkëputje, në dukje e dyanshme, u kthye në një lloj ‘revenge porn’ ndaj vajzës.

Sepse gjatë kohës që kishin qenë së bashku, e reja, kishte bërë atë gabim fatal që bëjnë me qindra vajza,dërgimin e fotove dhe videove intime, partnerit. Dhe këto foto e video, të dërguara në mirëbesim, ishin kartolina e njohjes së 30 vjeçarit me familjarët e partneres së tij. Por Miri nuk do të ndalej këtu, por do të kërkonte ta çonte në një tjetër nivel këtë hakmarrje të pakuptimtë ndaj vajzës. 

Vajza në gjendje të rënduar emocionale refuzon kategorikisht të komunikojë me Mirin, gjë që e bëjmë ne, nëpërmjet telefonit të saj. Dhe këtu mësojmë diçka të re. Ai, përveçse ka dëshirë ta baltosë publikisht ish-partneren, edhe e kërcënon gjatë gjithë kohës me mesazhet audio që i dërgon. Tonet janë të acaruara dhe duket qartë se ky person ka probleme me menaxhimin e dhunës.

Ndaj dhe ne vendosim të komunikojmë me të. Miri, telefonatën e parë e bën me vajzën dhe pasi kuptoi diçka nisim ne të diskutojme më të. Ai në mënyrë kategorike refuzon ta ketë lënduar vajzën ndërsa na thotë që gjërat me të i ka mbyllur rreth 1 javë më parë. Justifikime që i përdorin gjithmonë personat që kapen mat. Gjithsesi, pas gjithë diskutimit, Miri refuzon kategorikisht të kërkojë falje vajzës dhe pohon se nuk ka frikë askënd. Por ndryshe rezulton pas disa minutash, në voice audion e rradhës ku i riu i kërkon vajzës të mos i publikohen mesazhet..

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë