BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
TIRANË- Në 18 nëntor Shqipëria u trondit nga një lajm tragjik. Një 14-vjeçar, nxënës i shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ndërroi jetë për shkak se u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Debati mes dy të rinjve kishte lindur që ditën e premte në shkollë dhe stafi nuk kishte marrë asnjë lloj mase. Madje në dijeni ishte vendosur edhe oficeri i sigurisë, i cili kishte shuar ditën e parë sherrin mes minorenëve, por nuk kishte bërë asgjë më vonë. Kështu, ditën e hënë nxënësit u konfliktuan sërish, derisa u arrit në veprimin fatal të vrasjes së 14 vjeçarit me iniciale M.C.
Por kjo nuk është ngjarja e vetme, ku adoleshentët përfshihen në konflikte, që përfundojnë në tragjedi. Vetëm një vit më parë, emisioni “Piranjat” zbuloi një histori të ngjashme të një nxënësi problematik dhe i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të merrte masat e domosdoshme përpara se të ishte shumë vonë. Por askush nuk lëvizi as gishtin më të vogël për t’i dhënë zgjidhje këtyre situatave dhe si pasojë e kësaj arritëm në këtë përfundim.
“Piranjat” tregoi rastin e një shkolle në periferi të Tiranës, që rrezikohej nga një adoleshent i dhunshëm, ndaj të cilit nuk merrej asnjë masë disiplinore. Rrëfimi erdhi nga një nxënës, i cili i tronditur tregoi gjithë veprimet që kryente bashkëmoshatari i tij në klasë.
“Ai përdor dhunë ndaj nxënësve, bën presion. Ne çunave na godet shumë fortë, pastaj na merr me të mira. Këta fëmijë nuk tregojnë nga frika. Një çun po hante bukë dhe po qeshte. Ai ju afrua dhe e goditi. Dhe i tha me kë po qeshje ti, mos fillo të qash se do të godas më shumë dhe ai e mbajti veten dhe nuk tregoi në shtëpi”, tregoi nxënësi i shkollës në periferi të Tiranës.
Ky rrëfim u shoqërua me video dhe audio, ku adoleshenti problematik shfaqej duke dhunuar verbalisht dhe fizikisht, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit. Prindërit e fëmijëve thanë se edhe mësuesit kanë frikë nga nxënësi dhunues dhe se për këtë arsye nuk marrin asnjë lloj masë ndaj tij. Ndërkohë që një mësues u shpreh:
“Ai është i rrezikshëm edhe për jetën e mësuesve. Ne duhet të themi Zot na ruaj, shyqyr që kaluam edhe këtë ditë. Prindërit e tij thonë guxo merreu me fëmijën tim se do të bj këtë, do të bëj atë. Është i rrezikshëm fëmija, imagjino prindërit. Erdhi e ëma e tij dhe rrahu nënën e një fëmije tjetër”.
Nndërsa, drejtori i shkollës tha për “Piranjat” se fëmijët nuk ndiejnë as frikën e oficerit të sigurisë, sepse përfiojnë nga fakti që janë të paprekshëm.
“Këta janë minorencë, e kërcënon policin 13-vjeçari, 14-vjeçar, sepse e kanë marrë vesh këtë pjesën që janë të paprekshëm, sepse janë minorenë. Po minoreni 14 vjeç është me trup më i madh se unë. Ai është person i rrezikshëm. Ai kërcënon edhe mësuesit”, tha drejtori I shkollës.
Nisur nga ky rast “Piranjat” i bën thirrje drejtëpërdrejtë Ministrisë së Arsimit që të bënte diçka për të normalizuar këto situata, por askush nuk u kujtua dhe sot po vajtojmë të gjithë vrasjen e një 14-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij.
TIRANË- Një Piranja nuk kishte si të mungonte në Panairin e Librit 2024, një nga evenimentet më të rëndësishme p&...
TIRANË- Sara një vajzë e re rreth moshës 30 vjeçare ka kërkuar ndihmën e emisionit “Piranjat” me pretendimin ...
TIRANË- Divorci është një shqetësim serioz i çifteve në krizë, të cilët pas përpjekjeve për t&eu...
TIRANË- Ishte ditë e shtunë, 12 tetor 2024. Afërdita Shpendi, braktis vajzën e vogël 10 vjeçe dhe largohet nga banesa e s...
TIRANË- Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet rregullator i pavarur, i cili ka si detyrë të kontrollojë audi...
Gramoz Nokshiqi TIRANË- Gramoz Nokshiqi, 35 vjeçari nga Tropoja është një personazh jo aq i panjohur për publikun. Në ...
TIRANË- Dy javë më parë transmetuam skandalin që lidhej me Komisionin e Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore n...
POGRADEC- Para një jave ju treguam se si bizneset përgjatë vijës bregdetare ne vend gjobiteshin në mënyrë arbitrare nga AKU...
TIRANË- Më datë 15 tetor 2024, Policia e Tiranës në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese, kreu një operac...
TIRANË- Tirana është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku ujërat e zeza derdhen në mes të tij, në lumin e Lan&eum...