INVESTIGIME

Enigma me emrat e Komisionit 'fantazëm' të Apelimit në Bashkinë e Tiranës! Mazniku 'humbet' memorien kur pyet nga Piranjat

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 22:23

Enigma me emrat e Komisionit 'fantazëm' të Apelimit në

TIRANË- Dy javë më parë transmetuam skandalin që lidhej me Komisionin e Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës. Një komision që pavarësisht se ishte ngritur me vendim të Këshillit Bashkiak më datë 21 Djetor 2018, nuk ishte mbledhur asnjëherë. Pra ka figuruar vetëm në letra. Ndërkohë, pavarëisht shkresave të shumta të dërguara në Bashkinë e Tiranës, kjo e fundit nuk jepte asnjë reagim, duke e berë dhe më skandaloze situatën.

Në një situatë të tillë, pyetja që shtrohet është: Çfarë e bën kaq enigmatik këtë komision? Dhe kush janë anëtarët e parë të tij që mbahen kaq sekret nga Bashkia e Tiranës Për këtë, kapëm vetë drejtorin Juridik të Aseteve dhe Licensimit në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi. Ky i fundit e pranon dhe vetë se komisioni ka nisur të funksionojë që nga janari i këtij viti pas ndryshimeve përkatëse, por çfarë ka ndodhur që prej 2018-tes me këtë Komision?.

Në vendimin e Këshillit Bashkiak thuhet se komisioni drejtohet nga një prej nënkryetarëve të bashkisë. Në këtë rast, Arbjan Mazniku, i cili tashmë drejton ministrinë e Pushtetit Vendor, duke u bërë pjesë e kabinetit Rama.  Kështu që vendosëm t'i bënim dhe atij një vizitë.

Takimi me Maznikun në Kuvend

Edon Kuqi: Zoti Mazniku përshëndetje, Edon Kuqi nga Piranjat. 

Arbjan Mzniku: Përshëndetje si jeni.

Edon Kuqi: Është mbledhur Komisioni i Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës, gjatë kohës që ishit nënkryetar?

Arbjan Mazniku: Po patjetër ka pasur një komision, i cili e ka kryer këtë detyrë. 

Edon Kuqi: Nuk është mbledhur asnjëherë në dijeninë tonë. Kemi dërguar disa shkresa në bashki dhe nuk kemi marrë kurrë përgjigje.

Arbjan Mazniku: Duhet të pyesni bashkinë.

Edon Kuqi: Kush kanë qenë anëtarët?

Arbjan Mazniku: Duhet të pyesni bashkinë, nuk e mbaj mend.

Edon Kuqi: Nuk e mbani mend që keni shkelur ligjin?

Arbjan Mazniku: Jo, nuk e kam shkelur kurrë ligjin këtë të siguroj.

Në fakt komisioni nuk është mbledhur asnjëherë dhe shkelja e ligjit nis nga këtu. Sa për mosdhënien e emrave, mund ta konsiderojmë si problem me memorien. Sidoqoftë le të kërkojmë ta qartësojmë sado pak.

Edon Kuqi: Po nuk është mbledhur asnjëherë. Kush kanë qenë anëtarët gjatë kohës që drejtohej nga ju? 

Arbjan Mazniku: Ju thashë duhet ti drejtoheni bashkisë.

Edon Kuqi: Nuk kemi marrë përgjigje, kush kanë qenë anëtarët?. Kush kanë qenë anëtarët? 

Ish vartësi i Veliajt, tani vartës i Ramës, iku pa pranuar asgjë... Ndërkohë që enigma e komisionit fantazëm të Apelimit, vazhdon. Kush vallë kanë qenë anëtarët e tij????

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë