‘Nuk mund të luftojë regjimin dikush që paguhet nga Sorosi', Kalaja: Disa protestues sponsorizohen prej tyre
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Durrësit janë hedhur sasi të vogla lënde plasëse në dy vende ...
Një seri dokumentare investigative mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës ka rikthyer në vëmendje rrjetet e krimit të o...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një dëshmi tronditëse nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina” ngre alarmin për sigurinë e dy prej godinave të para të ndërtuara në këtë kompleks gjigant. Sipas një nënkontraktori të angazhuar në punimet e betonit, dy pallatet e para kanë pësuar ulje të konsiderueshme në tokë, duke arritur deri në 74 centimetra zhytje.
Projekti, i njohur ndryshe si kompleksi i Alabarit, është prezantuar si një investim strategjik prej 3.2 miliardë eurosh në zonën e portit të Durrësit. Megjithatë, dëshmia e fundit hedh hije të forta dyshimi mbi cilësinë e ndërtimit dhe standardet e zbatuara.
Sipas nënkontraktorit, problematika ka nisur që në fazat e para të ndërtimit, ku nuk janë vendosur pilotat e thella të domosdoshme për një terren ranor dhe të paqëndrueshëm pranë detit.
“Terreni nuk e mban objektin. Është kënetë, rërë. Duhej bërë ndërtimi mbi pilota, por për të kursyer kostot është ndjekur një procedurë e gabuar”, shprehet ai.
Pas shfaqjes së problemeve, në objekt janë konstatuar dëmtime serioze, përfshirë çarje të strukturës dhe thyerje të elementëve të vendosur, si dyer dhe dritare. Aktualisht, sipas dëshmisë, po kryhen ndërhyrje përforcuese anësore me pilota, një zgjidhje që ekspertët e konsiderojnë të pamjaftueshme nëse nuk është aplikuar që në fillim.
Nga ana tjetër, matjet e kryera në terren nga Piranjat, përmes teknologjisë së dronit, konfirmojnë një disnivel të konsiderueshëm mes godinave. Rezultatet tregojnë diferenca nga 70 centimetra deri në 1 metër mes strukturave, duke përputhur kështu denoncimin e bërë nga burimi brenda projektit.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur projekti ka qenë nën kritika edhe për ecurinë e ngadaltë dhe modelin financiar. Edhe pse ishte premtuar ndërtimi i rreth 1680 apartamenteve në fazën e parë, deri më tani janë përfunduar vetëm tre godina, ndërsa investimet reale mbeten shumë larg shifrave të deklaruara fillimisht.
Sipas të dhënave financiare, për vitet 2023–2024 janë shpenzuar rreth 41 milionë euro për punime, ndërkohë që vetë kompania ka investuar vetëm një pjesë të vogël të kapitalit nga fondet e saj, duke u mbështetur kryesisht në shitjen e apartamenteve në fazë projekti.
Megjithatë, mbetet ende pa përgjigje pyetja thelbësore: kush mban përgjegjësi për këtë situatë – projektuesit, zbatuesit apo institucionet shtetërore që kanë mbështetur projektin?/piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Tre ditë më parë, në redaksinë tonë mbërritën disa pamje shqetësuese të një incidenti nga një instit...
Jemi në Pogradec dhe kemi ardhur për të kapur fillin e një historie thuajse të pabesueshme, jo vetëm për atë çf...
Në fshatin Gjegjan të Kukësit, kompania rumuno-bullgare “Trade Minerals Al” ka detyruar burrat e zonës të bëhen bash...
Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15...
Biznesi fason është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, ku gjeneron miliona euro të ardhura në vit, por p...
Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15 n...
Ky i ri quhet Edmond, është një 31-vjeçar nga Berati, emigrant në Greqi, dhe ka një histori mjaft interesante që nis 4 vite...
Në fshatin Gjegjan të Kukësit, kompania rumuno-bullgare “Trade Minerals Al” ka detyruar burrat e zonës të bëhen bashk&...
Tre ditë më parë, në redaksinë tonë mbërritën disa pamje shqetësuese të një incidenti nga një instit...
Jemi në Pogradec dhe kemi ardhur për të kapur fillin e një historie thuajse të pabesueshme, jo vetëm për atë çfar...