27 vatra në mbarë vendin, situatë kritike në Dibër dhe Dajt
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, i mbetur viktimë e një ate...
Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Mësohet se ...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë natës në fushën e Lazaratit, pranë pompës së ujit....
Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet m&e...
Situatë alarmante paraqitet në zonën e Trodhnes në njësinë administrative Ulëz të Bashkisë Mat ku zjarri vijon t&...
Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në Mirditë. Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen r...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Biznesi fason është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, ku gjeneron miliona euro të ardhura në vit, por problemi që mbulon këtë sektor mbetet i njëjtë, pavarësisht viteve që ikin: kushtet e punës për punonjësit dhe pagat. Këto të fundit, në rastin më të “mirë”, jepen me vonesë, ndërsa në rastin më të keq nuk jepen fare, siç është rasti që po trajtojmë këtë të premte.
Jemi në Durrës, aty ku dhjetëra punonjës të fasonerisë “SC Invest”, pjesë e grupit italian “Denim Factory”, kanë pagën e muajit janar ende pa marrë, ndërsa shuma të konsiderueshme u janë mbajtur edhe nga muajt e tjerë që kanë kaluar.
Sipas tyre, pronari shqiptar, Blerim Hajdinolli, nuk u përgjigjet më, pasi ka marrë lekët nga biznesi italian, që duhet të kishin shkuar për pagat e tyre, por në fakt, sipas tyre, nuk dihet se ku kanë shkuar.
Ndërsa siguracionet, ashtu siç ndodh rëndomtë në Shqipëri, nuk u janë paguar, duke e kthyer këtë detyrim ligjor si një të drejtë ekskluzive të pronarëve, që kur duan i paguajnë e kur nuk duan nuk i paguajnë, duke shkelur me të dyja këmbët ligjin.
Të rraskapitura nga puna sfilitëse dhe me një zhgënjim që u duket në sy, ato kërkojnë ndihmë. Pasi, siç shprehen vetë, institucionet shtetërore nuk u kanë ofruar asnjë zgjidhje. Sipas tyre, Inspektoriati i Punës, Durrës, nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete, përveçse ka vënë në dukje shkeljet e bëra nga zoti Hajdinolli.
Gjatë rrëfimeve të tyre, ato tregojnë vështirësitë e punës, orët e gjata dhe shtesë që kanë punuar në sektorë të ndryshëm, ndërsa disa prej tyre kanë edhe shenja të djegurash në duar, të shkaktuara nga hekuri gjatë procesit të hekurosjes.
Pasi dëgjuam rrëfimet e punonjësve, u nisëm drejt Sukthit, aty ku banon edhe zoti Blerim Hajdinolli, të cilin patëm edhe fatin ta takonim dhe të merrnim një përgjigje prej tij. Në përballjen me zonjat, ish-punonjëset e tij, zoti Hajdinolli e pranon se i ka marrë 18 mijë euro nga pronari italian, por që, sipas tij, ia paska bllokuar banka për shkak se ishte debitor.
Po ku është faji i zonjave në këtë mes?
Në fakt, ato nuk kanë asnjë faj, prandaj edhe kërkojnë me ngulm të drejtën e tyre. Pas një bisede disa minutëshe, Hajdinolli zotohet që brenda dymbëdhjetë ditësh të bëjë pagesën që u detyrohet zonjave./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15 n...
Ky i ri quhet Edmond, është një 31-vjeçar nga Berati, emigrant në Greqi, dhe ka një histori mjaft interesante që nis 4 vite...
Në fshatin Gjegjan të Kukësit, kompania rumuno-bullgare “Trade Minerals Al” ka detyruar burrat e zonës të bëhen bashk&...
Tre ditë më parë, në redaksinë tonë mbërritën disa pamje shqetësuese të një incidenti nga një instit...
Jemi në Pogradec dhe kemi ardhur për të kapur fillin e një historie thuajse të pabesueshme, jo vetëm për atë çfar...
Një dëshmi tronditëse nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina” ngre alarmin për sigurinë e dy prej godin...
Dy javë më parë Piranjat sollën rastin e familjes Gjonaj, të cilët në këmbim të parave premtonin për nuse va...
Në verën e vitit 2025, pas denoncimeve të shumta nga qytetarë të zonës, udhëtuam në Fushë-Arrëz të Puk&...
E kishim me të dëgjuar, por asnjëherë të provuar. Mjekë kirurgë që harrojnë në barkun e pacientëve, ob...
Piranjat kanë zbuluar së fundmi një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiviteteve pa leje në bregdetin ...