INVESTIGIME

Gruaja e futi në burg, 2 vjet pa parë vajzat, një surprizë për Albertin në qendër të Rrogozhinës

M.B. Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 21:41

Gruaja e futi në burg, 2 vjet pa parë vajzat, një surprizë

RROGOZHINA- Një javë më parë, ndamë historinë e 55-vjeçarit nga Kruja, Albert Skura, i cili është në kërkim të 3 vajzave të mitura, që nuk i sheh prej një kohe të gjatë. Pas një martese të parë të dështuar, ai u njoh me një vajzë 21 vite më të re në moshë, me të cilën krijoi familje. Ata jetonin në Gjermani, por në vitin 2021 siç thotë Alberti, gruan e tij e depërtoi shteti gjerman për prostitucion.

“Elsona gjatë kohës që isha unë në Shqipëri, në Gjermani kishte nisur të bënte gjëra të papëlqyeshme. Siç më kanë thënë pinte drogë. Kishte filluar prostitucionin. Ajo me të vetën e quan punë, por si mund të bëj një nënë një gjë të tillë?!”.

Prandaj veç mungesës së vajzave dhe mallit në këto dy vite, dyshimi se nëna e fëmijëve të tij ushtron prostitucion, është një tjetër arsye se pse Alberti insiston të gjejë se ku ndodhen ato. Të shoqëruar nga 55 vjeçari, hymë brenda shtëpisë ku më herët ka jetuar 34-vjeçarja me fëmijët e saj, dhe aty mësojmë se vetëm 2 ditë para se Alberti të linte qelinë, ajo kishte braktisur banesën duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Në raftet e boshatisur dhe të shkatërruar, gjetëm skeda telefoni, dokumente kredimarrje dhe dërgesa parash në adresë të një personi në Peqin, me të cilin kuptuam se 34-vjeçarja kishte krijuar një lidhje.

Prandaj me shpresën që në shtëpinë e këtij personi mund të ishte dhe nëna me tre vajzat, nuk humbëm kohë dhe u nisëm drejt qytetit të vogël në zemër të Shqipërisë. Pasi dhamë disa detaje paraprake në policinë e Peqinit, bashkë me një patrullë nisemi për në adresën ku dyshojmë se do të gjejmë tre vajzat e Albertit. Aty gjetëm nënën e 25-vjeçarit, e cila na pohoi se gruaja e Albertit kishte jetuar aty me vajzat, por në muajin gusht 2024 ishte larguar për te nëna e saj. Prandaj, largohemi me urgjencë nga Peqini dhe nisemi drejt Laçit, në shtëpinë e vjehrrës së Albertit.

Edhe pse gjykata nuk është shprehur ende për kujdestarinë e fëmijëve dhe rrjedhimisht babai ka të drejtë t’i takojë ata, Alberti është i frikësuar. E ndërsa koordinoheshim me Policinë e Kurbinit për të zhvilluar një takim në prezencë të tyre dhe një psikologeje, na telefonoi një numër i panjohur.

“Unë atij z.Albert i kam dhënë të gjitha të drejtat t’i shohë fëmijët, si kur është bërë gjyqi në 30 janar si me avokatin e tij, si me të gjitha. Unë jam e gatshme t’i sjell fëmijët t’i shohi. Por unë nuk dua të takohem me të personalisht“.

Ishte 34-vjeçarja, e cila e njoftuar me gjasë nga ish- i dashuri, u vu menjëherë në kontakt me ne. Më pas na telefonoi avokatja e saj.

“Unë kam folur vetë me Albertin se ne jemi shumë dakord që ai të takojë fëmijët, por unë kam një kërkesë nga ju, në Rrogozhinë takohemi, në shtëpi, në lokal ose afër stacionit të Policisë“.

Më në fund një lajm i mirë. Alberti do të takohej me vajzat e tij, madje të nesërmen. Kështu, një ditë më pas, ekipit tonë i bashkohet edhe psikologia Erisa Aliaj, e cila i jep 55-vjeçarit këshilla që duhen zbatuar gjatë komunikimit që do të ketë me fëmijët. Në një lokal në qendër të Rrogozhinës, po na priste nëna me 3 fëmijët. Sapo shikon ish-burrin, ajo largohet, ndoshta për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm, por Alberti është i gjithi i rrëmbyer nga emocionet dhe i painteresuar për detaje të tilla. Ai i takoi të trija vajzat dhe u çmall me to, në pritje të vendimit të gjykatës për kujdestarinë e tyre.  

albert skura

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë