INVESTIGIME

Kisha e Laçit përballë tregtarëve abuzive, prifti bën lutje: Largojini, kanë fjalor rruge!

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 21:19

Kisha e Laçit përballë tregtarëve abuzive, prifti bën

Kisha e Laçit është një prej objekteve të kultit më të rëndësishëm në vendin tonë. Njerëzit e frekuentojnë atë me shpresën dhe besimin për të gjetur paqe, harmoni dhe për realizimin e dëshirave të tyre. Padër Prelë Gjurashaj, frati superior i Kishës, ka kërkuar ndihmën e ‘Piranjat’ në lidhje me situatën aktuale në këtë objekt kulti.

‘Kemi një problem madhor me tregtarët abuzivë. Ata futen me forcë brenda territorit të Kishës dhe hapin tezgat e tyre duke e kthyer në një treg të mirëfilltë. Zënë parkingun me mallin dhe makinat e tyre dhe shesin. Kemi tentuar ti largojmë me të mirë, por nuk pranojnë. Rojet tona të sigurisë u thonë se nuk mund të qëndrojnë këtu, por nuk e marrin parasysh. Të përdorim forcën na duket e palogjikshme, sepse nuk mundemi. Kanë një fjalor rruge dhe shesin madje dhe sende magjie. U kam bërë thirrje të gjithë institucioneve, nuk e kanë marrë parasysh. Nuk kanë vullnet për ta zgjidhur’, shprehet frati.

Padër Prela ka të drejtë, mjafton të bësh një xhiro në parking për të kuptuar situatën. Ndërkohë që këndvështrimi i tregtarëve është i ndryshëm: ‘Nuk duan të na lënë të shesim. Prifti do të shesë te dyqani i tij dhe të na heqë ne. Nuk ka fëmijë për të mbajtur. Jemi gati të paguajmë taksat dhe të gjitha, por nuk duan të na lënë. Prifti do t’i marrë paratë dhe t’i çojë në Mal tëZi’ (Padër Prela është shqiptar i Malit të Zi).

Duke parë situatën që i ngjan një tregu më tepër zaptues, pasi shesin qofte dhe birra në oborrin e kishës, duket se shpresa janë institucionet. Së bashkku me drejtuesin e sigurisë së kishës ‘Piranjat’ i janë drejtuar Policisë së Laçit të cilët janë pritur nga drejtuesit kryesorë të komisariatit që na shpjegojnë se pse nuk ka zgjidhje.

‘Situata duhet të marrë zgjidhje nga drejtuesit e sigurisë që kanë marrë për sipër ruajtjen e territorit të Kishës. Ne kemi vepruar dhe kemi bërë edhe shoqërime’. Në këtë pikë drejtuesi i rojeve private të Kishës deklaron se nuk është e vërtetë dhe se: ‘Policia vjen kot, nuk bën punën. Ata të marrin fytyrën. Nuk mund të merresh me ata gratë’.

Për të vendosur pikat mbi ‘i’ duket se e ka marrë iniciativën një oficer tjetër i cili thotë: ‘Nuk është problemi ynë. Ne kemi bërë shoqërime, por Prokuroria mbyll hetimet, mbyll çështjen. Bashkia nuk na ka ndihmuar, ajo duhet t’i japë zgjidhje situatës. E kanë për detyrë’.

Pas këtij ping pongu institucional ‘Piranjat’ i drejtohen Bashkisë Laç dhe atje i pret Gjergj Mhilli, drejtori i Policisë Bashkiake, që ka një këndvështrim shumë interesant: ‘Nuk mund të ndërhyjmë. Nuk na lejon ligji dhe nuk mund ta shkelim. Bashkia ka menduar një treg alternativ, por s’ka fonde.’

Me sa duket vullneti nuk ekziston, prandaj çojmë sytë lart, me shpresën se Zoti të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë