Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bërë babait të tij të ndjerë, Hidër Lala, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 si pasojë e Covid-19. Ai deklaron se babai i tij kishte miqësi me një zotëri nga Kukësi, Muhamet Sula, i cili në vitin 2018 shfaqet poshtë banesës së familjes Lala dhe paraqet dy kontrata: një kontratë huaje dhe një deklaratë. Si në banesë, ashtu edhe në Polici, ku bëri kallëzim, z.Lala pretendoi se kjo ishte një formë gjobëvënie ndaj tij, nga miku Muhamet Sula dhe noteri në bashkëpunim, Ardian Elezi. Të dy u akuzuan për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.
Pasi nisin hetimet nga Prokuroria, bëhen disa veprime proceduriale hetimore, ndër të cilat edhe një akt-ekspertim i vitit 2019. Eksperti Vjolxhin Kuka bëri krahasime me modele të mëparshme shkrimi, si dhe shkrime të lira të z. Hidër Lala. Pasi kreu ekzaminime me të gjitha pajisjet e nevojshme që disponon Instituti i Policisë Shkencore, ai doli në përfundimin se dokumenti “Deklaratë” i vitit 2014, emri dhe mbiemri “Hidër Lala”, nuk duhet të jetë shkruar nga personi në fjalë, ndërsa sa i takon firmës, “nuk përjashtohet mundësia të jetë nënshkruar nga ai”.
Sipas Prokurorisë, ky ishte një vendim jo shterues, ndaj u kërkua një akt-ekspertim i dytë, përsëri nga Instituti i Policisë Shkencore, më 8 maj 2020. Dokumenti mban firmën e ekspertëve Durim Çako dhe Shefqet Xhemollari. Modelet e krahasimit ishin të njëjtat: emri, mbiemri dhe firma e z. Lala nga dokumentet e sipërpërmendura, si dhe shkrime të lira të tij. Edhe pajisjet e përdorura ishin të njëjtat. Dy ekspertët konkluduan se emri, mbiemri dhe firma nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga z. Lala.
Kaq i mjaftoi Prokurorisë për të marrë në pyetje z. Muhamet Sula dhe noterin Ardian Elezi si persona nën hetim. Të dy deklaruan se nuk kanë falsifikuar asnjë shkrim apo akt noterial dhe se gjithçka është zhvilluar në prezencë të palëve. Megjithatë Prokuroria nuk mendoi kështu. Duke marrë parasysh dy aktet e kryera, prokurorja Rita Gjati dërgoi për gjykim çështjen në Gjykatën e Kukësit, ku ndaj z. Sula rëndonte vepra penale “falsifikim dokumentesh”, ndërsa noterit Elezi iu shtua edhe vepra “shpërdorim detyre”.
Por organi i akuzës kërkoi edhe një akt të tretë ekspertimi. Në dokumentin me datë 6 nëntor 2020, ekspertëve të mëparshëm, Vjolxhin Kuka dhe Shefqet Xhemollari, u shtohet edhe eksperti Gani Jahelezi. Pas ekzaminimeve me të njëjtat aparate dhe metoda, ata konkluduan se emri, mbiemri dhe firma e z. Hidër Lala nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga ai.
Çështja kalon për gjykim në themel. Dy nga ekspertët, duke qenë se kishin marrë pjesë në aktet e mëparshme gjatë fazës së hetimit, bënë që të pandehurit t’i kërkonin gjykatës kryerjen e një riekspertimi grafik me 3 ekspertë të tjerë, sërish nga Instituti i Policisë Shkencore. U zgjodhën Elvis Mako, Suela Pashaj dhe Kristaq Gjika.
Me aktin e datës 25 tetor 2024, këta tre ekspertë rrëzuan punën e kolegëve të tyre të Institutit të Policisë Shkencore dhe hapën rrugën drejt pafajësisë së z. Sula dhe noterit Elezi. Ata konkluduan se emri, mbiemri dhe firma e z. Hidër Lala në dokumentin “Deklaratë” janë shkruar dhe nënshkruar nga vetë ai.
Në bazë të këtij akti të fundit, Gjykata vendosi t’u japë pafajësinë shtetasve Muhamet Sula dhe Ardian Elezi.
Pas kësaj vendimmarrjeje, djali i të ndjerit, Ardit Lala, kallëzoi për “ekspertim të rremë” tre ekspertët Elvis Mako, Suela Pashaj dhe Kristaq Gjika në Prokurorinë e Kukësit. Por Prokuroria çmoi se çështja nuk duhej të kalonte në hetim. Një muaj më pas, më 16 qershor, Ardit Lala depozitoi ankim në Gjykatën e Kukësit kundër vendimit për “mosfillim të hetimeve”.
Paralelisht me procedurat ligjore, “Piranjat” vijuan punën për të zbardhur çështjen duke u përballur me ekspertët. E para që foli për gazetarin Freard Rista ishte znj. Suela Pashaj, e cila deklaroi se çdokush mban përgjegjësi për veprimet e veta dhe se puna e tyre nuk bëhet vetëm me aparate të specializuara. Gjatë debatit, bashkëshorti i saj u tregua agresiv, duke tentuar t’i merrte mikrofonin gazetarit, ndërsa ajo vetë e kërcënoi gazetarin duke përmendur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Disa ditë më pas, tre ekspertët që kishin dhënë vendimin unanim, u panë ulur së bashku në një kafene. Në ballafaqimin me gazetarin, z. Elvis Mako u largua menjëherë, ndërsa z. Kristaq Gjika pretendoi se nuk ishte në dijeni të rastit dhe kërkoi informacion vetëm në rrugë zyrtare, një mënyrë e njohur tashmë për shmangien e debatit dhe të së vërtetës./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjith&...
Tre javë më parë sollëm në vëmendje historinë e Sonila Gegës, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk mund t...
Sulltane Picari, një 77-vjeçare nga Vora, prej dy vitesh endet rrugëve bashkë me djalin e saj, Altinin, i cili vuan nga çrregulli...
Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të instit...
Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanis&...
Disa emisione më parë ju kemi treguar për situatën e parkimit në QSUT, qendrën më të madhe spitalore në vend, ku ...
Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamund&...
Një tender i dyshimtë në Bashkinë Malësi e Madhe ngre shqetësime serioze për mungesë transparence dhe kufizim të ...
Një tjetër procedim penal është regjistruar ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherazi dhe Zëv...
Jemi në Razëm, aty ku na pret Marije Qarri, një zonjë e cila me mund dhe sakrifica ka blerë një tokë në Alpet magjike ...