INVESTIGIME

Kultura në myk e rrënojë/ Monumentet që shemben nën sytë e shtetit nga thesare historike në vatër infeksioni

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 22:24

Kultura në myk e rrënojë/ Monumentet që shemben nën

Banesat e Hamit dhe Xhevdet Llujës në lagjen Dudas në Shkodër, mbajnë statusin si monument kulture të kategorisë së parë që prej vitit 1977. Banesat në fjalë shquhen për disa vlera të veçanta, sepse janë ndërtuar bazuar në stilin oriental, me punime druri e hekuri dhe guri me eksponate muzeale me merita historike.

Shtëpitë e Hamitit dhe Xhevdetit ndodhen nën të njëjtin kulm, por pavarësisht statusit të tyre të veçantë ato sot janë lënë në mëshirë të fatit dhe janë gati drejt degradimit total.
Ferid Lluja, pinjolli i kësaj familjeje, është i vetmi që kujdeset për të dyja banesat dhe ai shprehet i zhgënjyer për “Piranjat”, që shteti nuk e ka ndihmuar për t’i mirëmbajtur këto pasuri.

“Para viteve ’90 janë bërë restaurime të pjesshme, pas ’90 është bërë një ndërhyrje gjithmonë pa pasur mbështetje, vetëm me një simbolikë dhe të gjitha të tjerat i kemi hequr ne si familje, duke e mbajtur në këtë gjendje, por gjë tjetër nuk është bërë këtu”, tregoi Ferid.

Për shkak se çatia është shembur në njërën anë, ka sjellë probleme edhe në anën tjetër të banesës, në të cilën jeton sot Ferid Lluja së bashku me familjen e tij.

“Duke u shkatërruar çatia andej, ka bërë tërheqjen edhe të banesës tjetër. Ka hapur hapësirën ku reshjet futen, gjithashtu edhe infeksionet që janë krijuar nga dëmtimet, nga kalbëzimet, nga myqet dhe këto janë rrezik për ne”, shprehet Feridi.
Pinjolli i familjes Lluja thotë se i ka vënë në dijeni herë pas here institucionet për kushtet e banesës, por nuk ka marrë asnjëherë një përgjigje konkrete.

Ndërkohë, Helidon Sokoli, drejtori i sapoemëruar në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, premtoi se këtë rast do e ndjekë me prioritet për t’i dhënë një zgjidhje sa më shpejt. Ai tha se do të organizojë një grup pune për të parë situatën në terren, do të përgatisin një projekt së bashku me preventivin dhe më pas do të aplikojnë për fonde në Ministrinë e Kulturës, duke qenë se projektet e restaurimit kapin vlera shumë të larta.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë