INVESTIGIME

Kush po e shkatërron Tiranën? Dherat dhe inertet e kthejnë kryeqytetin në një landfill ilegal! Roli i Arben Malokut dhe zyrtarëve të PS

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 21:23
Kush po e shkatërron Tiranën? Dherat dhe inertet e kthejnë
anuela ristani

TIRANË- Një javë më parë sollëm në vëmendje një skandal që po konsumohet çdo ditë në Tiranë, e që ka të bëjë me hedhjen e dherave dhe inerteve, të cilat dalin nga gropat e kullave që po ndërtohen. Në mungesë të një vendi të caktuar nga Bashkia, dherat hidhen gjithandej në zonat periferike, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mjedisore.

Të dokumentuara me pamje të qarta nga ’’bazat’’ e paligjshme të krijuara nga ndërtuesit dhe nën hundën e autoriteteve që fatkeqësisht me sa duket janë bashkëpunëtore në këtë krim mjedisor. Nga Tufina, në Baldushk, Sharrë, Muraga dhe Zallher shihen qartë masive të tëra mbetjesh të hedhura në toka bujqësore dhe mbi shtretërit e lumjenjeve, e gjitha kjo në paligjshmëri të plotë dhe nën hundën e institucioneve përgjegjëse.

Por fatkeqësisht në vend që të vihej alarmi për këtë masakër, pikat e paligjshme të depozitimit sa vijnë e zbulohen njëra pas tjetrës, përmes një efekti domino që dëshmon më së miri se gjithçka është e koordinuar mes ndërtuesve dhe institucioneve përgjegjëse. Për të kuptuar më mirë situatën, ne vazhduam të ndjekim lëvizjet e kamionëve që ngarkohen çdo ditë e natë në gropat e kullave, dhe ky vëzhgim në distancë na çoi në venddëpozitime të tjera të paligjshme.

Petrela një nga zonat më të bukura të Tiranës, ka nisur të shkatërrohet dalëngadalë nga dherat dhe inertet që kanë marrë përpara tokën bujqësore, kullotat dhe pyjet. E nëse pyesni se si ka mundësi që u ka shpëtuar autoriteteve, Është shumë e thjeshtë, sepse këtu dherat dhe inertet nuk i hedhin banorët e Petrelës, por vetë kryetari i Partisë Socialiste të zonës, Adriatik Kupi, i cili me sa duket, duke patur mbështetjen e nevojshme, nuk pyet aspak për mjedisin, duke e shndërruar zonën e gjelbër në një landfill të paligjshëm. Ndërsa Njësia Administrative e Petrelës, e drejtuar nga Sokol Kupi, i afërm i tij, ka zgjedhur të heshtë, duke u bërë bashkëpunëtor në këtë biznes familjar në dëm të mjedisit dhe zonës përreth.

E njënjta situatë e rëndë është dhe në Zallbastar, Zalldajt, Bregu i Lumit, sa kalon Tufinën dhe një pjesë e rriugës së Arbrit, ku mijëra metër kub inerte dhe dhera hidhen nga dhjetëra kamionë që kalojnë njëri pas tjetrit. Po ashtu në Zallher, situata është alarmante. Por si është e mundur të ndodhë kjo? Ku janë institucionet? Përgjigjia është e thjeshtë, vetë shteti është palë në këtë masakër mjedisore, pasi vetë ish-kreu i Njësisë Administrative Zallher, Arben Maloku është ai që ka hedhur metër kubin e parë të inerteve, duke përdorur kamionët e shoqërisë ARB Trans, që pasi iu fut politikës, ia kaloi në administrimin e babait të tij, Shyqyri Maloku.

Pra ish-kryetari ua bën inertet peshqesh banorëve të Njësisë Administrative që ka administruar, duke shkatërruar gjelbërimin dhe shtratin e lumit. Mos harrojmë se Maloku është akuzuar nga opozita edhe për përfitimin e 34 milion eurove tendera nga bashkia e tiranës, gjatë kohës kur ishte zyrtar i lartë i këtij institucioni.

Zyrtarë të lartë të njësive vendore, drejtues politikë të maxhorancës, cep më cep Tiranës duke abuzuar me pushtetin në kulmin e fushatës zgjedhore.

A kemi të drejtë të dyshojmë se një pjesë e këtyre parave të paligjshmërisë mund të përdoren për efekte elektorale? Meqenëse Bashkia Tiranë me policinë dhe IMT në varësi të saj, IKMT dhe Policia e Shtetit, nuk e kanë aspak në mend të ndërhyjnë, a mos duhet që SPAK të mbledhë informacion për çfarë po ndodh. Nëse do kenë vullnet, tek ne i kanë në dispozicion të gjitha pamjert dhe vendndodhjet e sakta ku kryhet masakra mjedisore që po shkatërron çdo ditë Tiranën.

anuela ristani dherat dhe inertet ne tirane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë