Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Një histori mashtrimi dhe shantazhi virtual ka prekur një vajzë 17-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi. Xhesika tregon se gjithçka nisi krejt rastësisht, kur vendosi të hapte një llogari në rrjetin social Snapchat, si shumë bashkëmoshatarë të saj.
“Atje njoha një vajzë që quhej Ana Xheladinaj. Flisnim shpesh, derisa më tha nëse doja të njihesha me vëllain e saj, Merdianin. Fillimisht refuzova, por ajo këmbënguli dhe unë pranova,” rrëfen Xhesika.
Pas pak ditësh komunikimi në WhatsApp, vajza filloi të besonte te Merdiani, i cili i tha se ishte 18 vjeç nga Tetova. Ai i fliste me ëmbëlsi, i premtonte dashuri dhe një të ardhme së bashku. Por shumë shpejt, e mitura nisi të vërente mospërputhje në ato që ai tregonte.
“E vura në provë. Hapa një Instagram tjetër me një emër fallco dhe i shkruajta. Më tha se ishte 20 vjeç dhe ndryshoi shumë gjëra nga ato që më kishte thënë mua. Aty fillova të dyshoja,” thotë ajo.
Por historia mori një kthesë edhe më të errët, kur në biseda u përfshi një person i tretë me emrin Qemal, që pretendonte se dinte sekrete për jetën e Xhesikës. Ai e kërcënoi se do t’i tregonte familjes së saj nëse ajo nuk i dërgonte Merdianit foto dhe video me përmbajtje +18.
“Qemali më shkruante mesazhe të tmerrshme. Por shumë gjëra që ai dinte, i dinte vetëm Merdiani. Kuptova që ishin i njëjti person,” tregon vajza.
Në fakt, pas verifikimeve, rezulton se “Qemali” dhe “Merdiani” ishin i njëjti person, që luante me dy identitete për ta manipuluar dhe frikësuar vajzën.
Kur Piranjat e përballën me Meridian Ramazanin, ai nuk pranoi se kishte përdorur disa llogari të rreme. Ndërkohë, nga dokumentet që redaksia ka siguruar, rezulton se ai është 20 vjeç dhe jo 18, siç kishte deklaruar te vajza.
Pasi u përball me faktet, Merdiani e mbylli bisedën me një justifikim absurd, duke pretenduar se “familja e tij ishte në rrezik”./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
28-vjeçari me origjinë nga Shkodra ishte mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit italian Guido Bertola, me të cilin kishte udhëtua...
Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si m...
Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mus...
Mirë se vini në Triportin e Vlorës, aty ku po ndërtohet porti i ri tregtar që synohej të sillte zhvillim dhe të shërbe...
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi ki...
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiel...
Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë t&eum...
Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe ...
Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende...
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi ki...