INVESTIGIME

Mediat dhe televizionet në vend “vlejnë” 58 milionë euro, si u 10-fishuan në një dekadë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 14:31

Mediat dhe televizionet në vend “vlejnë” 58 milionë

Në Shqipëri sot ka 528 subjekte të regjistruara që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve.

Numri i televizioneve është shtuar ndjeshëm vitet e fundit, sidomos ato të fokusuara në transmetimin e lajmeve 24 orë, një pjesë e madhe e gazetave vijojnë të dalin në print, pavarësisht konkurrencës së lartë nga internet dhe portalet online janë të shumta, ndonëse tregu i tyre vijon të mbetet kaotik.

Sipas të dhënave të tjera të Autoritetit Mediave Audiovizive, në vend ka gjithsej 51 televizione, nga të cilat një publik, 5 kanë licencë kombëtare dhe të tjerat janë private të pajisura me licencë shërbimi audoviziv.

Në krahasim me vitin 2011, numri i subjekteve, që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve, pothuajse është dhjetëfishuar dhe kjo lidhet me zhvillimin e vrullshëm të mediave online, por dhe shtimin e televizioneve private.

Vetëm në dy vitet 2020-201 janë shtuar mbi 100 subjekte të regjistruara në këtë aktivitet.

Ndonëse numri i mediave është rritur me shpejtësi, të ardhurat e sektorit nuk janë zgjeruar me ritme aq të shpejta.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, të ardhurat gjithsej në “Aktivitete të publikimeve dhe prodhimeve të programeve” ishin gati 6.8 miliardë lekë, ose rreth 57 milionë euro, duke arritur nivelin më të lartë historik, që kur raportohen të dhënat. Tregu u rimëkëmb me shpejtësi, pas rënies që shënoi në vitin 2020, si rrjedhojë e pandemisë.(shiko grafikun: Ecuria e biznesit të mediave e televizioneve).

Shumë interes për pak fitime

Ndonëse ka shumë interes për të hapur një media dhe nuk kanë munguar as investimet në televizione, të ardhurat, që vijnë kryesisht nga shpenzimet e kompanive për reklama, janë të pamjaftueshme për të justifikuar këtë vrull. Sipas INSTAT, fitimet në “Aktivitete të publikimeve dhe prodhimeve të programeve” ishin rreth 492 milionë lekë në 2021, ose vetëm 4.1 milionë euro. Norma e fitimit ishte 7.2%, më e ulët sesa mesatarja e ekonomisë prej 9.3%.

Gjysma e të ardhurave shkon për dy televizionet kryesore

Sipas të dhënave të tjera nga bilancet e kompanive, të publikuara më herët nga Monitor, pjesa më e madhe e të ardhurave që vijnë nga reklamuesit shkon për televizionet kryesore. Klan dhe Top Channel, që së bashku zinin gati gjysmën e tregut të mediave e televizioneve në 2021.

“Televizioni Klan”, më i madhi sipas të ardhurave, raportoi një qarkullim total vjetor prej 2 miliardë lekësh (17 milionë euro), me rritje 42.3% me bazë vjetore, i ndikuar nga shitja e licencës për transmetimin e eventeve sportive “La Liga” në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Fitimet e “TV Klan” në vitin 2021 ishin 230 milionë lekë, me rënie prej rreth 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ishte 11.3%.

“Top Channel” “Top Channel” raportoi të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh (13.2 milionë euro), me rritje 16% me bazë vjetore, duke u renditur në të dytin më të madh në vend. Në vitin 2021, fitimi para taksave ishte 204 milionë lekë, me rritje pothuajse 10% me bazë vjetore. Norma e fitimit ishte gati 13%, duke rezultuar një ndër televizionet më fitimprurëse në vend.

“ABC News” ka kaluar në të tretin privat më të madh në vend në vitin 2021, si për të ardhurat, ashtu dhe fitimet. Të ardhurat ishin 405 milionë lekë (3.4 milionë euro), pas një rritje të fortë prej 160%.

“News 24”, që në 2020-n ishte televizioni i katërt më i madh ka mbetur në të njëjtin pozicion. Në vitin 2021, të ardhurat e tij ishin rreth 3.3 milionë euro. Fitimi ishte 69 milionë lekë, me një normë prej 17.3%.

“A2” është ngjitur në vend të pestë, me të ardhura 391 milionë lekë (3.3 milionë euro), pas një rritje me 24.2% të të ardhurave. Televizioni raportoi fitim minimal prej 6 milionë lekësh, me një normë prej 1.5%.

Në vend të gjashtë ka kaluar “Vizion Plus”, që pa rënie të të ardhurave në vitin 2021 me 5%, në 362 milionë lekë (3 milionë euro). Edhe ky televizion kishte fitime minimale prej 2 milionë lekësh, me normë fitimi 0.44%.

“Euronews”, i hapur vitet e fundit, renditet në televizionin e gjashtë më të madh në vend, me rritje të qarkullimit vjetor me 33%, në 2.4 milionë euro. Televizioni vijon të jetë me humbje për të tretin vit radhazi (-27 milionë lekë).

“Digit-Alb” është platforma më e madhe e televizioneve me pagesë në vend. Të ardhurat e “Digit-Alb” ranë me 9.3% në vitin 2021, duke arritur në 4.2 miliardë lekë.

“Tring Tv”, platforma e dytë më e madhe e televizioneve me pagesë, raportoi 1.36 miliardë lekë të ardhura, me rritje prej rreth 5%. Fitimet u rritën ndjeshëm në 130 milionë lekë./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë