INVESTIGIME

Mish me substanca të dëmshme, kërkesa e kompanive të sallamit që po mbahet e fshehtë

r.ll Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 21:24
Mish me substanca të dëmshme, kërkesa e kompanive të
foto ilustruese

TIRANË- Në 9 shtator, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë komisionit për cështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, tha se është duke u shqyrtuar mundësia për t’u hequr taksa e importit të mishit. Kompanitë të cilat tregtojnë mish të përpunuar, siç është sallami, kanë kërkuar heqjen e një takse për mishin që vjen nga jashtë vendit. Këto kompani e mbajnë gjallë aktivitetin me mishin e importit, pasi prodhimi vendas nuk I plotëson kërkesat e tregut. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit e importojnë këtë lëndë të parë me taksë zero, gjë që sipas përpunuesve dhe grosistëve shqiptarë kjo taksë prej 10% krijon konkurrencë të pabarabartë. Po nëse zerohet kjo taksë çfarë pasojash mund të ketë për blegtorinë e cila sipas statistikave ndodhet në ditët e saj më të zeza?

Ervin Resuli, ekspert veteriner thotë se heqja e kësaj takse në këto momente që blegtoria shqiptare nuk ka mbështetjen e duhur dhe subvencionimin e duhur do të ishte faliment I garantuar dhe shkatërrim I gjithë sektorit të blegtorisë.

Ndërkohë edhe zv. Ministri I bujqësisë, Arian Jaupllari, me pak vështirësi e pranon se ky sektor do të goditet akoma dhe më shumë nga heqja e taksës së mishit të importit.

Në kërkesën e përpunuesve të mishit, ka edhe një paragraf thuajse të padukshëm I cili nuk është diskutuar publikisht dhe që lidhet me importin e mishit të derrit nga Brazili, përfshi edhe atë me përmbajtje ractopamine, një substancë  që përdoret kryesisht tek derrat për të shtuar masën muskulare dhe për të reduktuar dhjamin.

“Nëse mishi me mbetje nga ractopamina shkon në tryezat e konsumatorit jep problematika të ndryshme të sistemit kardiovaskular, takikardi, problematika me tensionin, aparatin tretës, helmime, problematika të sistemit nervor. Pra, pasojat finale ose ekspozimi I gjatë normalisht që ka pasoja fatale sic është edhe humbja e jetës”, shtoi Resuli.

Substanca në fjalë hyn në kategorinë e beta – agonistëve dhe konsiderohet e rrezikshme, aq sa vendet e Bashkimit Europian, Rusia, madje edhe Kina, e kanë ndaluar importin e mishit me ractopaminë.

E ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Kanada, injektimi I ractopaminës, bëhet I dozuar me baza shkencore dhe me një kontroll të rreptë të autoriteteve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Brazilin, apo Meksikën ku dozat e ractopaminës nuk kanë një kontroll rigoroz. Dhe mos të harrojmë se Brazili është eksportuesi kryesor I mishit të derrit drejt Shqipërisë.  

Por a bëhet ndonjë kontroll në Shqipëri për këtë mish, që na vjen nga jashtë? Yllka Allaraj, specialiste e AKU-së deklaron se vetëm në dy vitet e fundit janë analizuar dy mostra mish derri dhe ka rezultuar se nuk kanë përmbajtje ractopamine.

Duket qartë që në lidhje me këtë argument delikat, dilemat janë ende të shumta dhe ligji ende jo I plotë, por pavarësisht këtyre pasigurive, ndërmarrjet industriale të përpunimit të mishit, kanë kërkuar që të mos ndalohet importi I mishit të derrit nga Brazili. Sipas tyre mbyllja e importit nga ky vend do të çonte në një rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit dhe si rrjedhojë rritjen e çmimeve të produkteve në masën 10-20%. Për këtë arsye kanë propozuar që rregullorja e cila ndalon përdorimin e ractopaminës, të hyjë në fuqi në fund të procesit të përputhjes së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

anila denaj importi i mishit mish me substanca te demshme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë