INVESTIGIME

Na ka mbetur, njeri-tjetri, nëse e humbim edhe këtë, atëherë vërtet s'na mbetet më asgjë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 21:02

Na ka mbetur, njeri-tjetri, nëse e humbim edhe këtë,

TIRANA- Çdo mëngjes kur zgjohemi na shfaqen të njëjtat lajme në televizor ose celularë. Skandali i mbrëmshëm, skandali i mëngjesit, skandali që pritet të ndodhë në drekë dhe megaskandali që do ndodhë në darkë...Të gjitha këto të shoqëruara me lajmet e çdo vdekjeje që ndodh në botë, aq sa I kanë zili edhe agjensitë funerale, sepse gjerat me vlerë nuk ia vlen t’i japim si se skanë klikime…Më pas janë programet ku politika bën lavazh special truri, kuintalë me premtime, tonelata me gënjeshtra dhe pak grame seriozitet.

Institucione që nuk janë ngritur për t’i shërbyer popullit por atij që I ka futur në punë. Edhe kultura nëpër lajme është gjithmonë në fund, para horoskopit, Madje horsokopi nuk mungon kurre, kultura… Politikanë që për të gjitha gabimet që kanë bërë e bëjnë, të vetmit që duhet të paguajnë janë qytetaret! Prandaj fjala "përgjegjësi" për politikanët nuk ekziston..E ndërsa një pjesë  e madhe e shoqërisë pret e humbet kohë që këta që kanë dhjetra vite duke gabuar të bëjnë mirë, po humbasim çdo ditë qytetare te vyer qe I vetmi gabim qe kane bere, është që u rriten duke bërë mirë pa kërkuar asgjë në këmbim…

Çmimet që rriten. Të rinjtë që bëjnë valixhet, prindërit e tyre që I përcjellin në lotë, dhe ne, që vazhdojmë të përballemi çdo ditë me betejën ndaj padrejtësive duke ecur si fantazma nëpër një qytet të shtrëmbëruar që s'e njohim më dhe ku veshtirë të gjesh më diçka që të ketë mbetur ende në këmbë, e njëjtë, nga fëmijëria jonë…

Të gjitha këto, të bëjnë të të duket sikur shpresa po shuhet dalëngadalë si drita e një qiriu... Të ndihesh sikur je një nga shume ingranazhet në duart e atyre me pushtet. Të ndihesh sikur gjithçka që ndikon në jetën tënde vendoset diku larg, në zyra që s'i ke parë kurrë, nga njerëz që s'i ke takuar kurrë, dhe më e keqja, që kurrë nuk kanë pyetur, veten jo e jo, por as neve nëse e kanë bërë mirë detyrën ndaj qytetarëve dhe atdheut.

Ne në këto ujëra kemi notuar si popull, keq, keq e më keq, shumë keq, sa keq, ska më keq se kaq keq…Gati gati I dimë rolet që do kemi në shoqëri që kur ngjizemi, nuk ka nevojë të na I mësojnë…Ky do linde I pafuqishëm, këta do lindin kokështypur, këta shërbëtorë në kurriz të të pafuqishmëve dhe të bindurve kokështypur…Këta do lindin të shtrëmbër e do shtrëmbërojnë këta të drejtët qe I shtrëmbri të ngjajë I drejtë e I drejti të ngjajë I shtrëmbërt…Jemi kthyer në një shoqëri mosbesuese. Nuk pyesim fare nëse dikush na bën keq, por kur dikush na bën mirë, aty po pyesim: Po ky pse e bëri këtë? Çfarë fiton ky që më beri mirë mua? Ku do me dal ky me këtë mirësinë? Kudo, në rrugë, ti I hap rrugë dikujt  dhe ai jo vetëm s’te thotë faleminderit por të pyet: Ça ke që shef! Gjithë kjo ngarkesë e panevojshme kudo, kur hyn në autobus, kur qëndron në radhë, kur takon dikë në shkallë... gjithmonë me dyshim, gjithmonë gati për luftë.

Por ka diçka që ky vrer që qelbet nga koka e zbret deri tek femijet në kopësht, nuk na e marrin dot. Mirësinë.

Mënyrën si sillemi me njëri-tjetrin.

Kur të them "mirëmëngjes" ta them me gjithe zemër. Mund t'i liroj vendin dikujt në radhë, pa u ankuar. Mund ta mbaj derën hapur për një te moshuari që vjen prapa meje. Mund t'i buzëqesh dikujt që duket se e ka ditën e keqe. Mund t’ja fal nje gabim nje adoleshenti. Këto janë gjëra që mund t’I bëj kushdo.

Shkenca ka treguar e provuar, që kur dikush të sillet mirë, përveçse të zbukurohet dita, je i prirur të bësh edhe ti diçka të mirë, sado të vogël.

E di që këto nuk i zgjidhin hallet e mëdha. Nuk e ndreqin korrupsionin. Nuk na i ulin çmimet. Nuk e rregullojnë sistemin e drejtësisë, apo spitalin ku s'gjen ilaç. Nuk i kthejne ata që ikën.

Por... por mund të zbusin sadopak egërsinë e këtij sistemi. Mund të krijojnë një hapësirë të vogël, ku njeriu ende është njeri.

Sepse në fund, kjo është ajo që na ka mbetur. Njeri-tjetri. Dhe nëse s'kujdesemi për këtë, nëse e humbim edhe këtë...

...atëherë vërtet s'na mbetet më asgjë.

Po të kisha mundësi, do doja t’ju përqafoja një nga një, të gjithë juve që po na shihni në këtë moment. Normal, pa ju kërkuar asgjë në këmbim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë